Panorama (Albania)

Amnistia Penale drejt finalizimi­t, Manja: Javës tjetër kalon në Komisionin e Ligjeve

-

Amnistia Penale pritet të miratohet javës së ardhshme, pas një dakordësim­i mes mazhorancë­s dhe opozitës për të pranuar kërkesën për faljen e 100 protestues­ve nga 2018 deri në 2020. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se ka një qasje pozitive ndaj propozimit për lirimin nga akuzat të protestues­ve që janë në ndjekje penale apo proces gjyqësor. "Ne do ta përmbyllim javën që vjen këtë draft në Komisionin e Ligjeve e pastaj për seancën plenare ku do të duhet të sigurohet konsensusi i nevojshëm prej 84 votash me qëllim që amnistia të kalojë dhe të zbatohet menjëherë. Për disa nga propozimet që ka bërë opozita kemi qasje pozitive", - tha Manja. Ministri foli edhe për ekstradime­t e shqiptarëv­e të ndaluar jashtë vendit. Sipas tij, një pjesë e tyre nuk kanë mbërritur në Shqipëri, për shkak të procedurav­e që ndjekin vendet përkatëse. "Dua ta bëj të qartë për opinionin publik, se ekstradimi i këtyre personave është domain, i Ministrisë së Drejtësisë, ka një procedurë të caktuar ekstradimi. Ju e dini që ne jemi palë në konventën europiane të ekstradime­ve. Finalizimi i këtij procesi, i këtyre personave që arrestohen, është punë mirëfilli e Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe SPAK. Çdo proces do kohën e vet, mos u çudisni që janë arrestuar me qëllim ekstradimi dhe ekstradimi nuk ka ndodhur ende", - tha Manja. Ministri i Drejtësisë mori pjesë në një tryezë diskutimi me bizneset në kuadër të javës kombëtare ndërgjegjë­suese në mbrojtje të viktimave të krimit. Nga data 15 deri në 22 shkurt, në vijim do të jetë një javë ndërgjegjë­suese për mbrojtjen e viktimave të krimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania