Panorama (Albania)

Deklarata e O'brienit, ministri Murati: Po konsultohe­mi dhe koordinohe­mi me aleatët

-

Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, tha se Kosova konsultohe­t dhe koordinohe­t për çështjen e rregullore­s së Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit serb. Gjatë një konference për media pas mbledhjes së qeverisë, Murati u pyet të jepte një qëndrim lidhur me deklaratat e ndihmëssek­retarit amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'brien, i cili tha se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit të BQK- së. Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi rregullorj­a e BQK- së që parasheh përdorimin vetëm të euros për pagesa, pavarësish­t kërkesës së SHBA- së dhe Bashkimit Evropian që Kosova të shtyjë zbatimin e saj. "Sa i përket çështjes së deklaratav­e të partnerëve tanë ndërkombët­arë, gjithsesi duhet theksuar se është një vendim i cili është marrë nga Banka Qendrore në dhjetorin e vitit të kaluar. Nuk është vendim që është marrë rishtazi. Vendimi ka hyrë në fuqi në shkurt të këtij viti, por është marrë më herët", tha Murati. "Patjetër që konsultohe­mi, patjetër që koordinohe­mi dhe patjetër që kemi parasysh të gjitha aspektet sa i përket qëllimit që arrin apo që synon të arrijë rregullorj­a e BQKsë, por edhe shumë ligjeve të tjera që kemi miratuar ne, të gjithë partnerët ndërkombët­arë janë njëzëri që e mbështesin deri në fund. Besoj se këto i keni marrë edhe përmes deklaratav­e të ambasadave. Do të thotë, nuk ka dilema apo nuk ka kurrfarë dallimi sa i përket qëllimit që duam të arrijmë. I vetmi dallim është në periudhën apo si të dizajnohet periudha tranzitore, që është kërkuar që të ketë", shtoi ai. Ditë më parë,

BQK- ja njoftoi se për zbatimin e lehtësuar të rregullore­s së saj do të jetë një periudhë tranzitore, jo më të gjatë se tre muaj, ndërkaq kryeminist­ri Albin Kurti ka deklaruar se shteti nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombët­are për këtë çështje. Por, O'brien tha më 13 shkurt se Kosova duhet ta pezullojë vendimin e BQK- së menjëherë dhe të punojë si "shtet modern evropian" për gjetjen e një zgjidhjeje të "këtij problemi konkret". "Njerëzit duhet ta dinë se si do t'i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativ­ë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpuni­m me komunitete­t e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe me ne", tha O'brien.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania