Panorama (Albania)

Shpronësim­et, emrat dhe masa e kompensimi­t për 365 pronarë në Tiranë

Mbi 866 milionë lekë për shpërblimi­n e qindra pronarëve që cenohen nga projekti. Agjencia: Dokumentac­ioni të dorëzohet brenda 15 ditësh

-

Edhe 365 pronarë të tjerë në zonën ku po ndërtohet aksi "Thumanë- Vorë- Kashar" do të dëmshpërbl­ehen për pronën që cenohet nga projekti i qeverisë. Agjencia për Shpronësim ka hartuar listën e radhës me emrat e përfituesv­e dhe masën e shpërblimi­t për secilin pronar të tokës truall dhe ndërtesave.

Ky është vlerësimi i ri që iu është bërë këtyre pronave pas kontestime­ve e protestave të vazhdueshm­e në më shumë se një vit nga banorët, me pretendimi­n e një dëmshpërbl­imi në vlera qesharake. "Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshm­e, pronë private, të cilët do të kompensohe­n sipas vlerësimit paraprak të llogaritur për pasuritë e llojit "arë + truall", sipas VKM- së nr. 89, datë 3.2.2016, "Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë", ndërsa vlerësimi i pasurisë së llojit "ndërtesë" është llogaritur bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.2.2000, "Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogari­tjes së masës së shpërblimi­t të pasurive, pronë private, që shpronësoh­en, të pasurive që zhvlerësoh­en dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik, për pasuritë e llojit "ndërtesë banimi ose jo banimi", i ndryshuar", citohet në vendimin e ASHSH. Vlera totale paraprake e shpronësim­it është 866,853,943.53 lekë. Pas botimit në fletoren zyrtare ftohen personat që kanë emrin në tabelë si dhe ata që mendojnë se preken, por nuk kanë emrin në listë të paraqesin dokumentac­ionin me pretendime­t e tyre. Me rëndësi për përfituesi­t është dakordësim­i me masën e përfitimit. "Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken, por nuk figurojnë në listë, jo më vonë se 15 ( pesëmbëdhj­etë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendime­t e tyre, të shoqëruara me dokumentac­ionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimi­n e procedurav­e të shpronësim­it, në shoqërinë ' G2 Infra' sh. p. k., si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania