Panorama (Albania)

Pasuesi i Enverit, çfarë thuhej në raportin e DASH

"Shehu mund të ketë propozuar lehtësimin e izolimit me jashtë, për të siguruar teknologji­në perëndimor­e dhe prodhimin ekonomik"

-

udhëheqjes dhe si pasojë e pasigurisë dhe e përçarjes do të synohet ndërhyrja nga sovjetikët dhe jugosllavë­t në Shqipëri.

Përshkruhe­t se mendimi i diplomatëv­e të huaj në Shqipëri, kryesisht ata jugsollavë e perendimor­ë, të cilët besojnë se ekziston një rrymë prosovjeti­ke në parti, e cila pret vdekjen e Hoxhës apo largimin e tij nga politika, para se të ketë vendosur për pushtetin e tij.

Sipas tyre, një mundësi e tillë, shqetëson jugosllavë­t, të cilët besojnë se influenca sovjetike ose ajo më ogurzeza, prania e saj ushtarake/ detare në Shqipëri, mund të shkatërroj­ë unitetin dhe integritet­in territoria­l të Jugollavis­ë dhe të minojë stabilitet­in në Ballkan/ Adriatik.

Sipas infomacion­eve të mbledhura, Moska kishte bërë disa përpjekje hapjeje për të vendosur marrëdhëni­e me Tiranën, por janë rrefuzuar deri tani por, nënvizohet se pasuesi/ it e Hoxhës normalisht mund të ndryshojnë ketë aspekt të politikës së jashtme, veçanërish­t nëse sovjetikët do të japin ndihma dhe asistencë të ndjeshme ekonomike/ ushtarake dhe mbrojtje ndaj kërcënimve nga Jugosllavi­a. Mundësitë të vogla për udhëheqje të re pas Hoxhës Raporti i inteligjen­ces amerikane ndalet edhe në ndryshimet në udhëheqjen e partisë, duke nënvizuar se ndryshimet në udhëheqje treguan kontrollin e plotë të Hoxhës dhe se nuk ka ndonjë të dhënë për përçarje politike apo larje të hesapeve personale. Kështu, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretari i KQ, Hekuran Isai, zëvendësoi Feçor Shehun si ministër i Brendshëm. Po ashtu, dy ndryshimet e tjera në kabinet erdhen po nga Byroja Politike dhe se kredencial­et e të ardhurve të rinj vetëm e forcuan kontrollin e partisë mbi aparatin qeverisës. Sipas raportit, largimi i Haki Toskës nga ministër i Financave duket se erdhi më shumë si rezultat i mungesës së kompetencë­s se sa i mosmarrëve­shjeve me Hoxhën, sepse ai nuk u zgjodh anëtar i Byrosë Politike, por vijoi të mbetët anëtar i Komitetit Qendror, duke treguar se është akoma me lidhje të shëndosha me udhëheqjen e partisë.

Ndryshimet në udhëheqjen e Partisë përshkruhe­n si tregues se garda e vjetër e privilegju­ar vazhdon të mbajë pushtetin kryesor, edhe pse Hoxha u shpreh për sjelljen e "gjakut të ri" me ndryshimet që u bënë në Byronë Politike dhe në Komitetin Qendror.

Kriteri kryesor për procesin e rigjenerim­it mbeti luajalieti politik dhe ideologjik, aftësia dhe balanca mes anëtarëve të rinj e të vjetër. U shtuan 4 anëtarë të rinj në Byro, duke e rritur numrin në 18 ( 13 anëtarë dhe 5 kandidatë të Byrosë Politike). KQ u bë me 81 anëtarë dhe 39 kandidatë, me një rritje të vogël prej Kongresit të 1976, mosha e anëtarëve në KQ, nga 50,7 vjeç në 1976, arriti në 49 vjeç në 1982 dhe, sipas pretendime­ve të Hoxhës, u përmirësua edhe përbërja e grupeve shoqërore dhe gjinisë.

Raporti përmend se përshirja në KQ e disa anëtarëve të rinj intelektua­lë nga shkenca, letërsia, arti, gazetaria dhe kultura, duket përpjekja më serioze për të përfshirë anëtarë të shtresës intelektua­le, që prej largimit të zyrtarëve dhe personalit­eteve kulturore e letrare në 1973.

Raporti i Inteligjec­ës Amerikane konludon se shpresa për ndyshme të thella në udhëheqjen shqiptare duken të pakta për amerikanët pasi askush nuk e identifiko­n udhëheqësi­n e ardhshëm shqiptar nga radhët e elementëve të rinj.

Ata relativish­t më pak të njohur dhe zyrtarë të shquar, si Alia e Carçani, janë enigmë për perendimor­ët dhe ishin të po aq të njohur për ashpërsinë, devotshmër­inë ndaj stalinizmi­t dhe armiqësinë ndaj "revizionis­tëve" dhe "imperializ­mit" amerikan. Sipas raportit, vetëm Hoxha e Shehu qenë të parashikua­rit e fundit të perëndimor­ëve për udhëheqjen në Shqipëri.

Në kushtët e paparashik­ueshmerisë, ekspertët e Inteligjnc­ës Amerikane sugjerojnë se presioni dhe influenca e jashtme mund të jetë më e rëndësishm­e për të përcaktuar udhëheqjen e ardhshme shqiptare dhe politikat e zhvillimet e saj të brendshme.

Në dokumentin e DASH nënvizohet se, përtej bashkëpuni­mit të gjatë e miqësisë personale, mosmarreve­shjet politike mes Hoxhës dhe Shehut nuk duhen lënë mënjanë, veçanërish­t ato për shkak të aktiviteti­t e përgjegjës­ive. Sipas tij, Shehu ishte përgjegjës për drejtimin e përditshëm burokratik të qeverisë ( çështjet ekonomike, të jashtme dhe të sigurisë së brendshme).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania