Panorama (Albania)

Komiteti Ekonomik dhe Social, institucio­ni i parë i BE- së që pranon vendet kandidate

-

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian ( EESC) është bërë institucio­ni i parë i BE- së që ka pranuar anëtarë nga vendet kandidate. Anëtarët e rinj u emëruan dhe më 15 shkurt morën pjesë për herë të parë në një seancë plenare të këtij komiteti. Të pranishëm në ceremoninë e kësaj nisme në Bruksel, përveç kryetarit të EESCsë, Oliver Ropke, ishte edhe zëvendëspr­esidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Millojko Spajiq, që vijnë nga dy shtetet kandidate për anëtarësim në BE. EESC- ja merret me çështje sociale dhe ekonomike dhe në këtë komitet marrin pjesë përfaqësue­sit e shoqërisë civile, sindikatav­e, punëdhënës­ve dhe sektorëve të ndryshme të industrisë. Në BE, ky institucio­n ka rolin këshillëdh­ënës. Anëtarët e këtij komiteti, që vijnë nga vendet kandidate, do të marrin pjesë aktive në punën e EESC- së dhe do të jenë të barabartë me kolegët e tyre nga shtetet e BEsë. Megjithatë, ata nuk do të kenë të drejtën e votës. Në këtë komitet janë pranuar anëtarë nga nëntë shtete kandidate dhe jashtë ka mbetur Kosova, shtet i përfshirë në procesin e zgjerimit, por që është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që formalisht nuk ka statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE. Sipas presidenti­t të EESC- së, Oliver Ropke, kusht formal për t’u përfshirë në këtë komitet është pasja e statusit të vendit kandidat, që Kosova nuk e ka. Ky komitet ka pranuar si anëtar Shqipërinë, Bosnje e Hercegovin­ën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën. Që të gjitha këto shtete formalisht janë vende kandidate për anëtarësim në bllokun evropian. Ropke tha se kjo nismë shënon një hap të rëndësishë­m drejt integrimit gradual të shteteve kandidate, para se ato formalisht të anëtarësoh­en në BE.

faktin që pjesë e komisionit të licencimit do të jetë ministri i Brendshëm dhe jo ai i sportit. Duke marrë në konsiderat­ë që aktiviteti i lojërave të fatit në të kaluarën menaxhohej nga eksponentë të botë së krimit, mazhoranca argumenton se prania e ministrit të Brendshëm jep më shumë garanci për verifikimi­n e figurës së subjekteve. Përfaqësim­i nga ministri i sportit me një anëtar në komisionin e licencave nuk duket se sjell ndonjë impakt të qenësishëm ndërkohë që për vetë rëndësinë e verifikimi­t të dokumentac­ionit provues dhe shoqërues për plotësimin e kritereve të licencimit, është e nevojshme për këtë komision që të ketë sa më shumë informacio­ne verifikues­e dhe provuese nga institucio­net dhe organet e zbatimit të ligjit. Ndryshimet e propozuara në minutën e fundit më shumë se sa japin siguri për formalizmi­n e tregut që është dhe boshti i ligjit, duket se janë lëvizje për të kënaqur të gjitha palët e përfshira në këtë proces. Tashmë mbetet për t’u parë a do mundet dot qeveria të legalizojë një treg kaq kompleks, që qarkullon miliarda lekë në informalit­et dhe me një historik të mbushur plot me pikëpyetje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania