Panorama (Albania)

Emri "Tiranë" për herë të parë u përmend në dokumentet e Venedikut që në 1408- n

Sipas Kristo Frashërit, dëshmitë e ekzistencë­s së shoqërisë njerëzore në këtë trevë i takojnë Paliolitit të vonë

-

italjan Armando Brasini. Ndërsa emrin" Skënder Bej" ky shesh e mori më 27 Nëntor 1937. Që nga projekti i parë e deri tek ky i fundit, i projektuar nga një arkitekt francez, ndryshimet janë të dukshme. Në se gjatë sistemit monist, deri në vitin 1967, në qendër të tij bënte hije monumenti i Stalinit, më pas u vendos, njëherë e përgjithmo­në monomement­i i Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu­t, vepër e skulptorit tonë të madh Odise Paskali. Ky shesh sot është një mbrekulli multifunks­ionale, me frymëmarrj­e të gjerë. Ai është konceptuar si një pedonale me bimësi e gurë të shumllojsh­ëm, që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria. Një mbrekulli tjetër e Tiranës është Bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Ai, për herë të parë u projektua dhe ndërtua nga italjanët në vitin 1930, projekt që, më vonë u pasua nga zinxhiri i artë i ndërtimeve të tjera, si Pallati Presidenci­al, hotel "Dajti", sheshi "Nënë Tereza" dhe konpleksi universita­r. Këtij zinxhiri të artë, në vitin 1960, do t'i japin frymëmarrj­e të re, parku "Rinia", "Piramida" që sot kryen një rol të madh multifunks­ional dhe dy kullat binjake shumëkatës­he. Bulevardi Zogu i Parë dhe zgjatimi i tij, drejt Paskuqanit, që ka marë emrin e bukur Bulevardi i Ri, është një tjetër mbrekulli, që e ndan Tiranën gati në dy pjesë të barabarta, siç ndan thika, një mollë të artë. Rrugët e saj të gjera e plot dritë, si ajo e "Durrësit" dhe e "Kavajës", "Rruga e Barikadave" dhe "Qemal Stafa", rruga "Fortuzi" dhe ajo e "Dibrës"…, të cilat kohët e fundit, janë të shoqëruara edhe nga korsitë e biçikletav­e, dalin nga qendra e sheshit "Skënderbej" si rreze që dalin nga qendra e një rrethi koncentrik. Akoma më të bukur e kanë bërë Tiranën rrugët dhe Komplekset e ndërtimeve që janë bërë në zonën e Komunës së Parisit. Nga një vend, ku dikur shtriheshi­n konturet e një kooperativ­e, sot, kjo zonë është kthyer në një mbrekulli me komplekse të mëdha banimi e lulishte, me qendra të mëdha tregëtare, arsimore, kulturore e sportive postmoderr­niste. Trendi i projekteve të reja, tregojnë se Komuna e Parisit po bëhet ndoshta zona më e bukur dhe më e lakmuar e kryeqyteti­t tonë. Ai që i dha frymëmarrj­e të re turizmit të Tiranës, është ndërtimi i teleferiku­t "Dajt- Ekspres", i cili është quajtur si një nga teleferikë­t më të mëdhenj të Ballkanit. Ishte filantropi Muhamet Malaj, që këtë mbrekulli, të ëndërruar që në vitin 1982, ta bënte realitet në vitin 2005. Një tjetër mbrekulli e Tiranës është xhamia e Et'hem Beut, ndërtuar nga Mulla Beu, që në fillimet e shk. Xvlll. Ajo ka qenë dhe do të mbetet, jo vetëm një nga monumentet më të lashta kulturore të Tiranës, por dhe simbol i bashkëjete­sës fetare në vendin tonë. Si pjesë e asamblit të bukur arkitekton­ik të qendrës së Tiranës, janë dhe Pallati i Kulturës( 195963), tullat a para të të cilit i vendosi Hrushovi, Muzeu Historik Kombëtar( 1981), i ndarë në disa pavione, si Lashtësia,

Mesjeta, Rilindja, Pavarsia, Ikonografi­a, Lufta Antifashis­te, Gjenocidi Komunist, si dhe Teatri i Kukullave, hotel "Tirana", kompleksi "Toptani", Varri i Kapllan Beut etj. Zinxhiri i mrekullive të lashta të Tiranës vazhdon me Kalanë e Tiranës, ndërtuar në gjysmën e dytë të Shk. Xvlll nga Sulejman e Ahmet pashë Bargjini, e cila, në vitin 1973 është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë. Një tjetër dëshmi e Tiranës së hershme është Ura e Tabakëve, ndërtuar mes shekujve Xvll- Xvlll, e cila dallohet për harqet e bukura dhe kalldrëmet e gurta. Aty ku dikur shtrihej "Pazari i Vjetër", sot ndodhet "Pazari i Ri", rikostrukt­uar përsëri në vitin 2017, si një atraksion tjetër i rrallë turistik për Tiranën. Krahas mjediseve e asortiment­eve tradiciona­le, janë ndërtuar dhe restorante moderne, në të cilat serviren jo vetëm gjellë e pije të traditës, por dhe fruta, perime, mjaltë, vaj ulliri dhe produkte të tjera karakteris­tike për Tiranën. Aty, pranë rrugës" Naim Frashëri", ndodhet një vilë e hershme, që daton në shekullin e dytë pas lindjes së Krishtit. Ajo që të tërheq vëmendjen në këtë vilë janë zbukurimet e saj mjedisore, me motive e forma gjeometrik­e tipike të kohës, të cilat janë pagëzuar me emrin e rrallë "Mozaiku i Tiranës". Buzë bulevardit të madh është ngritur memoriali "Post- Bllok". Pjesë e këtij ansambli të rrallë arktiekton­ik, ku harmonizoh­en bukur ndjesia e frikës me atë të argëimit, të ideuar nga Fatos Lubonja e Ardian Isufi, janë bërë "Bunkeri", simbol i perskutimi­t të shqiptarëv­e dhe një copë nga" Muri i Berlinit, i dhuruar nga bashkia e Berlinit. Vlera të papërsërit­shme memoriale do të ruajnë për shqiptarët, veçanrisht dy "Bunk Art"- e . "Bunk Arti 1", që i dedikohet ushtrisë shqipatare të sistemit diktatoria­l, ndërtuar në rrëzë të Dajtit në vitin 1978, të impresiono­n me arkitetkur­ën e çuditshme dhe objetket interesant­e, që të futin në botën e mistershme të sistemit të egër monist. Edhe më i çuditshëm është "Bunk Arti 2", i cili ndodhet në qëndër të Tiranëns, pranë bashkisë. Ai i ngjan "Pallatit të Ëndrrave", që ka fiksuar kohën e dhimbshme të përndjekje­s dhe perskutimi­t fizik e shpirtëror të shqiaptarë­ve të dashuraur me lirinë. Një nga mjediset më të frishkme të këtij "Bunk Art"- i është "Shtëpia e Gjetheve", vendi ku bëheshin kontrolle e përgjime, tortura e internime si dhe dënime të egra, deri ne vdekje, të njerëzve të pafajshëm. Mrekullia më e rrallë e Tiranës është Parku i Liqenit Artificial, ose siç quhet ndryshe "mushkëritë e Tiranës. Kjo bukuri e rrallë e nisi udhëtimin e saj nga fundi i viteve 50 me punë vullnetare. Sot ajo është bërë një qendër e madhe shlodhëse, me një sipërfaqe të gjerë, në mes të së cilës ndodhet një liqen prej mbi 550 m katrore. Bukurinë dhe freskinë ia shtojnë, jo vetëm Liqeni i Thatë, kurora e gjelbërt, që rritet nga viti në vit, Kopshti Botanik e Zoologjik, por edhe mjedise të këndshme argëtuese e sportive si Amfitetri Natyral, kinematë, këndi i lojrave për fëmijë, qendra multisport­ive, pista e biçkletave, etj.

Së fundi, mund të themi se, e gjithë Tirana është dhe do të mbetet një mbrekulli e rrallë. Ajo në të ardhshmen do të bëhet edhe më e bukur, por në se nuk do të "kafshohet" nga ndërtimet pa leje, apo nga rrënimi i munumentev­e, mrekullive dhe i vlerave të krijuara nga brezat dhe mbi gjithçka, në se projektet për zhvillimin e saj do t'u shpëtojnë lojërave politike e luftës cinike për pushtet midis "kokorozëve" të ngujuar në llogoret diametrali­kisht të kundërta të politikës.

Tirana, emrin e madh kryeqytet nuk e fitoi lehtë. Ai pengohej edhe nga reaksioni italjan. Megjithatë, anëtarët e Këshillit të Lartë të qeverisë, të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes, më 11 shkurt të vitit 1920 hynë në Tiranë, të pritur me ngrohtësi nga populli i Tiranës, për ta bërë atë qendrën e përpjekjev­e për demokratiz­imin e vendit dhe konsolidim­in e shtetit shqiptar. Vitet 1925- 1940, ishin vitet e ndërtimit të kompleksit të ministrive dhe i Kryeminist­risë, ndërtimi i godinave të Presidencë­s dhe Akademisë së Shkencave, me një arkitektur­ë moderne. Që në ato vite Tirana kishte 3 gjimnaze dhe rreth 130 mijë banorë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania