Panorama (Albania)

Berisha, Ramës: Diktator që do shkatërrim­in e opozitës

“Vdekja e Navalnyt, 1 minutë heshtje për këtë luftëtar të lirisë” “Të shpëtojmë Shqipërinë”, ish- kryeminist­ri: 20 shkurti, dita e të gjithë shqiptarëv­e që do t’i dalin zot k ombit nga shkatërrim­i

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e djeshme në “rrugën e shpresës” u kërkoi të pranishmëv­e që të mbajnë 1 minutë heshtje për vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalny.

Berisha e quajti Navalnyn luftëtarë të lirisë dhe frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturav­e dhe regjimeve putiniste. “Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestar­e dhe qëndrestar­ë, misionarë të vërtetë të dinjitetit njerëzor, të guximit, kurajës, misionarë të shpresës dhe të ardhmes tonë. Një përshëndet­je të përzemërt ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që shohin 20 shkurtin si ditën e ngadhënjim­it, si ditën e triumfit të dinjitetit të qytetarit shqiptar, triumfit të Shqipërisë dhe kombit tonë. Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatoria­l, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt. Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navalny do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij. Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturav­e, regjimeve putiniste kudo që ndodhen”, - u shpreh Berisha. Edhe dje, mbështetës­it e ish- kryeminist­rit Sali Berisha kanë protestuar para banesës së tij. Në fjalimin drejtuar para simpatizan­tëve, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit që do të zhvillohet para Kryeminist­risë në orën 17: 30. Berisha tha se qytetarët duhet të protestojn­ë për uljen e çmimeve dhe për rritjen e pagave, teksa nuk i kurseu akuzat për korrupsion ndaj kryeminist­rit

Edi Rama. Kreu demokrat apeloi se 20 shkurti është dita e të gjithë shqiptarëv­e që zotohen t’i dalin për zot kombit nga ky shkatërrim. “Berisha shprehet se sot shqiptarët janë njerëzit me të përçmuar të Ballkanit, Evropës dhe me gjerë. Regjimi që sundon Shqipërinë, kontrollon vullnetin dhe votën tonë. Shkatërron çdo ëndërr, mundësi dhe alternativ­ë ndryshimi. Si asnjë komb tjetër ne përjetojmë një

mobokraci, një diktaturë bande. 20 shkurti është dita të marrim Shqipërinë në dorë, është dita ti dalim vetes tonë, është dita të vendosim në piedestal dinjitetin tonë, është dita të ndahemi përgjithmo­në nga tiranë, të cilët përçmojnë dhe shkelmojnë dinjitetin dhe qenien tonë. “Ne jemi njerëzit më të përçmuar. Ne jemi njerëzit më të shpërfillu­r sepse të gjithë sa jemi këtu dhe kudo që ndod

hemi, më shumë se gjysmën e të njohurve tanë nuk i kemi më në Shqipëri. Janë larguar nga një tokë e bekuar sepse Edi Rama dhe klika e tij, organizata e tij kriminale, rilindja e tij kriminale e shndërroi Shqipërinë, dheun e tyre në tokë të mallkuar. Ka shumë sot që e quajnë kombin tonë, një komb që po merr fund, që po shuhet, një komb që gradualish­t po vdes. Dhe këta nuk janë armiq të Shqipërisë, por

vëzhgues, soditës. Mjerisht shqiptarët vetë janë të tillë. Kurrë ndonjëherë këtë katastrofë kombëtare nuk duhet ta pranojmë. Nuk duhet të pranojmë këtë proces shkatërrim­tar mbi qenien tonë kombëtare. 20 shkurti është dita, ‘ o burra të shpëtojmë Shqipërinë’. 20 shkurti është dita të përballemi me më të keqen që kombi ka njohur në histori. 20 shkurti është dita e gux

imit pra, është dita në të cilën ne duhet të ftojmë për mbi 1 milionë shqiptarë që u larguan nga Shqipëria të përzënë nga kushtet e këtij regjimi. Le ta bëjmë 20 shkurtin ditën e dinjitetit tonë, ditën e guximit tonë, ditën e trimërisë tonë, ditën e idealeve tona, ditë e demokracis­ë, ditën e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët”, - deklaroi Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania