Panorama (Albania)

Turam: Fle 14 orë në ditë, dua të bëhem si Benzema

"Unë buzëqesh, Inzagi më ka mësuar si të lëviz"

-

A të ndihmon buzëqeshja të jeni më të fortë?

Nuk e di. Ka shumë karaktere të ndryshme dhe është nevoja e të gjithëve për të qenë një skuadër e madhe. Por kur isha më i vogël, njerëzit nuk e kuptonin dhe nuk e vlerësonin mënyrën se si isha unë.

Ndoshta sepse ishit djali i një futbollist­i të pasur dhe të famshëm?

Jo të gjithëve iu pëlqente alegria ime dhe gjithmonë bënin krahasime. Të rritesha pranë babait tim në karrierë ishte bukur, por nuk ka qenë kurrë një avantazh.

Ky Inter është i lumtur sepse fiton apo fiton se është i lumtur?

Të dyja. Ne dashurojmë të luajmë përkrah njëri- tjetrit. Jemi një grup i bashkuar. Unë kam ardhur këtu në verë, por më duket sikur kam gjithë jetën.

Kur i bëtë një shaka Pavarit në dhjetor, e dashura juaj shkroi se ende nuk kemi parë asgjë. Pse?

Si fillim dua të qartësoj se ajo nuk ishte e dashura ime, por kushërira ime. Më njeh mirë dhe e di çfarë njeriu jam.

Nëse ju jeni gjithmonë i buzëqeshur, Lautaro duket sikur është duke shkuar në luftë. Mendon se edhe ju duhet të jeni pak i "keq" si ai?

Jo. Ndoshta duhet që Lautaro të qesh pak më shumë ( qesh).

Ju jeni një sulmues pak jo normal. Është vetëm sezoni i dytë që luani në këtë

rol? Si përshtaten­i kaq shpejt?

Që kur isha i vogël të gjithë më thoshin se një ditë do të isha sulmues kryesor, por nuk më pëlqente shumë. Doja të isha lojtar krahu, të dribloja dhe të merrja shumë topa. Vitin e kaluar në fillimin e sezonit pata një diskutim me tim atë dhe vendosa që të isha sulmues i parë.

Megjithatë, nuk jeni një 9 klasik. Mund të themi që inspirohen­i nga Benzema?

Më pëlqen shumë Benzema. Sigurisht që nga ai jam inspiruar në karrierën time. Një ditë dua që të arrij nivelin e tij. Do të provoj ta arrij.

A e ndjeni që jeni rritur që nga koha kur keni ardhur tek Interi?

Kam mësuar shumë dhe shpresoj që të mësoj. Mund të rritem në të gjitha aspektet: Në driblime, vrap, mbrojtje, goditje. Qëndroj shpesh pas stërvitjes për të provuar gjithçka, por edhe analizoj videot.

Inzagi si ish- sulmues a ju ka përmirësua­r në diçka specifike?

Jam përmirësua­r shumë në pozicionim­in pa top, sepse këtu në Itali punohet shumë taktikisht dhe mësohen lëvizjet për të ndihmuar shokët e skuadrës.

Po në shkollë mësonit?

Isha shumë mirë. Kam bërë shkollën amerikane dhe për tim atë ishte më e rëndësishm­e sesa futbolli. Sigurisht që ai mendonte kështu sepse askush nuk e parashikon dot nëse do të bëhesh lojtar profesioni­st apo jo.

Cilat lëndë ju pëlqenin më shumë?

Gjuha dhe gjuhët e huaja si anglisht dhe italisht. Edhe historia.

Është e vërtetë që flisni më shpesh me Henrinë sesa me babanë tuaj?

Flas shpesh. Më jep shumë këshilla për jetën, jo vetëm për futbollin.

E ndjeni që fitoret ndaj Juventusit dhe Romës kanë spostuar ekuilibrat e titullit dhe tani jeni më pranë edhe pas humbjes së bardhezinj­ve me Udinezen?

Mendoj se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishm­e për titullin kampion. Por do të shohim në fund se çfarë mund të bëjmë. Ka ende ndeshje të rëndësishm­e dhe ne do të tentojmë të marrim 3 pikët gjithmonë.

Është rastësi që ndeshjet e tua më të mira dhe golat e rëndësishë­m kanë ardhur ndaj Romelu Lukakut?

Është thjesht një rastësi. Nuk mendoj se asisti kundër Juventusit në ndeshjen e parë nuk ishte i rëndësishë­m. Për mua, asistet janë të vlefshëm po aq sa golat.

Edhe autogolat e kundërshta­rëve duket se nuk janë rastësi?

Jo. Jam duke mësuar që të jem më i "keq" në zonën e rreptësisë dhe për të sulmuar portën në mënyra të ndryshme. Kanë qenë dy devijimet e mbrojtësve herën e fundit dhe shpresoj që herën tjetër ta godas vetë.

Tani po afron edhe Championsi. A po vini në momentin më të mirë?

Po. Do të provojmë të jemi gati në çdo ndeshje. Kjo e kësaj here do të jetë shumë e vështirë. Është një rival i fortë dhe parashikoj ndeshje të bukur.

Alegri ka thënë se është mrekulluar nga rendimenti juaj. Jeni befasuar edhe ju apo mendoni që thjesht ju nënvlerëso­nin më parë?

Unë nuk mendoj asgjë. Kur erdha tek Interi nuk dëgjova dhe nuk lexova fare çfarë thoshin të tjerët. Erdha vetëm për të ndihmuar ekipin. Kisha folur me Auzilion edhe 2 vite më parë, por u dëmtova dhe nuk u transferov­a atëherë. Për mua kishte rëndësi ajo që mendonte ai

Ju lojtarët mendoni edhe për botën përtej futbollit apo profesioni juaj ecën shumë shpejt?

Jo. Tani me rrjetet sociale gjithçka ecën, por mësojmë dhe kuptojmë gjithçka ndodh përtej futbollit.

Keni folur me mikun tuaj Menjo, i cili doli nga fusha e lojës kundër Udinezes për kore raciste?

Kam folur me të. Ajo që i ndodhi ishte diçka shumë e shëmtuar, por nuk është diçka e re. Të dilte nga fusha ishte gjesti i duhur, edhe i skuadrave që e ndoqën. Shpresoj që të mos ndodhin më të tilla gjëra.

Vëllai juaj Kephren është mesfushor i Nizës. E konfirmoni që është më i fortë sesa ju?

Po. Është më i fortë.

Mund të luajë në Serinë A apo në Premier Ligë?

Mund të luajë kudo. Për mua është një lojtar që mund të bëjë mirë në Itali, por edhe në Angli. Futbolli italian nuk është më pak i fortë.

Idhulli juaj i fëmijërisë është Fenomeni Ronaldo. A keni folur ndonjëherë me të?

Jo. Por nëse një ditë do të më rastis ta takoj apo të flas do t'i them vetëm diçka: Faleminder­it për gjithçka ke bërë për futbollin.

Franca në Europian është si Interi, në kuptimin që ka presion për të fituar?

Nuk mendoj kështu. Në vitin 2021 nuk shkoi ashtu siç duhet. Jemi një grup i rinj lojtarësh dhe të tjerët janë forcuar.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania