Panorama (Albania)

Ardian Gjeloshi u mor në pyetje për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen

-

Emisioni “Në Shënjestër” trajtoi atentatin ndaj Ardian Gjeloshit në Kurbin, ku mëngjesin e së shtunës në atë sulm me armë iu vra ekonomisti i firmës. Policia ka disa pista hetimore për rastin e midis tyre është edhe ajo e vrasjes së Martin Bardhit, 59vjeçari, i cili u qëllua me breshëri automatiku, mëngjesin e datës 27 shtator 2023, në ambientet e lokalit të tij, në qendër të Rrëshenit. Nga kjo ngjarje, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në këtë moment, bashkë me të në të njëjtën tavolinë kafeneje.

Nuk dihet ende arsyet përse Ardian Gjeloshi, u thirr të dëshmojë lidhur mbi ekzekutimi­n e Martin Bardhit, por e vërteta është se ai është një nga personat që është marrë në pyetje lidhur mbi dijeninë që ai kishte lidhur mbi këtë ekzekutim. “Lidhur mbi ekzekutimi­n me armë zjarri të shtetasit Martin Bardhi, ndodhur më 27 Shtator 2023, në lokalin e tij në qytetin e Rrëshenit, u pyet në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes edhe shtetasi, Ardian Marku ( Gjeloshi). Por gjatë marrjes në pyetje, ai nuk dha ndonjë shpjegim me vlerë lidhur me rrethanat e ngjarjes, motivet apo autorët e veprës penale. Arsyet se përse hetuesit morën në pyetje Ardian Gjeloshin për atentatin ndaj Martin Bardhit, mbeten të paqarta, ndërsa vrasja në Rrëshen po hetohet në vazhdën e sagës së gjakmarrje­s mes dy fiseve Reçi e Gjini, që ka shkaktuar shumë viktima. Por kush e qëlloi Ardian Gjeloshin dhe çfarë mund t’i ketë shtyrë porositësi­t drejt ekzekutimi­t? A ka lidhje atentati ndaj tij me të shkuarën, apo me ngjarje të cilat shtrihen në kohë, dhe aty ku mendohet se ato janë të vjetra, pasurohen me krime dhe dinamika të reja. Që duket se e bëjnë edhe më komplekse, zbardhjen e atentateve, si edhe ky ndaj Ardian Gjeloshit, ku vetë personazhe­t e prekur, përpiqen të jenë hermetikë në dëshmitë e tyre. Duke zgjedhur më së shumti ‘ omertan’, si një formë për të mbajtur larg problemet, por që ato kthehen edhe më gjakësore në kohë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania