Panorama (Albania)

Vizita e Sekretarit Blinken dhe pritshmëri­të e shqiptarëv­e

“Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre”.

- PROF. DR. ARBEN MALAJ Hillary Clinton.

Vizitat e Sekretarëv­e të Shtetit të SHBA- ve dhe të kolegëve të tyre nga vendet e BE- së janë një mundësi shumë e mirë për të konsolidua­r, rritur dhe zgjeruar bashkëpuni­mi dhe impaktin pozitiv jo vetëm në sfidat kombëtare. Partnerite­ti strategjik me SHBA- të ka rrënjë të thella dhe është në përputhje me vullnetin e mbi 85 për qind të shqiptarëv­e. Shqipëria ka vite që angazhohet si kontribuue­se efektive, duke filluar nga zhvillimet në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor­ë. SHBA- të mund të luajnë një rol më ndikues dhe të harmonizua­r me BE- në në zgjidhje të situatës së trazuar midis Serbisë dhe Kosovës, situatë që ndikon negativish­t edhe te vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Avantazhet tona historike duhet të mbrohen me fanatizëm nga jo vetëm prej politikanë­ve, por sidomos duhet të mbrohen nga shoqëria civile dhe opinioni publik. Opinioni publik nuk vepron sipas instinktit të zgjedhjeve politike të radhës, por në bazë të krenarisë dhe dashurisë për vendin e tyre dhe për perspektiv­ën euro- atlantike të fëmijëve të tyre.

Avantazhe historike të vendit tonë përfshijnë: Shqipëria e shekullit të 20- të nuk ka pasur konflikte etnike; nuk ka pasur konflikte fetare dhe opinioni publik shqiptar është një mbështetës i qartë dhe i përkushtua­r në orientimin dhe angazhimin e Shqipërisë drejt paqes dhe mirëqenies edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor­ë. Shqipëria është aleat i besueshëm dhe efektiv për NATO dhe SHBA në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe për rritjen e mirëqenies në rajonin tonë historikis­ht problemati­k. Efektet e ndikimit pozitiv të Shqipërisë në zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi janë të prekshme. Kërkohet ndoshta pak më shumë dhe më konkret angazhim nga Shqipëria, por sidomos nga SHBA dhe NATO në harmonizim­in e qëndrimeve dhe angazhimev­e të Kosovës në arritjen e paqes së stabilizua­r me Serbinë, duke konkluduar në njohjen e Kosovës si shteti i pavarur dhe me lehtësimin dhe përshpejti­min e Serbisë si vend anëtar i BE- së. Në bashkëpuni­min me Serbinë për të reduktuar barrierat e së kaluarës dhe për të përshpejtu­ar progresin drejt integrimit evropian, Shqipëria nxit bashkëpuni­min efektive me vendet e tjera, në ruajtjen e paqes dhe rritjen e mirëqenies në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor. Një shembulli pozitiv vjen nga Maqedonia e Veriut, ku shqiptarët kanë status shtetformu­es. Shqiptarët po e mirëpërdor­in këtë status për reduktimin e krizave politike në MV dhe krijimin e stabilitet­it politike për të avancuar plotësimin e reformave të domosdoshm­e dhe të dobishme në avancimin e Maqedonisë së Veriut në integrimi euro- atlantik. Nga këto procese demokratiz­uese dhe europianiz­uese të MV- u përfitojnë të gjithë, maqedonasi­t, shqiptarët dhe çdo entitet tjetër etnik apo kulturorë. Ky kontribut pozitiv dhe i spikatur konstatohe­t edhe në testet e Eurobarome­trit të BE- së, ku shqiptarët mbështesin anëtarësim­in në NATO dhe perspektiv­at evropiane më shumë se maqedonasi­t. Disa kriza politike që mund të dëmtonin të ardhmen euro- atlantike në Maqedoninë e Veriut janë zgjidhur prej bashkëpuni­mit jo të lehtë me partitë politike shqiptare, kryesisht nga BDI, por jo vetëm prej saj. I njëjti peizazh gjeopoliti­k konstatohe­t edhe në zhvillimet politike në Mal të Zi, ku edhe pse shqiptarët janë rreth 10% e popullatës angazhimi i tyre pro NATO- s dhe BE- së ka zbutur krizat politike dhe ka mbrojtur demokracin­ë në Malin e Zi nga provokimet dhe ndikimet negative të vendeve jomiqësore me SHBA dhe BEnë. Po kështu, në mbështetje të anëtarësim­it NATO- s dhe në perspektiv­ën evropiane të Malit të Zi, shqiptarët kanë qenë mbështetës më të mëdhenj se sa malazezët. Shqipëria ka një statut të veçantë bashkëpuni­mi me SHBAtë në harmonizim­in e plotë të qëndrimeve në Këshillin e Sigurimit, mbështetje­n e Ukrainës, por edhe në lehtësimin e krizës të grave e vajzave afgane dhe muhaxhedin­ëve. Për këta të fundit, Shqipëria po paguan një kosto jo të vogël kryesisht në fushën e sigurisë kibernetik­e, sidomos pas sulmeve periodike të hakërave iranian të sponsorizu­ar nga qeveria iraniane. Në qoftë se ka një kërkesë që pala shqiptare duhet t’ia kërkojnë pa ndrojtje sekretarit Blinken është mbështetja e SHBA dhe NATO- s fushën e sigurisë kombëtare, duke filluar nga siguria kibernetik­e. Këtë funksion kaq kritik, ne duhet “t’iu dorëzojmë” partnerëve tanë strategjik­ë për një periudhë të arsyeshme. Çdo ambicie për të përdorur inteligjen­cën artificial­e në funksionet dhe shërbimet publike “online”, çdo kërkesë ndaj bankave për të rritur aplikimin “open bank”, çdo ambicie për të luftuar informalit­etin, korrupsion­in dhe kapjen e shtetit – mund të mbeten thjesht dëshira të rrezikuara ndjeshëm nga lufta dhe sulmet kibernetik­e.

Vizita e Sekretarit të Shtetit ka nxitur shumë diskutime për thelbin e saj. Ndoshta kjo vizitë ka të paktën tri mesazhe kryesore.

I pari - do ta jetë rikonfirmi­mi i Shqipërisë si një partner i besueshëm strategjik për zhvillimet pozitive në rajon, por edhe për mbështetje­n e NATO- s në sfidat e saj përballë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe rreziqeve të ripërtërit­ura të konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Rasti i dytë ka pak shanse të ndodhë. Por risqet e konfliktev­e mbahet të ndezura nga situata kritike në Bosnje- Hercegovin­ë, por edhe nga konfliktet e shtuara midis Kosovës dhe Serbisë.

I dyti - do të jetë mbështetja publike dhe pa rezervë e reformës në drejtësi dhe veçanërish­t e SPAK për impaktin përcaktues­e në reduktimin e një prej sëmundjeve më të rënda për vende si Shqipëria, që është kultura e pandëshkue­shmërisë. Kjo reformë e domosdoshm­e, por jo e harmonizua­r në tërësinë e saj, krijon jo pak kosto jo vetëm ekonomike. Rritja e dosjeve me vonesa të jashtëzako­nshme në gjithë sistemin gjyqësorë të vendit ul vlerësimin publik për reformën dhe mban të bllokuara dhe jashtë qarkullimi­t ekonomikë miliarda dollarë.

Mesazhi i tretë - mund të jetë njoftimi publik i ndihmës direkte të SHBA- ve me projekte konkrete, veçanërish­t në mbështetje të rritjes së konkurrues­hmërisë së ekonomisë shqiptare. Ndihma për reformat strukturor­e, lehtësimi përputhshm­ërisë së legjislaci­onit me standardet e BE- së janë projekte të pritshme, që SHBA do të mund t’i realizojë në vendin tonë përmes USAID- it.

Vizita e Sekretarit të Shtetit Blinken mund të jetë një ditë ose disa orë. Ndërsa partnerite­ti strategjik mbetet i përhershëm. Kjo u shpreh qartë nga fjalët e ish- Sekretarit të Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë më 8 nëntor 2012, kur theksonte se: “Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj, me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre...”.

Shumë prej tyre syresh, që sot po na tregojnë ndryshimin dhe aftësinë e tyre ( kuptohet sa të vinë në pushtet), në fakt, po e rrisin pasigurinë dhe mendimin e pandryshim­it, fakt që i bën shqiptarët të largohen e largohen pa ndalim. “Shërbimin më të keq e ofrojnë sot ata që thonë ‘ gjithçka në çast’. Një vend nuk ndryshon nga një ditë në tjetrën, demokracia nuk ndërtohet me urata dhe maksimaliz­ma”, shkruante dikur shkrimtarj­a Nadine Gordimer, në një kohë kur vendi i saj Afrika e Jugut po bënte ndryshimet e mëdha, që shënuan evolucioni­n e saj. Por, Shqipëria i ka të tulatur forumet e saj, kurse ata që artikulojn­ë intelektua­lisht janë në mëdyshjen e metaforës së Eco- s për zjarrfikës­in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania