Panorama (Albania)

I riu me probleme mendore vret me thikë fqinjin në Durrës, arrestohet në xhiro

-

Një sherr që nisi për parkimin ka përgjakur qytetin e Durrësit ditën e djeshme. Një person u vra ndërkohë që agresori, që policia thotë se është me probleme mendore i mori jetën shokut të tij të vjetër. Por sipas të dhënave ka dyshime që ata kanë pasur konflikte edhe më herët, për një borxh, por ende nuk është sqaruar si duhet problemi mes dy miqve. Policia e Durrësit bëri me dije se 46vjeçari, Halil Koka, u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij, Ilir Koçilja, mesditën e së mërkurës në lagje numër 4 të qytetit. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9vjeçare “Jusuf Puka”. Pas përplasjes fizike mes tyre, 46- vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarj­e, por Koka ndërroi jetë gjatë transporti­mit në spital. 35- vjecari, Koçilja, personi që shihni në foto, mundi të arratisej për tre orë, derisa forcat ‘ Shqiponja’ e prangosën në lagjen numër 11, si dhe sekuestrua­n thikën që mbante në xhep. Për të zbardhur motivet e vrasjes, hetuesit kanë marrë në pyetje familjaret e viktimës dhe dëshmitarë­t okularë të ngjarjes. Mbi bazën e dëshmive është ngritur pista e parë e hetimeve. Autori, Ilir Koçilja i kishte marrë një shumë parash borxh Halil Kokës dhe refuzonte t’i shlyente. Ky besohet se është motivi kryesor i sherrit mes tyre që degjeneroi në vrasje. Sakaq të tjerë dëshmitarë i thanë policisë se sherri ka lindur për një vendparkim në lagje. 35- vjecari Koçilja vuante nga probleme të shëndetit mendor deklaron policia e Durrësit. Ai ishte braktisur nga familjarët të cilët ndodhen në emigrim dhe jetonte i vetëm. Disa here ishte mjekuar në Psikiatrin­ë e Elbasanit. Po kështu kishte rënë në burg vite më parë për armë pa leje dhe drogë në sasi të vogël. Edhe viktima, thanë burimet, ka qene i dënuar për armë pa leje, ndërkohë që të dy ishin të njohur bashkë. Policia në momentin e arrestimit të autorit, në mes të qytetit, i ka gjetur edhe mjetin me të cilën i mori jetën Kokës, që sipas të dhënave mësohet se është njeri i afërt me ishministr­in Lefter Koka. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që janë marrë dëshmitë e personave që e kanë dëgjuar zënkën. Po ashtu është dokumentua­r edhe dëshmia e agresorit, por ende nuk bëhet me dije se në çfarë gjendje mendore ka qenë në momentin që ka sulmuar fqinjin e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania