Panorama (Albania)

Jepet pretenca për një tjetër trafikant shqiptar, 4.5 mln euro fitime nga kokaina

-

Prokuroria e Belgjikës vijon të ‘ gozhdojë’ trafikantë shqiptarë të cilët janë nën akuzë për trafikun e kokainës. Dje e kishte radhën një tjetër person që është arrestuar në kuadër të një prej operacione­ve më të mëdha të realizuara nga policia blege. Kështu zyra e prokurorit publik federal në Bruksel të Belgjikës ka kërkuar një dënim me 14 vjet burg kundër një tjetër të dyshuari për trafik droge në megaproces­in “Sky ECC” me 128 të pandehur. Magjistrat­i federal vuri në dukje se telefoni personal i shqiptarit Florantin K. kishte bërë thirrje të njëkohshme në të njëjtat vende më shumë se 600 herë si një telefon i pajisur me “Sky ECC” të koduar. I dyshuari mohon të jetë pronar i kësaj pajisjeje. Në telefon, hetuesit gjetën foto të pirgjeve të parave të gatshme, pako me kokainë dhe biseda me shqiptarin Eridan Munez Guerrero, drejtuesin e dyshuar të trafikut. Eridan Munez Guerrero i kërkon Florantin K. ndër të tjera t’i “paketojë paratë” dhe t’i sjellë një numërues kartëmoned­hash, një makineri që më pas do t’i gjendet në shtëpinë e tij. “Eridan Munez Guerrero furnizon me drogë në sasi të mëdha Florantin K., i cili duhet t’i shesë dhe të raportojë për të ardhurat nga shitja,” përmblodhi prokurori. Tregtia e drogës kalon kufijtë belg dhe kontaktet bëhen në Itali, Gjermani dhe Zvicër. “Florantin K. nuk është i varur nga Eridan Munez Guerrero, ai ka kontakte të tjera kriminale. Hetuesit kanë llogaritur këto fitime. Kanë arritur gjithsej 4.545.000 euro”, theksoi

Prokuroria Publike. I pandehuri tashmë është dënuar për vepra të ngjashme në Gent, por më pas ka filluar sërish punën. “Kjo tregon mungesën e respektit të tij për drejtësinë. Prandaj, dënimi i tij duhet të jetë mjaftueshë­m parandalue­s”, - përfundoi gjyqtari. Ai kërkoi 14 vjet burgim dhe sekuestrim­in e 800 mijë eurove, gjë që është “plotësisht e justifikua­r” duke pasur parasysh mbi 4 milionë eurot e fituara nga tregtia e drogës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania