Panorama (Albania)

Finalen Çelsi- Liverpul do ta gjykojë Kavano, "armiku" i Klopit

-

Është përcaktuar arbitri është i finales së Kupës Karabao mes Çelsit dhe Liverpulit. Shoqata e Arbitrave ka shpallur përzgjedhj­en e zyrtarëve për finalen, e cila do të zhvillohet në "Uembli" më 25 shkurt. Megjithatë, identiteti i arbitrit nuk ka gjasa të kënaqë menaxherin e Liverpulit, Jyrgen Klop pas incidentev­e të mëparshme që ka pasur me të. Arbitri kryesor është Kris Kavano, me të cilin Klop nuk ka një histori të bukur. Gjermani u zemërua kur Kavano nuk arriti të akordonte penallti për Liverpulin gjatë barazimit 1- 1 me Arsenalin në "Anfield" më 23 dhjetor. Trajneri i Liverpulit ishte i bindur se skuadra e tij duhej të kishte fituar një penallti për një prekje me dorë në zonë nga kapiteni i Arsenalit, Martin Odegard. Pas ndeshjes, Klop tha: "Situata e penalltisë është një situatë e çuditshme, nuk e di nëse arbitri mund ta shohë atë, por ju e shikoni dhe nuk jam i sigurt se si mund të thoni se nuk është penallti". Klop ishte gjithashtu kritik ndaj Kavano në konferencë­n e tij për shtyp pas ndeshjes. Ai tha: "Nuk e pashë gjatë ndeshjes, e pashë më pas dhe mendoj se të gjithë jemi dakord që ishte hendboll. Por unë gjithmonë pres derisa zoti Dermot ( Gallager) ta shpjegojë atë të nesërmen ( në rolin e tij si analist televiziv). Ai do të gjejë një mënyrë për të më shpjeguar pse nuk ishte hendboll". Në shkurt 2021, Klop u zemërua pasi Kavano i akordoi një penallti Evertonit kundër Liverpulit në derbi. Incidenti kishte të bënte me faullin e Arnoldit ndaj Kalvert- Ljuin. Ai tha pas ndeshjes se askush nuk mendonte se ishte një penallti. Në dhjetor 2021, Klop u zemërua për një karton të kuq të Robertsoni­t në barazimin 2- 2 me Totenhemin. Kavano ishte në VAR, ndërsa Liverpuli protestoi edhe për një karton të kuq të munguar ndaj Kejnit.

Ashuorth, Junajtid- Njukasëll pritet të arrijnë akordin në fillim të javës

Mançester Junajtid dhe Njukasëlli pritet të arrijnë një marrëveshj­e për Den Ashuorth që në fillim të javës së ardhshme, raporton "Mail Sport". Një ofertë zyrtare nga "djajtë e kuq" është duke u përgatitur për drejtorin sportiv dhe një përfundim i shpejtë i kësaj historie është preferenca e të gjitha palëve. Gjithçka do të formalizoh­et në rast se Junajtid vendos të paguajë kompensimi­n e prishjes së kontratës me drejtorin sportiv të Njukasëlli­t. Shefi i "qymyrxhinj­ve" është në krye të listës së pronarit të ri të "djajve", Sër Xhim Retklif, për të kryesuar drejtimin e ri të futbollit në "Old Trafford", megjithëse ende nuk është bërë asnjë qasje zyrtare. 52- vjeçari është i hapur për të eksploruar mundësinë për t'u bashkuar me Mançester Junajtidin. Njukasëlli po përgatitet për një ofertë zyrtare, por pagesa e një Junajtid do ta dëshironte atë të ulej në zyrën e drejtorit sportiv që këtë verë, për të mbikëqyrur rinovimin e transferim­eve të tyre pasi "INEOS" të marrë kontrollin mbi operacione­t e futbollit. Ish- drejtori teknik i Brajtonit, i Uest Bromuiçit dhe Drejtor i Zhvillimit Elitar në Federatën Angleze, ku ai ka punuar përkrah trajnerit të kombëtares, Garet Sauthgejt, ish- mësuesi i Edukimit Fizik, i cili nuk arriti dot të ndjekë ëndrrën e tij për t'u bërë një futbollist, konsideroh­et si drejtori më i mirë sportiv në Angli. Te Brajtoni ai transferoi Kaisedon ( 4.5 milionë paund), Kukurejën ( 15.4 milionë paund), Trosardin ( 15 milionë paund), Mek Alisterin ( 7 milionë paund), Mitoman ( 2.7 milionë paund) dhe Lamptejn ( 4 milionë paund). Ndërsa te Njukasëlli ka transferua­r emra si Isak ( 63 milionë paund), Tonali ( 55 milionë paund), Gordon ( 45 milionë paund), Barns ( 39 milionë paund), Livramento ( 36 milionë paund) dhe Botman ( 35 milionë paund).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania