Panorama (Albania)

Begaj takon Blinken: Partnerite­ti ynë strategjik, më i fortë se kurrë

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti dje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhëni­eve strategjik­e dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidarite­tin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO- s. Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishm­e këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demonstrim “se partnerite­ti ynë strategjik është më i fortë se kurrë”. “Kjo vizitë – vijoi më tej Presidenti Begaj – është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëv­e, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE”. Kreu i shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohje­n për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. “Jemi falënderue­s për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracin­ë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërish­t reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetik­e, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetës­e”, - deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin amerikan të Shtetit. Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak. Presidenti Begaj deklaroi: “Shqipëria është e përkushtua­r të vazhdojë të kontribuoj­ë së bashku me SHBA- të dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale. “Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partnerite­tin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera”, - u shpreh Presidenti Begaj.

këtë kontekst kjo shihet dhe si një vlerësim për rolin e Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për qëndrueshm­ërinë e rajonit. Nga ana tjetër, edhe agjencia e lajmeve “Associates Press” e cilëson Shqipërinë një aleat kyç rajonal të SHBA që kërkon anëtarësim­in në Bashkimin Evropian dhe thekson faktin se Uashington­i ka mbështetur fuqishëm integrimin e Sh

qipërisë në bllok. Po ashtu, agjencia e lajmeve “Reuters” e cilëson vendin tonë një partner vendimtar për Uashington­in dhe se kjo vizitë është shenjë e forcimit të marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Edhe rrjeti televiziv amerikan “ABC News” ka pasqyruar në detaje takimet me zyrtarët shqiptarë dhe çështjet që do të diskutohen gjatë kësaj vizite.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania