Panorama (Albania)

1.2 miliardë paund, Junajtid skuadra më e shtrenjtë në Europë

Dominojnë anglezët, nuk është llogaritur vera e fundit

-

Një raport i UEFA- s ka zbuluar se Mançester Junajtid ka skuadrën më të shtrenjtë të ndërtuar ndonjëherë, e vlefshme deri në fund të vitit financiar 2023.

Raporti analizoi shifrat nga klubet e nivelit më të lartë në të gjithë Europën ( pa përfshirë verën e fundit) dhe zbuloi se lojtarët e "djajve të kuq" kanë kushtuar në total 1.21 miliardë paund sipas shifrave që janë paguar për transferim­et e tyre. Tre klube të tjera, Siti, Çelsi dhe Reali i Madridit - gjithashtu kishin skuadra që kushtuan mbi 1 miliard euro në fund të vitit më të fundit financiar. Siti zë vendin e dytë në klasifikim me skuadrën e tyre që kushton 1.286 miliardë euro ( 1.1 miliardë paund), e ndjekur nga Çelsi 1.084 miliardë euro ( 927 milionë paund) dhe Reali, 1.031 miliardë euro ( 882 milionë paund). Shpenzimet e mëdha të Sitit u justifikua­n me triumfin në tripletën historike të sezonit të shkuar, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Çelsin. Blutë kanë shpenzuar mbi 1 miliard paund që kur Tod Bohli mbërriti në klub pak më pak se dy vjet më parë, por e mbyllën në vendin e 12- të sezonin 2022- 2023, dhe mbeten në mes të tabelës përsëri këtë vit nën drejtimin e Mauricio Poçetinos. Tre vendet e para në listën e UEFA- s zihen të gjitha nga klubet angleze, dhe gjashtë ekipe të tjera të Premier Ligës gjithashtu përfshihen në "top 20" kur bëhet fjalë për kostot e transferim­eve. Liverpuli 905 milionë euro ( 774 milionë paund) dhe Arsenali 890 milionë euro ( 761 milionë paund) janë respektivi­sht në vendin e gjashtë dhe të shtatë, me Totenhemin në vendin e nëntë, Njukasëlli­n në vendin e 12- të, Aston Vilën në vendin e 15- të dhe Uest Hemin në vendin e 17të. Njukasëlli ka një skuadër më të shtrenjtë se Bajerni i Mynihut, i cili renditet në vendin e 13- të, pasi ka transferua­r lojtarë si Bruno Guimaraesh dhe Aleksander Isak në dritaret e fundit të transferim­eve. Megjithatë, ky raport nuk merr parasysh 100 milionë paundët që gjigantët gjermanë i paguan Totenhemit për transferim­in e Herri Kejnit në gusht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania