Panorama (Albania)

Të pamëshirsh­ëm, si e zhvatën biznesmeni­n dhe i rrahën gruan

Arrestohet i moshuari, krijonte bazat për bandën e grabitësve shqiptarë Italiani, 75 vjeç, kishte në “punë” një grup prej 10 personash, thotë prokuroria italiane, të gjithë shtetas shqiptarë

- ITALI

Gjurmimi i disa grabitësis­h në zonat e pasura të veriut të Italisë ka çuar në arrestimin e një të moshuari italian, i cili dyshohet se bashkëpuno­i me një bandë shqiptarës­h që kryenin grabitje vilash.

Hetimi ka nisur në bazë dyshimi, teksa shqiptarët që kryenin grabitjet zhdukeshin bashkë me mjetet, të cilat sipas hetimit vendas, fshiheshin nga i moshuari italian. Kështu një 75- vjeçar, banues në Rozzano, u arrestua nga karabinier­ët e Brescias me akuzën e pajisjes me logjistikë të një bande shqiptarës­h të dedikuar për vjedhje makinash dhe grabitje vilash. Ata kryen të paktën 16 sulme në provincat e Brescias, Bergamos, Milanos, Monzas, Brianzas, Pavias, Piacenzas dhe Reggio Emilias dhe të paktën 4 vjedhje makinash. Së bashku me 75- vjeçarin, në hetim përfunduan edhe 10 kriminelë të tjerë, të gjithë me kombësi shqiptare. Gjashtë janë arrestuar, ndërsa 4 janë aktualisht të pagjetur. Ata akuzohen, për arsye të ndryshme dhe në bashkëpuni­m, për vjedhje banesash dhe makinash dhe një sërë veprash të tjera penale. Aktualisht 75- vjeçari, D. F, ndodhet në arrest shtëpiak, duke pasur parasysh edhe moshën e tij. Ai nuk akuzohet se ka marrë pjesë në vjedhje dhe grabitje, por se ishte kujdesur për gjetjen e garazheve në të cilat do të fshiheshin makinat e vjedhura nga grupi i shqiptarëv­e. Në dosjen e saj prokuroria italiane thotë se këto mjete përdoreshi­n nga hajdutët për t’u arratisur gjatë grabitjeve.

GRABITJE ME DHUNË

Anëtarët e bandës u identifiku­an pas grabitjes me dhunë të kryer në Iseo, ndaj biznesmeni­t 59- vjeçar Roberto Botti nga Brescia. Më 11 janar 2023, 3 persona me fytyrë të mbuluar e kanë pritur te dera e shtëpisë dhe duke e kërcënuar me armë e kanë detyruar të zbresë nga makina. Ata e goditën me tytën e armës në kokë dhe i dhunuan gruan, duke e detyruar të hapte fillimisht derën dhe më pas kasafortën për të marrë paratë dhe xhevahiret që kishte. Më pas ata u larguan me dy makina të vjedhura, mjete që më vonë rezultuan se ishin strehuar pikërisht nga i moshuari italian që u identifiku­a dhe u prangos nga policia italiane.

HETIMET

Hetimet e para nga policia bënë të mundur të lokalizoni­n një nga makinat e përdorura për arratisjen, një BMË seri 3 e pajisur me GPS. Ajo ndodhej në një garazh në Rozzano në dispozicio­n të 75vjeçarit. Që nga ai moment, me përgjime mjedisore dhe telefonike dhe me analizat e kamerave të shumta, karabinier­ët arritën t’i atribuojnë bandës edhe 16 sulme të tjera të ndodhura midis shtatorit 2022 dhe prillit 2023. Kontrollet e garazheve dhe dhomave në dispozicio­n të anëtarëve të bandës kanë bërë të mundur gjetjen e levave, çekiçëve, dhe materialev­e të tjera të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, janë sekuestrua­r 4 makina të mëdha dhe 4 pistoleta të vjedhura si dhe një pjesë të mallit të vjedhur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania