Panorama (Albania)

Ndërtim pa leje, merret i pandehur ish- administra­tori i shoqërisë “Salillari”

Prokuroria konstaton shkeljet me mijëra metra katrorë të dy kompanive Hetimet që nisen nga ankesat e qytetarëve çuan nën akuzë 2 shoqëritë e ndërtimit, për abuzime te “Myslym Shyri” dhe Kopshti Botanik

- TIRANË

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish- administra­torin e shoqërisë “Salillari”, Lulzim Salillari. Nën akuzë është shoqëria “Salillari” shpk me administra­tor Bledar Starova, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Më datën 06.07.2022, shërbimet e Postës së Policisë Farkë pranë Komisariat­it të Policisë Nr. 1 Tiranë janë njoftuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në portalin e policisë së shtetit “Komisariat­i Dixhital” ka disa njoftime nga banorë të zonës së kopshtit Botanik rruga “Bilal Sina”, Njësia administra­tive Nr. 13 Tiranë, ku thuhej së subjekti “Salillari” shpk po ndërton pallate pa leje. Në pjesën e përparme të pallatit në krahun përball kopshtit zoologjik gjendet e fiksuar në një llamarinë e afishuar leja e ndërtimit nr. prot X- 13444/ 6 datë 27.11.2020lëshua­r nga Bashkia Tiranë ku thuhet se punimet kryhen nga shoqëria “Salillari” shpk, do të ndërtohet një godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 7 kate me 1- 5 kat parkim dhe shërbim nëntokë me afat kryerjen e punimeve 60 muaj si dhe një

foto e pamjes së jashtme të projektit të godinës. Referuar aktit të konstatimi­t të Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit rezulton se gjatë kontrollit të ushtruar në objektin me leje ndërtimi nr. X- 13444/ 6 datë 27.11.2020 të objektit “Godinë banimi dhe shërbime1,4 dhe 6 kat me 1- 5 kat parkim dhe shërbime nëntokë u konstatua ndryshim nga projekti i miratuar duke realizuar sipërfaqe shtesë në shkelje të kushteve të lejës së ndërtimit, ku sipas lejes totale sipërfaqe ndërtimore mbi tokë është 10516.29m2 dhe gjendje faktike 12960.41m2 pra shtesë ndërtimi 2444.12m2. Referuar lejes së ndërtimit me nr. Prot. X- 13444/ 8 datë 27.11.2020 të Bashkisë Tiranë për objektin e sipërcitua­r me subjekt ndërtues “Salillari” shpk. rezulton se leja e ndërtimit është “Godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 6 kate, me 1- 5 kat parkim dhe shërbim nëntokë” në pronë të z. Erald Kamberi, z. Ermal Alla dhe z. Ervis Kamberi.

DËSHMIA E SALILLARIT

Kur u pyet nga prokurori për 2414 metra katrorë shtesë në pallatin që kompania Salillari sh. p. k po ndërtonte në afërsi të Kopshtit Zoologjik, Lulzim Salillari, administra­tor i kompanisë në kohën e ndërtimit, këmbënguli se nuk kishte qenë në dijeni, bën me dije Birn. Salillari madje i tha prokurorit se ai mësoi për katet pa leje vetëm kur çështja u bë publike në media. “Ai ka sqaruar se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti dhe ka ardhur në dijeni kur në objekt ka shkuar ministri i Brendshëm dhe e ka bërë publike”, - thuhet në dokumentin e njoftimit të akuzës së Prokuroris­ë së

Tiranës. Të paditurin për katet pa leje para Prokuroris­ë e ka bërë edhe Arben Maloku, ish- administra­tori socialist i njësisë së Zall- Herrit, njëherazi themelues i kompanisë Arb& Trans- 2010 që ndërtoi pallatin në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Maloku deklaroi se nuk kishte dijeni që kompania e administru­ar nga babai i tij të ketë kryer ndërtim pa leje, ndonëse i tha Prokuroris­ë se të katërta katet pa leje ishin shitur. Prokuroria e Tiranës i konsideroi megjithatë dëshmitë e tyre të pabesueshm­e dhe pas një hetimi gati 2- vjeçar ngriti akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” për kompaninë Salillari dhe administra­torin e saj, Lulzim Sallillari. Po të mërkurën, Prokuroria e Tiranës njoftoi akuzën edhe për kompaninë Arb& Trans- 2010, ortakun e vetëm të saj, Shyqyri Maloku dhe punonjësit Hysni Gjoci, Dritan Gjoni, Edmond Ndoj dhe Orgeta Bardho ( Kapllani). Kjo shoqëri dhe personat përgjegjës të saj akuzohen se shkelën lejen e ndërtimit me rreth 2700 metra. “Nga analiza e të gjitha rrethanave konkludohe­t që të gjithë të dyshuarit kanë qenë në dijeni të kryerjes së ndërtimit në shkelje të rëndë të lejes së ndërtimit dhe në këto kushte, kanë vijuar të japë secili kontributi­n e tij për të vijuar me situatën e paligjshmë­risë,” thuhet në aktin e njoftimit të akuzës nga prokurori Arenc Çela, njëkohësis­ht drejtues i Prokuroris­ë së Tiranës.

 ?? ?? Bledar Starova
Bledar Starova

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania