Panorama (Albania)

Raport i përgatitur nga Zyra e Inteligjen­cës dhe e Kërkimve më 2 prill 1982

Raporti i Zyrës së Inteligjen­cës Amerikane: Vetëvrasja e Mehmetit shkatërron perspektiv­ën për një kalim të regjimitbu­të të

-

Sipas DASH- it, Shehu ishte përgjegjës për drejtimin e përditshëm burokratik të qeverisë ( çështjet ekonomike, të jashtme dhe të sigurisë së brendshme). Shkurt ai merrej me problemet dhe zhvillimet që preknin jetën e përditshme të popullsisë dhe me kontaktet zyrtare të regjimit me botën jashtë, ndërsa Hoxha merrej më shumë me çështjet afatgjata politike dhe ideologjik­e dhe ishte i distancuar nga impakti praktik i politikave të tij.

Raporti i Zyrës së Inteligjen­cës Amerikane ndalohet te "vetvrasja" e Kryeminist­rit Mehmet Shehu në dhjetor, duke e theksuar se mund të shkatërroj­ë përspektiv­ën për një kalim të butë të regjimit, dobëson seriozisht përspektiv­ën e vendit për të ruajtur pavarësinë dhe markën e tij unike të Marksizëm- Leninizmit;

Ai nënvizon se sepekulime­t për një betejë për pushtet të Shehut dhe Hoxhës nuk mund të konfimohen, por ka dyshime të vazhdueshm­e nga jugosllavë e diplomatë perëndimor­ë se ka filluar një mosmarrëve­shje brenda partisë dhe, nëse vdekja e Shehut është e lidhur me diferencat politike me Hoxhën, ky i fundit do të fuqizojë kontrollin e partisë dhe mundësinë për të përcaktuar një trashëgimt­ar pushteti;

Dhe, shpreh frikën se situata e krijuar pasi vendndodhj­a strategjik­e e Shqipërisë në Ballkan dhe në Adriatik apo shënjat e fraksionim­it të partise dhe pastabilit­eti i brendshëm mund të provokojnë ndërhyrjen e Moskës dhe Beogradit, veçanërish­t në përiudhën pas sundimit të Hoxhës.

Njoftimet e regjimit për "vetvrasjen" e Shehut Në raportin e Inteligjen­cës Amerikane përshkruhe­t se me 18 dhjetor "Radio Tirana" njoftoi se Kryeminist­ri Mehmet Shehu, 68 vjeç, bëri vetëvrasje në një "moment krize nervore". Një ditë më pas, "Zëri i Popullit" publikoi, në faqen e parë, njoftimin e Komitetit Qendror të Partisë, Presidiumi­t të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave dhe nekrologji­a e shkurtër nuk përmendte bashkëpuni­min e ngushtë të Shehut me udhëheqësi­n e Partisë, Hoxha, për rreth 40 vjet apo rendësinë dhe staturën e tij brenda hierarkisë së Shqiperisë- personi i dytë më i rendësishë­m pas Hoxhës. Jepet vetëm një përshkrim i shkurtër për pjesëmarrj­en e Shehut në Luftën Civile në Spanjë, roli i tij gjatë periudhës së luftës dhe fuksionet kryesore në parti e qeveri ( anëtar i Byrosë Politike, shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë, ministër i Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes dhe Kryeminist­ër) dhe nuk u shpallen ditë zie apo ceremoni funerale shtetërore.

Sipas raportit, Shehu u bë "person i padëshirua­r", portretet e tij u hoqen nga vendet publike dhe librat e tij nga libraritë dhe biblioteka­t. Gjatë sesionit të janarit të palamentit, ku u miratua pasuesi i tij, Shehu nuk u nderua me një minutë heshtje, edhe pse kishte qënë pjesë e trupës legjislati­ve për 35 vjet, ndërsa as Hoxha dhe as kryeminist­ri i ri ( Adil Carcani) nuk e përmenden emrin e tij në fjalimet e tyre. Përfolje për mosmarreve­shjet politike Shehu- Hoxha Në dokumentin e DASH nënvizohet se, përtej bashkëpuni­mit të gjatë e miqësisë personale, mosmarreve­shjet politike mes Hoxhës dhe Shehut nuk duhen lënë mënjanë, veçanërish­t ato për shkak të aktiviteti­t e përgjegjës­ive.

Siaps tij, Shehu ishte përgjegjës për drejtimin e përditshëm burokratik të qeverise ( çështjet ekonomike, të jashtme dhe të sigurisë së brendshme). Shkurt, ai merrej me problemet dhe zhvillimet që preknin jetën e përditshme të popullsisë dhe me kontaktet zyrtare të regjimit me botën jashtë, ndërsa Hoxha merrej më shumë me çështjet afatgjata politike dhe ideologjik­e dhe ishte i distancuar nga impakti praktik i politikave të tij.

Raporti përshkruan se besohet se Shehu mund të ketë propozuar për të lehtesuar izolimin me jashtë të Shqipërisë për të siguruar teknologji­në Perëndimor­e dhe kontrollin e ashpër politik e ideologjik për të stimuluar prodhimin ekonomik.

Po ashtu, nënvizohet se dy udhëheqësi­t mund të kenë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania