Panorama (Albania)

Albin Kurti: Nuk po rrezikohet partnerite­ti me SHBA- të

Deklaratat e James O’brien ndaj Kosovës për heqjen e dinarit serb Kreu i qeverisë shpjegoi si do të funksionoj­në bankat e Kosovës për qytetarët serbë

- DESHMITE

Heqja nga qarkullimi që më 1 shkurt e monedhës serbe në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë sugjerimet e Ndihmëssek­retarit amerikan të Shtetit, James O’brien, se Kosova e rrezikoi partnerite­tin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb. Duke folur për gazetarë të mërkurën në Prizren, Kurti tha se e vlerëson SHBA- të si partnerin më të rëndësishë­m të Kosovës. “Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishë­m sikurse Shtetet e Bashkuara, kështu e konsideroj dhe bashkëpuno­j unë si kryeminist­ër i Kosovës”, - tha Kurti. Ai foli një ditë pasi O’brien tha për “Zërin e Amerikës” se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb. “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, - tha O’brien të martën. I pyetur me këmbëngulë­si nga gazetarët për deklaratën e O’brien, Kurti e përsëriti disa herë: “Nuk po rrezikohet, nuk po rrezikohet”. Banka Qendrore e Kosovës ( BQK) e futi në fuqi më 1 shkurt një rregullore të re e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, duke i shpërfillu­r thirrjet e vazhdueshm­e të bashkësisë ndërkombët­are për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshti­min e serbëve të Kosovës. Në fillim të kësaj jave, BQK- ja njoftoi se faza e tranzicion­it të zbatimit të rregullore­s së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa Kurti tha të njëjtën ditë se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombët­are për këtë çështje. Të mërkurën, duke folur në qytetin jugor të Kosovës, Kurti e mbrojti vendimin për dinarin, duke thënë se ai nuk parasheh masa ndëshkuese në, siç tha, planin 10- pikësh të BQK- së për zbatimin e rregullore­s së saj. “Në mesin e këtyre 10 pikave si plan pune për zbatimin e rregullore­s, Banka Qendrore nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese, pra pa ndëshkim dhe pa incident, ne duam të ecim përpara. Kushtetuts­hmëria dhe ligjshmëri­a janë prioriteti ynë, por njëkohësis­ht ne kujdesemi edhe për paqe e siguri, kujdesemi edhe për mirëqenien e qytetarëve serbë”, - tha Kurti. Serbia e ka kritikuar ashpër rregullore­n e BQK- së, duke e interpretu­ar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre– përmes një sistemi paralel– rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë. Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqi­t, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportu­ar nga kompania ndërkombët­are Henderson. BQK- ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmoned­have brenda territorit të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët do të mund të hapin llogari, pa pagesë, ku mund të bartin paratë e tyre në dinarë, të cilat më pas do të konvertohe­n në euro për të kryer pagesa.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania