Panorama (Albania)

BLINKEN NËNSHKRUAN 2 MEMORANDUM­E ME SHQIPËRINË

-

Në këtë takim Blinken u ka shprehur mbështetje në punën e tyre në drejtësi. Kujtojmë se Blinken ka nisur me vizitën e tij zyrtare në vend që prej orës 11: 00 të paradites së djeshme. Mësohet se takimi me 4 zyrtarët e lartë të institucio­neve të drejtësisë ka zgjatur rreth 10- 12 minuta dhe sipas saj, Sekretari i Shtetit amerikan në emër të SHBA- ve u ka dhënë mbështetje­n e plotë në goditjen dhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion e krim të organizuar. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, konfirmoi takimin me kreun e SPAK, Altin Dumani në Piramidën e Tiranës gjatë vizitës në vendin tonë. “Pata mundësi të takohem edhe me prokurorë e gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reformat kryesore”, - u shpreh ai gjatë konferencë­s me kryeminist­rin Edi Rama. Zyrtari amerikan Blinken tha se anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore dhe proceset duhet të ecë përpara. Ai shtoi se do të vazhdohet të mbështetja e Shqipërinë në anëtarësim­in në BE. “Sot kam pasur mundësi të takohem edhe me prokurorë e gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar reformat kryesore. Është e rëndësishm­e të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Ky është një proces dhe është e rëndësishm­e, që vazhdon të ecë përpara. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në anëtarësim­in në BE, është ajo që populli meriton”, - tha ai. Antony Blinken është takuar ditën e sotme ( 15 shkurt) me kreun e SPAK,

Altin Dumani, kreu i ILD- së, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaça. Mediat e huaja i bën dje jehonë vizitës së Sekretarit amerikan, Antony Blinken në Tiranë. “Blinken viziton Shqipërinë, aleatin kyç ra

jonal të SHBA- së” këtë titull ka zgjedhur prestigjio­zja amerikane “Washington Post” për të pasqyruar vizitën e Sekretarit të gjashtë amerikan që viziton vendin tonë. Thekson se me këtë vizitë Uashington­i riafirmon marrëdhëni­et me një partner kyç në Ballkan dhe një aleat

në mbështetje­n e luftës së Ukrainës kundër agresionit rus. Edhe “Zëri i Amerikës” shkruan se vizita e Blinken merr një rëndësi të veçantë për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar angazhimin amerikan në këtë rajon përballë përpjekjev­e destabiliz­uese të Rusisë. Në

Sekretari amerikan Shtetit, Antony Blinken, nënshkroi dje dy memorandum­e me Shqipërinë. Ato kanë të bëjnë me mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetik­e dhe programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”. Nga pala shqiptare, firmën mbi këto memorandum­e e hodhi ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Dy marrëveshj­et u firmosën gjatë ceremonisë zyrtare që u zhvillua në Kryeminist­ri, në prezencë edhe të kreut të qeverisë, Edi Rama. Pas firmosjes, Blinken së bashku me kryeminist­rin Edi Rama zhvilluan një konferencë për shtyp.

iDASH: Bashkëpuno­jmë me Shqipërinë për Ukrainën dhe afganët

Departamen­ti Amerikan i Shtetit përmes një video të kryeqyteti­t njoftoi ardhjen e Sekretarit amerikan, Antony Blinken, në Tiranë. Në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të DASH, theksohet se kjo vizitë është në kuadër të bashkëpuni­mit të SHBA me Shqipërinë, në disa fusha të rëndësishm­e, mes së cilave pozicionim­i i vendin tonë në arenën ndërkombët­are. “Sekretari Blinken ndodhet sot ( dje) në kryeqyteti­n shqiptar të Tiranës. Shtetet e Bashkuara po bashkëpuno­jnë me Shqipërinë për shumë çështje, duke përfshirë rritjen e mbrojtjes së saj kibernetik­e, duke qëndruar së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe duke punuar për të zhvendosur mijëra njerëz nga Afganistan­i”, - thuhet në njoftim. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi një takim zyrtar me kreun e shtetit, teksa aktualisht po takohet me kryeminist­rin Rama.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania