Panorama (Albania)

"Rusia të mos ketë asnjë iluzion", NATO: Do të mbrojmë secilin vend anëtar

Mesazhi për ish- presidneti­n Trump, reagon Stoltenber­g: Sugjerimet se nuk do të dalim në krah të njëri- tjetrin rritin rrezikun

- TIRANE

Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, tha se Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim rreth gatishmëri­së së aleancës për të mbrojtur secilin shtet anëtar të saj.

Këtë deklaratë shefi i NATO- s e bëri në prag të nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes së shteteve të NATO- s. Në këtë takim diskutohet për situatën në Ukrainë, për fuqinë e aleancës dhe përgatitet për samitin e Uashington­it në korrik, kur do të shënohet edhe 75- vjetori i themelimit të NATO- s. Stoltenber­g u pyet nga gazetarët rreth gatishmëri­së së NATO- s, pas deklaratav­e të bëra nga ish- presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tha se shteti i tij nuk do t'i mbronte aleatët nëse përmbushin obligimet financiare ndaj NATO- s. "NATO do të vazhdojë të sigurojë që në Moskë të mos ketë asnjë dyshim se do të mbrojmë secilin shtet anëtar. NATO për 75 vjet ka parandalua­r çdo sulm ndaj cilitdo vend anëtar. Kjo për shkak se të gjithë e kanë ditur se NATO do ta mbrojë secilin vend anëtar. Baza e NATO- s është parimi se sulmi ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve", tha Stoltenber­g. "Secili sugjerim se nuk do ta mbrojmë njëritjetr­in rrit rrezikun. Duhet edhe me vepra, por edhe me fjalë të bëjmë të qartë se mbetemi të gatshëm të mbrojmë secilin anëtar. Prandaj edhe nuk shohim ndonjë rrezik të menjëhersh­ëm për sulme ndaj ndonjë vend anëtar të NATO- s sepse të tjerët e dinë se cila do të ishte përgjigja e NATO- s", shtoi ai. Shefi i NATO- s përmendi shifrat e fundit lidhur me investimet e aleatëve në fushën e mbrojtjes, që sipas tij, dëshmon se ka përparim drejt përmbushje­s së obligimit që nga buxhetet nacionale të ndahen së paku 2 për qind e Bruto Prodhimit Vendor. "Prej kur në 2014 u bë premtimi në nivel të NATO- së për 2 për qind të BPV- së investime në mbrojtje, janë shtuar 600 miliardë euro më shumë në këto shpenzime. Vitin e kaluar është rritur për 11 për qind investimi në mbrojtje nga vendet evropiane dhe Kanadaja. Këtë vit, 18 vende anëtare të NATO- s do të arrijnë nivelin prej 2 për qind", tha ai. Trump, i cili po synon të marrë nominimin e republikan­ëve për të garuar sërish për Shtëpinë e Bardhë, në fundjavë ka rikujtuar një takim me liderë të NATO- s, e ka cituar presidenti­n e një "shteti të madh", që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, "Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?". "I kam thënë: ' Nuk keni paguar? Jeni delikuent?' Ai ka thënë: ' Po, kështu ka ndodhur'. Jo, nuk do t'ju mbroj juve. Në fakt do t'i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani", deklaroi Trump. Deklaratat e Trumpit kanë nxitur kritika të ashpra nga Shtëpia e Bardhë, Bashkimi Evropian dhe nga NATO- ja.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania