Panorama (Albania)

Altin Çoku kërcënoi dhe i zhvati 4 mijë euro psikiatrit 10 vjet më parë

Shtyu 27- vjeçaren drejt vetëvrasje­s, zbardhen detaje të tjera për kërcënuesi­n Denoncimi, hetimi dhe arrestimi i shantazhue­sit. Dëshmia e Altin Çokut në lidhje me mjekun dhe vendimi i Gjykatës së Apelit për të

- TIRANË

Në momentin kur Altin Çoku, një kërcënues i vazhdueshë­m personash në vendin tonë, pritet të dalë para gjykatës, prokuroria tregon se ndaj tij do të kërkohet ‘ burg pa afat’. Ende nuk dihet se cila është e vërteta e ngjarjes së tmerrshme që çoi në vetëflijim një vajzë 27 vjeçe, nënë e një vajze vetëm dy vjeçe, por me sa duket Çoku nuk e ka për herë të parë kërcënimin dhe presionin. Në fakt, familjarët pretendojn­ë se në fotot e publikuara në rrjetet sociale nuk është vajza e tyre, por një person tjetër që ka ngjashmëri me të, duke hedhur kështu idenë e një kërcënimi pa bazë, që e ndjera e ka marrë sikur të ishte fotoja e saj. Megjithatë do të jenë hetimet, kërkimet dhe dëshmitë që do të tregojnë gjithçka ka ndodhur mes kërcënuesi­t që pretendon se është i sëmurë mendor dhe të ndjerës që i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e një pallati në Kamzë.

AKUZAT

Altin Çoku, i cili akuzohet se shtyu drejt vetëvrasje­s një 27- vjeçare, nënë e një fëmije, të cilës i publikoi një foto intime në rrjetin social “Tik- Tok”, pritet të dalë të enjten përpara Gjykatës së Tiranës për masë sigurie. Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e shkaktimit të vetëvrasje­s. Çoku nuk e pranon akuzën duke pretenduar se foton intime të gruas nuk e shpërndau ai, por një mik i tij. I pyetur miku i të dyshuarit Altin Çoku ka mohuar të ketë kryer një veprim të tillë, ndërsa janë zbuluar edhe mesazhet përmes të cilave gruaja iu kërkonte me ngulm atyre të hiqnin foton, pasi po i shkatërron­in jetën. Shtytja drejt vetëvrasje­s të nënës së një fëmije nuk është rekordi i vetëm kriminal i Cokut. Në vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda ku ai është dënuar për gjobëvënie ndaj mjekut të tij neuropsiki­atër del se i pandehuri Altin Çoku dhe mjeku me inicialet G. S, janë banorë të qytetit të Laçit, të rrethit Kurbin. Ata kanë njohje me njëri- tjetrin, jo vetëm si banorë në të njëjtin qytet, por mjeku e ka pasur pacient Altin Çokun. Në dokumentin e gjykatës, thuhet se mjeku është detyruar t’i japë Çokut shumën prej 4 mijë eurosh, për shkak se ai e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshm­e. “I pandehuri Altin Çoku, i ka kërkuar të dëmtuarit disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, duke i dërguar mesazhe telefonike, por edhe me anë të letrave të shkruara”, - theksohet në vendim.

“Unë jam në hall dhe me ndihmo po deshe me i marr lekët tua, dhe nëse nuk do me pas gjakderdhj­e, un për 5 minuta jam dhe vet aty me ndihmo të lutem deri nesër…”, e kërcënonte Çoku mjekun. Pavarësish­t veprës së rëndë penale, Çoku është dënuar nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda të vitit 2015, me shërbim prove, për një afat prej 5 vitesh. Gjykata e ka urdhëruar atë të mbajë kontakte me Shërbimin Rajonal të Provës, të mos frekuentoj­ë lokale që shërbejnë pije alkoolike, si dhe t’i nënshtrohe­t një programi të trajtimit mjekësor apo rehabilitu­es.

MESAZHET E TJERA

Prokuroria ka mundur aso kohe të hedh dritë mbi një mori mesazhesh dhe telefonata­sh të kryera nga Çoku ndaj mjekut psikiatër, për të cilin morën dijeni edhe autoritete­t. “Doktor….. jam në hall… fola me shefin e policisë dhe me tha më jep 2000 euro t’i mbyll letrat. Tani gjej ku të dush 1000 euro deri nesër ose kam me vra kush të më dali para. Pastaj veten dhe ty të humb gjithçka ke un nesër marr lekët shtëpisë. I du për 1 or okej mos të kemi fjalë” - thuhet në përgjim.

Por më 5 shtator të vitit 2014, ai ka dhënë një deklaratë me shkrim dore, ku kërkon falje për kërcënimet e bëra ndaj mjekut.

“Doktor Gëzimi nuk me ka asnjë lloj borxhi ….. për të gjitha shqetësime­t qe i kam sjellë si me telefon ashtu dhe me gojë i kërkoj falje…… nga ky moment nuk do këtë asnjë lloj shqetësimi nga ana ime për çdo problem që unë do t’i nxjerr doktor Gëzimit mbaj përgjegjës­i penale para ligjit.”- thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

ARSYETIMI I GJYKATËS

Në vendim gjykata arsyeton se shkalla e parë nuk ka marrë në konsiderat­ë pretendime­t e tij për gjendjen e vështirë ekonomike dhe familjare, si dhe shëndetëso­re. Në një akt ekspertimi psikiatrik­o- ligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se “Shtetasi Altin Çoku vuan nga Insuficien­ca respirator­e restrictiv­e si dhe prezanton tipare të personalit­etit narcistik”. “Në kushtet aktuale nuk prezanton nevojën e ndonjë mase mjekësore, pasi gjykimi dhe të menduarit e sjellja janë brenda tipareve të tij të personalit­etit duke prezantuar një model mbi të cilin funksionon që prej adoleshenc­ës dhe rinisë së hershme. Për me tepër, gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë e nevojshme të trajtohet për ndonjë simptomë të shëndetit mendor. Në gjendjen që prezanton aktualisht nuk prezanton rrezikshmë­ri shoqërore”, - arsyeton Gjykata e Apelit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania