Panorama (Albania)

Ministri hungarez: Anëtarësim­i i Serbisë në BE nuk duhet të kushtëzohe­t me Kosovën

"Izolimi i Beogradit është taktika më e keqe e mundshme"

-

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi se Serbia "është e gatshme" për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian ( BE), duke shtuar se anëtarësim­i i saj në bllok nuk duhet të kushtëzohe­t me normalizim­in e marrëdhëni­eve me Kosovën. Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve, Hina, ai tha se kushtëzimi i anëtarësim­it të Serbisë në BE me normalizim­in e marrëdhëni­eve me Kosovën është "i padrejtë" ndaj Beogradit, sepse "kjo gjë nuk varet vetëm nga Serbia". "Izolimi i Serbisë është taktika më e keqe e mundshme", tha Szijjarto. Kreu i diplomacis­ë hungareze tha se Serbia është "e gatshme të hyjë nesër në BE", dhe se pa të, si vendi "më i madh dhe më i fortë" në Ballkanin Perëndimor "nuk ka stabilitet në bllok". Szijjarto e shpjegoi retorikën e shpeshtë antiperënd­imore dhe antievropi­ane të presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një ndjenjë zhgënjimi për shkak të mungesës së përparimit drejt anëtarësim­it, pavarësish­t "kritereve të përmbushur­a". "Unë besoj se qasja e burokracis­ë nga Brukseli duhet të ndryshojë ndaj saj [ Serbisë]", tha ministri hungarez. Serbia është kandidate për t'u bërë anëtare e BE- së prej vitit 2012, ndërsa bisedimet për anëtarësim i hapi në vitin 2014. BE- ja paralajmër­on rregullish­t se shpejtësia e procesit të anëtarësim­it të Serbisë në bllok do të varet nga përparimi i saj në dialogun për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili ndërmjetës­ohet nga Brukseli. Szijjarto tha gjithashtu se projekti i BE- së nuk do të përfundojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të saj. "Brukseli ka nevojë për rajonin [ Ballkanin Perëndimor] më shumë se sa rajoni për të", tha ai. Szijjarto njoftoi se gjatë presidencë­s së BE- së në gjysmën e dytë të këtij viti, Hungaria do të theksojë përshpejti­min e këtij procesi, pasi "kjo do t'i japë BEsë freski dhe vrull të ri".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania