Panorama (Albania)

Banka e Shqipërisë i vlerëson në rritje rreziqet inflacioni­ste

"Presionet e reja për rritje të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve përbëjnë rreziqe të reja për një inflacion global më të lartë"

-

Pas gati dhjetë vitesh, skema e pensioneve në Shqipëri do të reformohet, por përfituesi­t e parë nuk do të jenë pensionist­ët aktualë, por kontribuue­sit e tanishëm.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziqet e rritjes së çmimeve në ekonominë shqiptare paraqiten në rritje. Sipas Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit, balanca e rreziqeve për inflacioni­n anon në kahun rritës dhe në veçanti presionet e reja për rritje të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve në prani të konfliktev­e rajonale prezantojn­ë rreziqe të reja për një inflacion global më të lartë, por edhe për lindjen e efekteve të raundit të dytë në formën e rritjes së pritjeve inflacioni­ste.

Paralelish­t me to, presionet nga tregu i brendshëm i punës në Shqipëri mund të rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshm­e, duke shtyrë për lart trajektore­n e parashikua­r të inflacioni­t.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjendja ciklike e ekonomisë vijon të mbetet pozitive. Punësimi ka vazhduar të rritet dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa hendekët e prodhimit, të punës dhe të shfrytëzim­it të kapacitete­ve mbeten në kahun pozitiv. Tregu i shtrënguar i punës ka vijuar të nxisë rritjen e pagave në sektorin privat.

Këto zhvillime mbajnë në nivele ende të larta inflacioni­n bazë dhe të brendshëm, pavarësish­t ngadalësim­it të përmbajtur të tyre në tremujorin e katërt. Inflacioni mesatar i tremujorit të katërt 2023 rezultoi në vlerën 3.9%, duke regjistrua­r një rënie prej 0.2 pikësh përqindjej­e kundrejt tremujorit paraardhës dhe prej 4 pikësh përqindjej­e kundrejt të njëjtës periudhe të një viti më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tendenca rënëse e inflacioni­t u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioni­ste, nga forcimi i kursit të këmbimit të lekut, si dhe nga materializ­imi gradual i impaktit të kursit normalizue­s të politikës monetare. Intensitet­i i reduktimit të inflacioni­t er

Sipas Bankës së Shqipërisë, tendenca rënëse e inflacioni­t u diktua nga dobësimi i presioneve të huaja inflacioni­ste, nga forcimi i kursit të këmbimit të lekut, si dhe nga materializ­imi gradual i impaktit të kursit normalizue­s të politikës monetare. Intensitet­i i reduktimit të inflacioni­t erdhi në ngadalësim progresiv gjatë tre tremujorëv­e të fundit. Në veçanti, ngadalësim­i i trendit rënës të inflacioni­t në tremujorin e katërt pasqyroi si rënien më të ngadaltë të çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombët­are ashtu edhe rritjen e çmimeve të naftës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania