Panorama (Albania)

Pas sherreve dhe konfliktev­e me banorët e tjerë, Bardhi zbulon xhelozitë për Sarën

-

"Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë", iu drejtua opinionist­i, nisur nga fakti që Sara Gjordeni i kërkoi llogari të dashurit të saj Bardhit, se pse nuk i kishte treguar që po ashtu kishte një lidhje pezull jashtë BBV. "Ato detaje nuk ia kam pyetur kurrë sepse jam tip që nuk dua të di për të kaluarën, çfarë ka pasur. Më ka treguar, por nuk e kam pyetur as se çfarë punon dhe kush është.

Njëdiskuti­m mes Sarës dhe Bardhit, të cilët po qëndrojnë në fermën e "Big Brother VIP", ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Pas spektaklit, tri çiftet e shtëpisë shkuan në fermë, një "surprizë" nga "Vëllai i Madh". Teksa Sara po qëndronte me fustanin e spektaklit, Bardhi i kërkoi të ndërrohet. E habitur mbeti modelja, që i vuri në dukje këngëtarit se këtë koment nuk ia kishte bërë asnjëherë më parë. "Të ndërrohesh pak. Thashë diçka gabim? Sot nuk e meriton po hajd… S'jam idhnu, jam mërzitur pak. Ndërrohu! Ndërrohu, se me u pas idhnu, s'të kisha fol", u shpreh Bardhi. Deklarata e tij në rrjet është interpretu­ar si një xhelozi nga ana e reperit, që duhet thënë deri më tani, ka preferuar që të qëndrojë tërësisht i qetë, duke u treguar shumë racional në raportin e ndërtuar me Sarën. Kujtojmë se modelja Sara Gjordeni është përfshirë në një debat të ashpër me opinionist­in e "Big Brother Vip", Arbër Hajdari pasi ky i fundit i përmendi lidhjen që ka lënë pezull jashtë shtëpisë me boksierin Jurgen Uldedaj. "Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë", iu drejtua opinionist­i, nisur nga fakti që Sara Gjordeni i kërkoi llogari të dashurit të saj Bardhit, se pse nuk i kishte treguar që po ashtu kishte një lidhje pezull jashtë BBV. Banorja iu drejtua ashpër Arbër Hajdarit, duke u shprehur se ajo kishte folur me këngëtarin për marrëdhëni­en me Jurgen Uldedaj, ndërsa ndërhyri edhe Bardhi, i cili u shpreh se nuk i intereson e kaluara e Sarës, madje i kishte kërkuar asaj që "mos ma trego as emrin". Sa i përket varëses, modelja iu drejtua: "Çfarë lidhje ka? Ku e di ti kush ma ka dhënë varësen", teksa theksoi se fjalët e Arbër Hajdarit ishin pa vend. Në këtë debat u përfshi edhe vetë Bardhi, duke treguar edhe njëherë, se historitë e mëparshmet të Sarës, nuk i interesojn­ë. "Ato detaje nuk ia kam pyetur kurrë sepse jam tip që nuk dua të di për të kaluarën, çfarë ka pasur. Më ka treguar, por nuk e kam pyetur as se çfarë punon dhe kush është. Madje, i kam thënë mos ma trego as emrin", u shpreh reperi. Duket se marrëdhëni­a që ka nisur mes Bardhit dhe Sarës brenda shtëpisë së "Big Brother VIP" nuk po shkon siç duhet. Pas debateve në "Prime"- t, Sara dhe Bardhi kanë diskutuar për problemati­kat që ata kanë, ndërsa në një moment modelja i ka thënë se "nuk dua të vazhdojmë më". Sara Gjordeni është i është drejtuar Bardhit duke i thënë se "heziton dhe se shpeshherë e kritikon" për debatet që ajo ka pasur me Ilnisën. Bardhi nga ana e tij respektoi qëndrimin e Sarës, por i tha se mos ta akuzojë dhe se kur të dalin jashtë do ta kuptojë se ai ka pasur të drejtë. "Të kam thënë unë që nuk të dua kështu si je? Ta kam thënë që mua më pëlqen. Edhe kam faj unë nëse ti flet shumë dhe del keq. Ta kam thënë gjithë kohës, edhe këtë javë të kam lënë me e pa që je gabim. Mos u ngut, mos u nxito… Unë ty nuk po të kuptoj, ti mua spo më kupton. Kur të dalim jashtë i sheh të gjitha. Që je nxituar me mua për këto që thua tani. Unë i respektoj maksimalis­ht. Dil te përfundimi, çfarë do. Ti heziton, nuk do ndryshosh dhe mua nuk më pëlqen kjo te ti dhe….? Nëse nuk po të pëlqej si person, nëse të dukem person hezitues si këtu e jashtë ta pranoj. Për gjë tjetër mos diskuto. Nëse nuk do të vazhdosh të jap dorën të respektoj", u shpreh reperi. Megjithatë, edhe pas kësaj situate, dyshja ka vijuar me raportin e tyre. Megjithatë, këtë herë duket se Bardhi po nxjerr në pah edhe xhelozinë e tij për partneren.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania