Panorama (Albania)

Seancë dëgjimore për “Zgjedhoren”, Komisioni i Posaçëm mblidhet “online”

-

Nën drejtimin e 2 bashkëkrye­tarëve, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, u mblodh dje “online” Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Në këtë seancë dëgjimore, të gjitha partitë politike janë të ftuara për të dhënë propozimet e tyre. Në total kanë qenë 9 parti politike që kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në seancë, ku edhe po shprehin qëndrimet e tyre. Por në linjë nuk ishin kreu i PAA- së, Agron Duka, kreu i PBDNJ- së, Vangjel Dule dhe kryerepubl­ikani Fatmir Mediu, të cilët e bojkotuan seancën e djeshme. I vetmi që mori pjesë nga aleatët tradiciona­l të së djathtës ishte Dashamir Shehi, i cili propozoi një sistem proporcion­al për reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh pro hapjes së listave deri në fund. Gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Reformës Zgjedhore, Shehi tha se është pro votimit dhe numërimit elektronik. Më herët, Komisioni i Reformës Zgjedhore zhvilloi një seancë me shoqërinë civile, ku u dëgjuan propozimet e tyre për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandim­et e OSBE- ODIHR. Por “revoltë” ka shfaqur së fundmi edhe diaspora. Në një letër drejtuar dy bashkëkrye­tarëve Enkelejd Alibeajt dhe Damian Gjiknurit, grupi i punës për Votën e Diasporës, Këshilli Koordinues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë kanë shprehur shqetësimi­n dhe zhgënjimin e tyre për mungesën e ftesës për pjesëmarrj­e në komision. Ndërkohë, bashkëkrye­tari Gjiknuri tha se për diasporën do të ketë një seancë të posaçme në komision, ku edhe pritet që të diskutohet një nga çështjet më të “nxehta” ajo e të drejtës së votës së tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania