Panorama (Albania)

Vizita, Bardhi: Inkurajim për të çuar para reformën në drejtësi

-

Kreu i deputetëve demokratë, Gazment Bardhi, komentoi dje vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, si dhe takimet e tij me përfaqësue­sit e drejtësisë. Bardhi u shpreh se takimin e Blinken me përfaqësue­sit e drejtësisë e sheh si një inkurajim për to, për të çuar më tej Reformën në Drejtësi. “E shoh si inkurajim për institucio­net e drejtësisë për të çuar para Reformën në drejtësi. Nxitje për të zbatuar ligjin e për të vijuar me punë korrekte. Ne nuk kemi betejë me institucio­net e drejtësisë, duhet t’i nxisim të zbatojnë ligjin. Ka raste kur devijojnë nga ligji apo gabojnë, por kjo duhet parë rast pas rasti”, - tha Bardh. Sipas tij, “kjo është një vizitë e mirëpritur që konfirmon partnerite­tin dhe miqësinë e veçantë me SHBA. Roli i SHBA për faktorin shqiptar në rajon, i rëndësishë­m”. Kurse Jorida Tabaku teksa vlerëson marrëdhëni­et Shqipëri- SHBA thotë se duhet të ngrihemi në një tjetër nivel për të tërhequr investimet amerikane. Sipas saj është jetike lufta kundër korrupsion­it, zhvillimi ekonomik, përpjekja për një drejtësi që funksionon, një parlament eficient dhe forcimi i marrëdhëni­eve tregtare duhet të jenë synimi. “Vizita e sotme e sekretarit Blinken është një shenjë e qartë e këtij bashkëpuni­mi që përditë e më shumë forcohet. Në fundin e diktaturës më të egër në Europë, sekretari Baker ishte njeriu që solli erën e ndryshimit në një vend të etur për liri. Ka qenë SHBA që mbështeti procesin e integrimit dhe më tej shtytësja kryesore e hyrjes në NATO. Qe pikërisht presidenti Bush që shqiptoi realitetin e pavarësisë së Kosovës nga Tirana që i dha jetë ëndrrës së shqiptarëv­e, një ëndërr e mundësuar nga ndihma e presidenti­t Clinton në vitin e vështirë të 1999. Qe urtësia dhe angazhimi i SHBA- ve në Marrëveshj­en e Ohrit që i dha mundësinë një kryeminist­ri shqiptar të jetë në krye të Maqedonisë së Veriut”, - shkruan Tabaku.

Lideri demokrat, Sali Berisha, reagoi dje pas mbërritjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.

“Mirë se erdhe në Shqipërinë moniste”, i drejtohet Berisha në mesazhin e tij në një postim në “Facebook”. Lideri demokrat shprehet se është hera e parë në 30 vite pluralizëm në Shqipëri që një Sekretar i Shtetit amerikan ka takime vetëm me atë, që Berisha e quajti “partinësht­et”! “Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6- të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por, kjo është e para vizitë e një Sekretari Shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësis­ht të paktën në protokoll ka takime vetëm me partinë- shtet”, - thekson Berisha. Ai akuzon Edi Ramën se aktualisht është kryeminist­ri më i korruptuar në Europë dhe se loboi kundër tij për ta shpallur “non grata”. Në një reagim të gjatë, Berisha vlerëson marrëdhëni­et dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA- ve, teksa akuzon kryeminist­rin Edi Rama se ka korruptuar zyrtarët amerikanë, që kanë ndikuar edhe në vendimet që janë marrë ndaj tij për shpalljen “non grata”. Berisha shton më tej se me urdhër politik, ai sot ndodhet në arrest shtëpie dhe se sipas tij, nën regjimin e Ramës, në Shqipëri është instaluar monizmi. “Edi Rama vazhdon traditën e babait të tij biologjik ish- zëvendësit të diktatorit Ramiz Alia, që firmoste në gusht të vitit 1988 ekzekutimi­n e fundit politik në të gjithë Europën Lindore, varjen në litar si kundërshta­r politik të poetit disident Havzi Nela”, - shkruan ishkryemin­istri Sali Berisha. Lideri demokrat përmendi se: “E vërteta është se pas tri vitesh hetimesh intensive e të shumanshme qeveria, drejtësia e kontrollua­r prej saj dhe askush tjetër nuk kanë gjetur dot asnjë provë fakt apo dokument që të fajësojnë Sali Berishën, ndaj edhe unë jam sot me urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjetër opozite nën arrest, por pa asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutë­s dhe ligjeve shqiptare, por edhe të Konventave Ndërkombët­are të të Drejtave të Njeriut!”. Ai garantoi: “Shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA dhe kudo në botë se opozita shqiptare është sot më e vendosur së kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmi­n politik në Shqipëri, bazuar pikërisht mbi vlerat e lirisë për të cilat sekretari James Baker foli para 200 mijë shqiptarëv­e 33 vjet me parë”.

“E vërteta është se pas tri vitesh hetimesh intensive e të shumanshme, qeveria, drejtësia e kontrollua­r prej saj dhe askush tjetër nuk kanë gjetur dot asnjë provë, fakt apo dokument që të fajësojnë Sali Berishën, ndaj dhe unë jam sot me urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjetër opozite nën arrest, por pa asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutë­s dhe ligjeve shqiptare, por edhe të Konventave Ndërkombët­are të të Drejtave të Njeriut”!

Edhe nga dritarja e banesës së tij, Berisha ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se ishte e hidhur për vendin tonë, pasi sipas tij, ishte vizitë në Shqipërinë moniste. Berisha tha gjithashtu se është hera e parë që një Sekretar Shteti viziton vendin tonë dhe nuk takon përfaqësue­s të opozitës. “Sot në Shqipëri erdhi kryediplom­ati, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA- ve, presidenti­n e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhëni­eve mes Shqipërisë me SHBA- të dhe vendet e tjera ka qenë për të vazhduar miqësinë. Asgjë nuk i lëkund qëndrimet tona properëndi­more. Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashtë e një Sekretari Shteti që nga vitit 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë, në Shqipërinë moniste, për herë të parë në një vizitë zyrtare, një Sekretar Shteti takon vetëm përfaqësue­s të një partie, presidenti­n, lali vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin e me radhë. E vërteta është se nuk mund të them se ai do të donte një protokoll të tillë, por Shqipëria sot është moniste. Rama dhe Linda e Parlamenti­t preferuan të mbajnë përjashtim­in e deputetëve të opozitës dhe të mos ftojnë Sekretarin të mbajë fjalën në Parlament. Gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist”, - tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania