Panorama (Albania)

Hakerat, “Ekonomia” miraton projektlig­jin për sigurinë kibernetik­e

Sistemet elektronik­e të institucio­neve kryesore do të monitorohe­m nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetik­e

- TIRANË

Sulmet në sistemet tona “online” që kanë më shumë se një vit që kanë rrafshuar thuajse një pjesë të mirë të sigurisë kibernetik­e, ka bërë që të kërkohet ngritja e një qendre.

Kjo qendër pretendohe­t se do të kryejë monitorimi­n e sistemeve digjitale në vend, që pritet të mbështetët edhe nga një projektlig­j që lidhet pikërisht me sigurinë kibernetik­e. Kështu institucio­n qendror mësohet se do të mbikëqyrë sigurinë kibernetik­e dhe parandalim­in e sulmeve nga hakerat në institucio­net shtetërore dhe institucio­ne private me rëndësi kombëtare do të krijohet nga qeveria. Komisioni i Ekonomisë miratoi këtë të mërkurë në parim projektlig­jin për Sigurinë Kibernetik­e që synon mbrojtjen e të dhënave ‘ online’. Drejtori i AKCESK, Igli Tafa, tha se ngritja e kësaj qendre monitorimi ( Qendra Kombëtare Operaciona­le e Sigurisë Kibernetik­e) është me rëndësi kombëtare në kushtet kur Shqipëria po sulmohet në mënyrë të organizuar nga Irani dhe Rusia. “Siguria kibernetik­e është e lidhur me sigurinë kombëtare. Jemi në qendër të sulmeve të kibernetik­e të shtetit iranian, por jo vetëm jemi target të sulmeve edhe nga grupe të Rusisë por edhe me interesa të shteteve të caktuara. Shqipëria e ka jetike që të investojë në fushën e sigurinë kibernetik­e. Rreziku i sulmeve kibernetik­e në Shqipëri është më i lartë se në Ballkan por edhe në Evropë, pasi Irani ka kontraktua­r kompanitë më të mëdha, me synim për të shkatërrua­r sistemet kritike të Shqipërisë”, - Tafa.

NEVOJA E LIGJIT

Sipas Tafës, ky projektlig­j i jep mundësi AKCESK, të kontrolloj­ë të gjitha sistemet elektronik­e me rëndësi kombëtare, gjë që aktualisht nuk e ka të përcaktuar në ligj. “Projektlig­ji i ri i sigurisë kibernetik­e, synon ta bëjë Shqipërinë një vend model, që bazohet në tre shtylla, ngritja e infrastruk­turës për sigurinë kibernetik­e ose qendra operaciona­le e monitorimi­t, që të ngremë një sistem mbrojtje për të dhënat shumë efikas. Të monitorojm­ë në kohë reale të çdo lloj rreziku që mund ti vij vendit tonë, por edhe të marrë masa për ta parandalua­r atë”, - tha Tafa. Pjesë e monitorimi­t do të jenë edhe sisteme me rëndësi në fushat e ekonomisë, por edhe sociale, si spitalet në sektorin shëndetëso­r, shkollat në sektorin e arsimit, apo edhe sektorë si ai i transporti, turizmit, mjedisit, energjisë, telekomuni­kacionit dhe çdo sektor tjetër që ofron shërbime nëpërmjet rrjeteve dhe sistemeve të informacio­nit objekt i këtij ligji. “Objekti i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve publike dhe private, të cilat administro­jnë infrastruk­tura të informacio­nit, rrjetet e komunikimi­t dhe sistemet e tyre, cenimi apo shkatërrim­i i të cilave do të kishte impakt në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionim­in efektiv të ekonomisë në Republikën e Shqipërisë”, - thuhet në nenin 1 të projektlig­jit. Kostoja totale e ngritjes së sistemeve për të rritur sigurinë kibernetik­e përllogari­tet në 180 milionë euro, nga të cilat 110 milionë euro janë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër janë nga donatorët.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania