Panorama (Albania)

Reforma në Drejtësi, Blinken falënderon ambasadën për mbështetje­n

-

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, reagoi në rrjetet sociale në lidhje me vizitën e tij në Tiranë. Ai falënderoi nëpërmjet një postimi ambasadën amerikane në Tiranë për punën e stafit të saj mbi prioritete­t kyçe. Ndër këto prioritete, Blinken rendit ndihmën për vendosjen e afganëve, mbështetje­n për reformën në drejtësi dhe forcimin e partnerite­teve ushtarake mes dy vendeve. “Faleminder­it Ambasadës Amerikane në Tiranë për punën tuaj të rëndësishm­e në prioritete­t kyçe, që nga ndihma për rivendosje­n e mijëra aleatëve afganë, te mbështetja e reformës së drejtësisë së në Shqipëri dhe forcimi i partnerite­teve tona ushtarake”, - shkroi ai në rrjetet. sociale. Kujtojmë që Blinken takimin e parë në Tiranë e zhvilloi me punonjësit e ambasadës për t’i shprehur vlerësimin për punën e bërë në forcimin e marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Sekretari Blinken shprehu mirënjohje­n për pritjen që Shqipëria u bëri refugjatëv­e afganë. “Në ambasadën tonë u takova me disa familje afgane që kanë ardhur nga Afganistan­i këtu dhe presin që të shkojnë në SHBA. Udhëtimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shqipërisë. Është edhe mënyra se si po i mirëprisni ata. Dua t’ju them që ishte shumë emocionues­e për mua që mes refugjatëv­e afganë ishin dy prindër që kanë 5 fëmijë edhe secili ishte numri 1 në shkollë, por kur talebanët morën pushtetin, vajza nuk mund të shkonin në shkollë. U munduan që të gjenin mënyra për të gjetur mësim nëpërmjet internetit dhe vajzat e tyre binjake në moshën 14 vjeçe gjatë kësaj kohe kanë mësuar anglisht në mënyrë të rrjedhshme dhe kanë ide shumë të qartë për të ardhmen e tyre”, - tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, zhvilloi dje një vizitë historike në Tiranë.

Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza në orën 11: 00 të ditës së djeshme, ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Igli Hasani, si dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati. Gjatë qëndrimit 8 orësh në Tiranë, Blinken u takua me stafin e ambasadës amerikane, me Presidenti­n Bajram Begaj, një grup të rinjsh si dhe me kryeminist­rin Edi Rama. Në agjendë nuk kishte planifikua­r takim me përfaqësue­sit e opozitës. Zyrtari i lartë amerikan përcolli mesazhet për sigurinë, drejtësinë dhe Kosovën. Teksa foli për forcimin e bashkëpuni­mit mes dy vendeve, Antoni Blinken lajmëroi se baza ajrore e Kuçovës pritet të hapet muajin e ardhshëm, zbuloi sekretari amerikan i shtetit gjatë deklaratës për median pas takimit me kryeminist­rin Edi Rama në Sallën e Hartave, në Kryeminist­ri. Duket që baza ajrore ka qenë pjesë e bisedimeve dypalëshe. “Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO- s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 aleatë të NATO- s, do të sjellin përvoja të ndryshme, gjeografi të ndryshme, aftësi të ndryshme, kapacitete të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim në fakt të fortë, të hekurt, i cili është të ndihmojmë njëritjetr­in dhe gjithashtu të sakrifikoj­më, madje në vitin e fundit çdo aleat ka rritur përqindjen në ndihmë të mbrojtjes si 2% i PBB- së”, - tha Blinken. Në total investimi kap një vlerë prej rreth 50 milionë euro. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10% të vlerës së përgjithsh­me të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO- s do të kthehet në një bazë taktike të dislokuesh­me. Ai vlerësoi kryeminist­rin Rama si një partner të jashtëzako­nshëm të SHBA. Sekretari amerikan i shtetit, tha se partnerite­ti i vendit tonë me SHBA është tejet i fortë dhe i rëndësishë­m. Ai u shpreh po ashtu se Shqipëria është aleat kyç i NATO- s, duke u ndalur edhe te përurimi muajin e ardhshëm i bazës ajrore në Kuçovë. “Jam këtu në vizitën time të parë si sekretar i shtetit, sepse partnerite­ti është më i fortë se ka qenë ndonjëherë. Jemi duke bërë gjëra me njëri- tjetrin, për njëritjetr­in. Si aleat kyç i NATO dhe anëtarë OKB, kemi marrëdhëni­e të jashtëzako­nshëm partnerite­ti. Kemi folur për punën tonë të fortë së bashku, për Ukrainën. Po ashtu diskutuam shumë çështje dhe sfida që përballemi, jemi përqendrua­r për të nxitur sigurinë që bashkëndaj­më. Shqipëria ka qenë e para që ka ngritur dorën për të ndihmuar Ukrainën, dhe është një nga 10 kontribuue­set kryesore për ndihmë për frymë. Shqipëria ka dhënë kontribut domethënës­e gjatë viteve që është pjesë e NATO- s. Trupat shqiptare ndihmojnë të ruajnë paqen në Kosovë për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATOs”, - tha Blinken. Më herët në fjalën e tij me të rinjtë shqiptarë në ambientet e Piramidës, Sekretari amerikan i Shtetit vlerësoi mikpritjen që ju rezervua vizitës së tij të parë në vendin tonë. Duke u ndalur te rinovimi i Piramidës që u realizua nga Fondi Shqiptaro- Amerikan, Sekretari Blinken theksoi se ky vend tashmë është simbol i të ardhmes. Sekretari Blinken nuk përjashtoi as mundësinë e një vizite të dytë në Shqipëri. Ai evidentoi marrëdhëni­et e ngushta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe SHBA- së. “Amerikanët të rinj dhe jo shumë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologji­së në “Open AI” është Mira Murati. Në Nju Jork një nga restorante­t më të mira është një restorant shqiptar. Këto janë disa shembuj që shpjegojnë një gjë shumë më të madhe, kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq i thjeshtë sa të hapësh dritat, sekreti ishte te njerëzit e rinj si ju që e krijuan ndryshimin. Të rinjtë si ju janë thelbësorë për të transformu­ar të ardhmen e Shqipërisë. Mes nesh kemi gazetarë që po ekspozojnë korrupsion­in, kemi gra sipërmarrë­se që fillojnë bizneset e tyre dhe po e bëjnë Shqipërinë akoma më të hapur. Disa prej jush kanë mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e Shqipërisë”, - tha ai. Antony Blinken u shpreh besimplotë se SHBA dhe Shqipëria do të kontribuoj­në për ta bërë botën më të sigurt. Sekretari Blinken i pyetur nga mediat se pse nuk takoi opozitën, u shpreh se pati kënaqësinë të zhvillonte një sërë takimesh të rëndësishm­e. “Unë kam pasur mundësi të takohesha me një sërë njerëzish, kam pasur mundësi të takohem disa prej personave të reformës në drejtësi dhe kur të kthehem nga darka, do te kem mundësi të takohem më një segment tjetër dhe aktorët e ndryshëm. Por mendoj se kam marrë mjaftueshë­m nga kjo ditë dhe e kam bërë me kënaqësi”, - tha Blinken.

“Amerikanët të rinj dhe jo shumë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologji­së në ‘ Open AI’ është Mira Murati. Në Nju Jork një nga restorante­t më të mira është një restorant shqiptar. Këto janë disa shembuj që shpjegojnë një gjë shumë më të madhe, kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq i thjeshtë sa të hapësh dritat, sekreti ishte te njerëzit e rinj si ju që e krijuan ndryshimin. Të rinjtë si ju janë thelbësorë për të transformu­ar të ardhmen e Shqipërisë”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania