Panorama (Albania)

Vrasja e 15- vjeçarit në Gramsh, familjarët kundër gjykimit të shkurtuar

-

Dje është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshent­ëve të akuzuar për vrasjen e bashkëmosh­atarit të tyre, Fatjon Bici në maj të vitit 2023 në qytetin e Gramshit. Seanca në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 anëtarësh. Sakaq të pranishëm kanë qenë familjarët e të ndjerit, Bici, të cilët kanë kundërshtu­ar gjykimin e shkurtuar për autorët. Edhe gjatë seancës paraprake avokati i familjarëv­e të viktimës ka ankimuar “gjykimin e shkurtuar”. Sakaq, seanca e radhës është caktuar më datë 28 shkurt ora 14: 00 në Gjykatën e Elbasanit. Ndaj të miturve O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi rëndojnë akuzat; “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpuni­m” “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “. Për të gjitha veprat penale që rëndojnë ndaj tyre, rrezikojnë deri në 15 vite burg. Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshtit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktua­r në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë teksa hyri për ta mbrojtur. Në dosjen e prokuroris­ë, citohen mesazhet e shkëmbyera mes djemve në konflikt ku i dërgonin njëri tjetrit në ‘ snapchat’ foto të thikave dhe përforcues grushti. Sherri nuk kishte një motiv të qartë, por adoleshent­ët ishin grindur në një park lojërash e më tej i tregonin forcën njeritjetr­it ne rrjetet sociale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania