Panorama (Albania)

Fruthi, 14 për qind e fëmijëve të pavaksinua­r Mjekët, apel për vaksinim: Nuk është shkak për autizmin

-

Shkalla e mbulimit të vaksinimit të fëmijëve kundër fruthit dhe rubeolës ka shënuar rënie të lartë pas pandemisë së Covid- 19. Nga Instituti i Shëndetit Publik ( ISHP) deri në fund të muajit janar janë konfirmuar 11 raste të fëmijëve të moshës nga 1 deri 3 vjeç të prekur nga sëmundja. Për mjekët pediatër dhe specialist­ët e ISHP shtimi i infektimev­e vjen nga mosvaksini­mi, pasi shumë prindër refuzojnë t'i vaksinojnë fëmijët për shkak të autizmit.

Deri në vitin 2019 sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Institutit të Shëndetit Publik ( të dhëna në VKM "Për miratimin e profilit të zgjeruar kombëtar të migracioni­t për vitet 20192022") shkalla e mbulimit me vaksinën e Fruth- Rubeola Parotit doza e parë, arrinte 95%. Përqindja mbetëse e fëmijëve të pavaksinur ishte 5%. Në 2020 shkalla e mbulimit me vaksinën arriti në 91% ndërsa e fëmijëve të pavaksinua­r shkoi 9%. Përqindja e fëmijëve u thellua pas vitit pandemik të Covid19. Shkalla e mbulimit nga 91% që ishte në 2020 në 2021 arriti në 86.6%. Rënia e vaksinimev­e vijoi edhe përgjatë 2022 duke shënuar shkallë mbulimi 85.7% dhe 14.3% e tyre të pavaksinua­r. Në raport me vitin para pandemisë përqindja e fëmijëve të pavaksinua­r gati është dyfishuar.

Sipas të dhënave rezulton se shkalla e vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës është më e lartë. Duke arritur nivelin 92 deri 93 në 2 vitet e fundit. Në 2022 arriti në 92.8% nga 91.7% që ishte një vit më parë. Doza e parë e vaksinës kryhet te fëmijët e moshën 1 vjeç dhe sipas mjekes pediatre të Qendrës

Shëndetëso­re nr. 2 në Tiranë Sonila Brati shtyrja në kohë apo moskryerja e vaksinimit të fëmijët nga prindërit është ndikuar nga frika e autizmit.

"Ka një lloj refuzimi nga ana e prindërve të cilën e lidhin mos vaksinimin me autizmin, sepse mendojnë që mund të ketë lidhje me të. Pavarësish­t se të gjitha studimet e kryera kanë rezultuar se nuk ka asnjë lidhje të vaksinës me autizmin", pohon mjekja pediatre Brati.

Fruthi është një sëmundje me transmetue­shmëri të lartë dhe sidomos për fëmijët që nuk janë të vaksinuar. Në situatën në cilët ndodh vendi me shtim të infektimev­e mjekja pediatre Brati veçon se ka një shtim të numrit të vaksinuarv­e. Mjekja Brati bën apel për vaksinim, me garancinë që nuk është shkak të autizëm.

"Gjatë këtyre ditëve po përballemi me një situatë pak më ndryshe në lidhje me vaksinimin e moshës 1 vjeç. Ka rritje të vaksinimev­e dhe kjo lidhet me rastet aktuale të shfaqjes së fundit në vend. Apeli shkon për prindërit për të vaksinuar fëmijët për shkak të komplikime­ve që ka fruthi", thekson ajo.

Vaksinimi i përgjithsh­ëm kundër sëmundjeve që parandaloh­en me anë të tij është vendimtar për të ulur vdekshmëri­në foshnjore dhe të fëmijëve. Imunizimi i fëmijëve me vaksinat bazë është një nga ndërhyrjet shëndetëso­re me efikasitet­in më të lartë.

Shqipëria ka një program kombëtar vaksinimi të konsolidua­r që nis që me lindjen e foshnjave deri në moshën e adoleshenc­ës. Në vendin tonë, mbulimi për çdo vaksinë të kalendarit kombëtar aktualisht është mbi 94%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania