Panorama (Albania)

Ekzekutoi ish- snajperist­in kurd në Angli, prangoset në Belgjikë shqiptari

-

Edhe pse me probleme të shëndetit mendor, Ilir Koçilja, autori i krimit të rëndë të ndodhur ditën e mërkurë në Durrës, ka fajësuar viktimën.

Policia dhe prokuroria kanë mundur t‘ ia marrin dëshminë, nëpërmjet së cilës kanë tentuar të gjejnë edhe një motiv për aktin e marrjes së jetës së fqinjit të tij, por nuk kanë gjetur. Autori në fakt thotë se viktima atij i zinte oborrin e pallatit me makinë. Por në rrëfim e sipër, ai ka mohuar të kishte pasur si qëllim ta vriste Halil Kokën, por sipas tij, ka menduar vetëm se e ka plagosur dhe jo që e ka vrarë. Nuk dihet se çfarë vendimi do merret në lidhje me ekspertizë­n mjeko- ligjore ndaj autorit, por mësohet se edhe nga dëshmia ka lënë të kuptojë se i riu ka probleme të theksuara mentale.

Hetuesit në Durrës duke se tashmë e kanë të qartë se Halil Koka u vra pa faj, vetëm se kishte debatuar me fqinjin e tij që vuante nga probleme të theksuara mendore. Gjatë marrjes në pyetje, 35- vjeçari, Ilir Koçilja është shprehur se sherri kishte nisur para disa ditësh për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. Ndërsa mesditën e mërkurës ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën. “Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri- tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që të mos e linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta.

Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time . Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë. Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapet ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte. Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Po konfliktin e nisi Halili”, - ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja. Fqinjët tregojnë se 35- vjecari ishte person problemati­k dhe konfliktua­l. Policia e Durrësit zyrtarisht deklaron se Koçilja vuan nga problemet e shëndetit mendor, konkretish­t nga skizofreni­a. 35vjeçari jetonte i vetëm në katin e parë të një pallati në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar. Ndërsa familjarët e tij ndodhen në SHBA. Shpesh shtrohej në psikiatrin­ë e Elbasanit, ku e mbanin përkohësis­ht dhe sërish lëvizte lirshëm nëpër Durrës. Mesditën e 14 shkurtit ai goditi me thikë në zemër 46- vjeçarin Halil Koka, të cilin e ndoqi nga pas për disa metra nga hyrja e pallatit deri në rrugën kryesore. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Kaçilja i kishte para dhe nuk pranonte t’i shlyente, por autori e ka mohuar këtë konflikt gjatë dëshmisë së tij në policinë e Durrësit.

Një 32- vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për ekzekutimi­n me armë zjarri të një personi në Britani, është arrestuar si i dyshuar për vrasje. Sipas medieve britanike, Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 për shkak të një plage me armë zjarri. Policia belge si pasojë e punës së përbashkët me Policinë e Cleveland, partnerët ndërkombët­arë dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit ( NCA), kanë bërë të mundur arrestimin e të kërkuarit Eugert Merizaj. Policia e Cleveland- it vijon ende kërkimet për të gjetur dy burra në lidhje me vdekjen e zotit Hussein. Personat janë gjithashtu shtetas shqiptarë të identifiku­ar si: Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, 24 vjeç. Katër të tjerë u dënuan në lidhje me ngjarjen: Eugert Merizaj, 33 vjeç, u dënua me 32 vjet burgim; Noza Saffari, 42 vjeç, 15 vjet burgim; Dorian Pirija, 36- vjeç, 19 vjet burg; si dhe Qazim Marku, 28- vjeç, që u burgos për 19 vjet. Në maj 2022, detektivët mirëpritën dënimin e një lojtari kryesor në një plan për të vrarë një rival droge, por kanë përsëritur vendosmëri­në e tyre për të arrestuar të dyshuarit që u larguan nga vendi. Eugert Merizaj luajti një rol thelbësor në bindjen e zotit Hussein që të kthehej në Chapterhou­se Street, Hartlepool, në shtator 2019, ku ai u qëllua në një distancë të zbrazët. I riu arriti të largohej nga vendi pas vrasjes, por u arrestua në Belgjikë përpara se të ekstradohe­j për t’u përballur me gjyqin e tij në Gjykatën e Kurorës Teesside. Komploti për të vrarë Stoktonin, babanë e dy fëmijëve, ishte kulmi i një grindjeje të gjatë midis grupeve rivale kurde dhe shqiptare në Teesside, e cila përfshinte një përleshje me armë midis dy palëve ndërluftue­se në Middlesbro­ugh.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania