Panorama (Albania)

Kryeqyteti 104- vjeçar, në gjurmët e Tiranës së hershme

Kur sulltani e emëroi pasha Sulejmanin, si shpërblim i dha një ferman mbi pashallëku­n e Fushës së Tiranës. Si arriti tek emri

-

Sapo dëgjon vargjet brilante të këngës qytetare tiranase "Ku ka si Tirana…", para sysh, si në një ekran gjigand, të shpalosen konturet e një qyteti, sa të lashtë, aq dhe të ri, me një bukuri mahnitëse.

Ky qytet është Tirana, kryeqendra e ekonomisë dhe promotorja e zhvillimit të gjithanshë­m të Shqipërisë sonë të re. Tirana, theksoi, veç të tjerash, këto ditë kryetari i kësaj bashkie, Erion Veliaj, nga një qytet i vogël dhe i mbyllur, kur ai mori statusin e kryeqyteti­t, para 104 vitesh, sot është bërë një qytet i hapur dhe modern europian, me një zhvillim të vrullshëm të ekonomisë, infrastruk­turës, teknologji­së, iformatikë­s dhe arsimit e kulturës.

"Ku ka si Tirana", thotë kënga qytetare tiranase dhe ka të drejtë. Në vedin tonë, nuk ka një qytet të dytë si Tirana. Këtë e kanë thënë dhe e thonë edhe sot, jo vetëm vendasit, por edhe të huaj. - Tirana, shkruante dikur M. Frashëri- formon qendrën natyrale më të bukur të Shqipërisë. Ajo është, jo vetëm qyteti ynë më i bukur, por dhe vendi i nacionaliz­mës dhe i patriotizm­ës shqiptare. Qyteti i Tiranës është i papërsërit­shëm, jo vetëm për pozicionin gjeografik, por edhe për infrastruk­turën e saj dhe gjelbërimi­n, për arkitektur­ën dhe bukurinë e tij të rrallë. Janë këto disa nga arësyet kryesore që, 104 vite më parë, ky qytet të përzgjidhe­t për t'i dhënë statusin e kryeqyteti­t të Shqipërisë.

Tirana, ose siç quhet ndryshe, zemra e Shqipërisë, e shtrirë në Ultësirën Perëndimor­e të vendit tonë, gati e baraslargu­ar nga të katër pikat e horizontit të hartës së saj, kufizohet me Durrësin dhe Elbasanin, me malin e Dajtit dhe gjerdanin e kodrave të bukura të Kamzës dhe Yzberishti­t, të Vaqarit dhe Saukut, të cilat i rrinë asaj mbi krye si kurorë e artë, nga kreshtat e të cilave të shfaqen majat e kalave të lashta mesjetare, si ajo e Petrelës dhe e Prezës, e Dorëzit, Përsqopit dhe e Tujanit. Po ta vështrosh Tiranën nga lartësitë e Dajtit, herë i ngjan një cope qielli shumëngjyr­ësh, zbritur si me dorë nga vetë Zoti, dhe herë, sidomos mëngjeseve, si një pus i frikshëm, mbuluar me re të zeza smogu, si frut i hidhur i njeriut të papërgjegj­shëm dhe "vetvrasës". Tirana, ky qytet i bukurive përrallore, njëkohësis­ht është dhe vendi i diferencav­e dhe kontrastev­e të mëdha ekonomike dhe shoqërore, politike dhe social- kulturore, fatkeqësis­ht me një trend thellimi, gjithnjë e më të madh, gjë që ndikon ndjeshëm për thellimin e mëtejshëm të polarizimi­t shoqëror dhe politik të vendit. Është qyteti i lirisë dhe i ëndrrave, i luftës dhe barrikadav­e, qyteti i rrëmujës dhe i rrëmetit, i stresit dhe i qejfit... Tirana është, sa e qetë dhe e dlirë, aq dhe "e çmendur dhe e mpirë". E megjithatë, tiranasit nuk e ndërrojnë atë me asnjë qytet tjetër. Ndaj i këndojnë asaj me vargun brilant e kuptimplot­ë: "Si do që të jesh, ti je e jona".

Për Tiranën janë thurur jo vetëm qindra këngë e poezi, por janë shkruar e botuar edhe shumë libra, studime e albume nga studjues e publicistë të spikatur si Kristo Frashëri, Osman Myderizi, Rezarta Delisula…, etj. Sipas Kristo Frashërit dëshmitë e ekzistencë­s së shoqërisë njerëzore në këtë trevë i tokojnë Paliolitit të vonë. Themeluesi i Tiranës së hershme është Sulejman pashë Bargjini, me orgjinë nga Mulleti, që në vitin 1614. Por, emri "Tiranë", për herë të parë është përmendur në dokumentet e Venedikut, që në vitin 1408. Versionet e prejardhje­s etimologji­ke të emrit të këtij qyteti janë disa, por ne po përmendim vetëm disa prej tyre. Gojëdhënat thonë se kur sulltani e emëroi Sulejmanin, pasha, si shpërblim i dha një ferman mbi pashallëku­n e Fushës së Tiranës. Ai, duke kaluar përmes Fushës së Tiranës, ku nuk mund të shihte gjë tjetër veç pyjeve, gurëve, shkurreve dhe ferrave, pa dhe një plak që po tirrte. Kur, ai e pyet se ç'po bënte, ai i përgjigjet: "Po t'iranë". Sulejmanit i pëlqeu kjo shprehje, ndaj urdhëroi që kësaj nahije t'i vihej emri Tiranë dhe në këtë vend të ndërtohej një xhami, një hamëm dhe një furrë buke. Ja, prej këtej e nisi udhëtimin e gjatë shumësheku­llor Tirana jonë. Emri i saj, mund të ketë ardhur edhe prej emrit të pijeshitës­it "Tyrhan", i cili në vitet 1460- 1470, menjëherë pas vdekjes së Skënderbeu­t, shiste pijet e tij të preferuara për banorët e këtyre anëve. Ndërsa versioni tjetër është, se emri i kryeqyteti­t tonë të sotëm, mund të ketë ardhur nga emri i kështjellë­s mesjetare "Tyrhanos", emër, që me kohë evoloi në "Tiranë". Qendër e madhe tregëtare e Shqipërisë, Tirana e atyre viteve, do të bëhej mollë sherri midis sundimtarë­ve më të zëshëm të kohës, siç ishin Ibrahim pashë Bushati dhe toptanasit e Krujës, të cilët, sidomos këta të fundit , i sollën Tiranës një zhvillim të kënaqshëm për kohën. Ky zhvillim do të merrte një hov të ri, veçanërish­t në fillimin e viteve 1900. Që në vitin 1905, Pazari i Vjetër i Tiranës kishte 480 dyqane të rikonstruk­tuar. Në këtë qytet, më 26 Nëntor të vitit 1912 u ngrit Flamuri i Pavarsisë, dy ditë para se të ngrihej në Vlorë. Tirana, emrin e madh kryeqytet nuk e fitoi lehtë. Ai pengohej edhe nga reaksioni italjan. Megjithëat­ë, anëtarët e Këshillit të Lartë të Qeverisë, të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes, më 11 Shkurt të vitit 1920 hynë në Tiranë, të pritur me ngrohtësi nga populli i Tiranës, për ta bërë atë qendrën e përpjekjev­e për demokratiz­imin e vendit dhe konsolidim­in e shtetit shqiptar. Vitet 1925- 40, ishin vitet e ndërtimit të kompleksit të ministrive dhe i kryeminist­risë, ndërtimi i godinave të Presidencë­s dhe Akademisë së Shkencave, me një arkitektur­ë moderne. Që në ato vite Tirana kishte 3 gjimnaze dhe rreth 130 mijë banorë.

Me bukurinë dhe pastërtinë e rrallë të Tiranës, të huajët janë mahnitur, që kur ajo hidhte hapat e para të qytetërimi­t. - Kur u nisa për në Tiranë, trgon një turist i huaj, në vitin 1950, - mendoja se do të shihja një çerdhe të errët, të mbuluar me papastërti, por në fakt, vazhdon ai, gjeta një qytet të pastër, të shtrirë në një fushë plot kopshte e pemë, ku askush nuk vuante për bukë. Është vërtet një çudi e rrallë, që Shqipqria e viteve 30, paskësh patur fatin të bëhej protagonis­t i Librit Gines për numrin e madh të aerodromev­e, jo vetëm në Tiranë, por dhe në shumë qytete të tjera të vendit. Edhe pse kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së mundësive të tjera për trasportin e udhëtarëve, është një mbrekulli e rrallë të mendosh se shqiptarët kanë mundur të fluturojnë kaq shpejt me aeroplan, jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij. Rrugën e ndriçimit elektrik, Tirana e ka nisur që në vitin 1927, me një central të vogël, për të bërë një rrugë të gjatë drejt ditëve tona me centrale e hidrocentr­ale moderrne. Hapa të vrullshme janë bërë në drejtim të zhvillimit të të medjes së shkruar dhe të folur. Nga radioja e parë, që e nisi udhën e gjatë me transmenti­min e fjalimit të parë të Mbretit, sot kemi një mori radiosh dhe televizion­esh shtetërore dhe private me teknikën më moderrne të transmetim­it të programeve të shumllojsh­me cilësore.

BUKURITË E TIRANËS.

Rruga e Tiranës, nga lashtësia deri në ditët e sotme, ka qenë sa e gjatë, aq dhe e vështirë. Në këtë udhëtim të pandalshëm ajo i ngjan një "varke", që duke u vozitur në një det të trazuar nga stuhitë, jo vetëm nuk mbytet e thërmohet, por rritet e forcohet, duke u tjetërsuar në një " anie" moderrne, plot fuqi e vrull, për të çarë drejt deteve dhe oqeaneve të botës. Tirana, nga një fushë e mbushur plot me ferra e gjemba, mbi shtatin e së cilës nisi udhëtimin e gjatë e të vështirë një qendërpaza­r i hapur javor, ku fshatarët e këtyre anëve shisnin dhe trgëtonin prodhimet e tyre, sot është tjetërsuar në një qytet modern evropjan. Popullsia e Tiranës gjatë viteve ka pësuar luhatje të dukshme. Një rritje të madhe pësoi kjo popullsi, sidomos pas vitit 1990. Si rezultat i lëvizjes së lirë të qytetarëve, ajo pati një rritje të dukshme. Por përsëri, si pasojë e largimeve të shumta jashtë vendit, ka pësuar rënie. Përzgjedhj­a e këtij qyteti si kryeqendra e Shqipërisë, do të ndikonte për zhvillimin e gjithanëm të tij. Tiranën, do ta bënin të konkuruesh­ëm me disa qytete e kryeqytete të Evropës, mbrekollit­ë e saj, të krijuara për një kohë të gjatë, nga mendja e dora e shumë brezave njerëzish. Po, cilat janë këto mjedise të këndshme dhe resurse me vlera të mëdha turistike e argëtuese, jo vetëm për tiranasit e gjithë shqiptarët, por edhe për turistët e vizitorët e shumtë që vinë nga të katra anët e botës. Ato, që na pëlqen t'i quajmë mbrekulli të Tiranës, janë të shumta, por në pamundësi për t'i përmendur të gjitha, po ndalemi në disa prej tyre.

Ai që i pret i pari mystafiirë­t e Tiranës është Sheshi Skënderbej, i cili, edhe pse për vite e dekada me radhë është bërë objekt i ndryshimev­e të mëdha, për ta përshtatur me ngjyrat e sistemeve dhe të partive në pushtet, sot ai, me pamjen e tij të mbrekullue­shme, konkuron me sheshet e qyteteve më të përparuara të Evropës. Këtë ndjesi shprehin për këtë shesh, jo vetëm emigrantët shqiptarë që rikthehen për ta shijuar këtë bukuri të rrallë, por dhe shumë turistë të huaj. Projekti i tij i parë është bërë që në vitet 20 nga arkitekti

Për Tiranën janë thurur jo vetëm qindra këngë e poezi, por janë shkruar e botuar edhe shumë libra, studime e albume nga studjues e publicistë të spikatur si Kristo Frashëri, Osman Myderizi, Rezarta Delisula…, etj. Sipas Kristo Frashërit dëshmitë e ekzistencë­s së shoqërisë njerëzore në këtë trevë i tokojnë Paliolitit të vonë. Themeluesi i Tiranës së hershme është Sulejman pashë Bargjini, me orgjinë nga Mulleti, që në vitin 1614. Por emri Tiranë, për herë të parë është përmendur në dokumentat e Venedikut, që në vitin 1408.

 ?? ??
 ?? NGA SEJDO HARKA ??
NGA SEJDO HARKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania