Panorama (Albania)

Sara flet për skenarë me ish- të dashurin: Unë, ti dhe Bardhi mund të krijonim drama këtu brenda

-

Endrik Beba teksa po bisedonte me Sara Gjordenin ka tregur se nuk ndihet aspak mirë në shtëpinë e "Big Brother VIP", pasi të gjithë banorët e shikojnë si ishi i Sarës. Modelja u shpreh se banorët duhet t'i respektojn­ë shumë sepse nuk kanë bërë skenare dhe drama për të shitur historinë e tyre, duke e lidhur me romancën e saj në "BBVIP" me Bardhin, gjë që do ua merrte vëmendjen të gjithë konkurrent­ëve të tjerë. Këngëtari tha se nuk ka hyrë në këtë shtëpi për t'u shtirur, por për të treguar veten e tij. "Këtu mua po më shikojnë si ishi i Sarës dhe jo si Endriku. Aspak, unë çfarë kisha për të bërë e bëra. S'ke nevojë që të bësh gjë jo. Jo, përderisa unë po vij te ti, domethenë që jo. Unë s'e dua këtë gjë, sepse jam shumë i lumtur që njoha një çun aq të mirë. Kam krijuar një farë miqësie dhe respekti për të", iu drejtuar Endriku, Sarës, duke kërkuar dikë që të shprehet rreth situatës aty brenda. Nga ana tjetër, modelja u shpreh se nëse do të donin aty brenda të tre ata mund të krijonin situata që do t'i mbante në shtëpi edhe më gjatë. "E ndjen këtë gjë dhe të pengon. A dëshiron që të bëj diçka për ty? Momentin që ne të dy kemi bërë një bisedë dhe unë të kam thënë që kjo gjë nuk dua të pengojë, mund të bëj diçka. Po pra, është diçka në lidhje me mua ajo që po të pengon? Unë, ti dhe Bardhi mund të shisnim histori edhe nëse do të kishim luajtur këtë…. Por, nëse do të donim ne të tre do të bënim drama, Kjo është për tu respektuar nga banorët e tjerë që do t'i linim në hije, por ata nuk e respektojn­ë këtë gjë", u shpreh ajo.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania