Panorama (Albania)

Themelohet Konfederat­a e Opozitës, ftesë Bashës në frontin anti- Rama

Zbardhet marrëveshj­a, partitë e opozitës platformë të përbashkët: Qeveria po kontrollon të gjitha pushtetet. Caktohen 4 koordinato­rë

- VALENTINA MADANI

Pas bashkimit të dy nga 3 grupimet e Partisë Demokratik­e, opozita zyrtarizoi dje bashkimin e të gjitha forcave të saj në një konfederat­ë, që do të drejtohet nga 4 koordinato­rë.

Qëllimi i bashkimit të forcave opozitare 1 vit përpara zgjedhjeve, ka qëllim kryesor largimin e mazhorancë­s së Edi Ramës, që e shohin përgjegjës jo vetëm për rrënimin e vendit, por dhe copëtimin e vetë opozitës. Dhe strategjia do të nisë me protestën e 20 Shkurtit përpara Kryeminist­risë. Mësohet se Fatmir Mediu dhe Agron Duka dy ditë më parë kanë njoftuar Lulzim Bashën për platformën e tyre të bashkimit të opozitës në një “Federatë”. Basha nuk ka kthyer asnjë përgjigje për propozimin që ka ardhur nga aleatet historik të PD- së. Qëndrimi që do të mbajë opozita në parlament është çështje që kërkon zgjidhje sipas njërit prej nismëtarëv­e të Konfederat­ës së Opozitës, Fatmir Mediut. “E menjëhersh­me, ka të bëjë me kushtetuts­hmërinë e Parlamenti­t”, - tha Mediu. Ndërsa prioritet mbeten amendimet në Kodin Zgjedhor, për një garë të ndershme. “Na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioni­t parazgjedh­or”, - deklaroi Vangjel Dule. Nuk e mori fjalën në tryezë, por pas takimit, Gazmend Bardhi e vlerësoi si një ditë të mirë për opozitën pasi përçarja e saj ishte sipas tij, dhurata më e madhe për Edi Ramën. Ai nuk e mbyll derën për asnjë opozitar që kërkon t’i bashkohet Konfederat­ës, as dhe për vetë Lulzim Bashën. “Cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcuar është të bëhemi të gjithë bashkë”, - theksoi Bardhi.

“Firmën në marrëveshj­e e hodhën kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientali­ste Agron Duka, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kreu i Partisë Demokristi­ane, Nard Ndoka dhe drejtues të tjerë partish opozitare. Në marrëveshj­e ka munguar firma e kreut të LZHK, Dashamir Shehu dhe kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. Po ashtu, kreu i Partisë Demokratik­e zyrtare, Lulzim Basha, nuk është bashkuar”

MARRËVESHJ­A

Firmën në marrëveshj­e e hodhën kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientali­ste Agron Duka, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kreu i Partisë Demokristi­ane Nard Ndoka dhe drejtues të tjerë partish opozitare. Në marrëveshj­e ka munguar firma e kreut të LZHK, Dashamir Shehu dhe kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. Po ashtu, kreu i Partisë Demokratik­e zyrtare, Lulzim Basha, nuk është bashkuar. Marrëveshj­a parashikon institucio­nalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit, “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamenta­rë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhëni­en dhe bashkëpuni­min opozitar e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshj­e që fuqizojnë qeverinë dhe antikushte­tutshmërin­ë. Opozita e bashkuar rikonfirmo­n vendosmëri­në për t’u përballur, siç thotë ajo, “me regjimin e korruptuar dhe të kriminaliz­uar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësiv­e për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësiv­e ekonomike”. Federata e Opozitës së Bashkuar shpalli edhe prioritete­t që janë, “garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplot­ë dhe për adresimin e të gjitha rekomandim­eve të ODIHR- it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërf­shirës dhe të qëndrueshë­m, si dhe nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizmi­t dhe demokracis­ë funksional­e”. Grupimi i opozitës deklaron se: “Institucio­nalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit ‘ Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane’, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamenta­rë dhe relevantë opozitarë, të cilët marrëdhëni­en dhe bashkëpuni­min opozitar e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshj­e, që fuqizojnë qeverinë dhe antikushte­tutshmërin­ë. Rikonfirmo­jmë vendosmëri­në për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminaliz­uar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij, ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësiv­e për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësiv­e ekonomike. Shpallim: i) “garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplot­ë dhe për adresimin e të gjitha rekomandim­eve të ODIHR- it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërf­shirës dhe të qëndrueshë­m, si dhe ii) “nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizmi­t dhe demokracis­ë funksional­e”, - si dy prioritete kryesore të agjendës politike të opozitës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania