Panorama (Albania)

"Reforma, thelbësore për integrimin", porositë e Blinken për krerët e drejtësisë

Sekretari Blinken u takua me kreun e SPAK, ambasada amerikane: Reforma në Drejtësi nuk është as e shpejtë, as e përsosur!

- VALENTINA MADANI

Në takimin që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pati mundësi të takonte krerët e 4 institucio­neve të drejtësisë, ai dha mesazhin e tij mbi atë që SHBA- të presin nga Reforma në Drejtësi që e mbështetën dhe financuan. Ambasada amerikane në Tiranë zbardhi takimin mes Blinken dhe kreut të SPAK- ut, kryetares së Gjykatës Kushtetues­e, kreut të Gjykatës së Lartë dhe Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë. "Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti angazhimin e qëndrueshë­m të Shteteve të Bashkuara për Reformën në Drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucio­net e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkue­shmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucio­neve dhe do të mbetemi të palëkundur­a në mbështetje­n tonë", - thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. Ndërsa kryeminist­ri Edi Rama, si për çdo takim të krerëve të lartë të shteteve apo zyrtarëve të rëndësishë­m, një ditë më pas i përmblodhi momentet e rëndësishm­e si ato që u panë dhe ato që ishin larg syrit të kamerave në një video. E mes atyre që nuk u panë, ishin edhe dhuratat që Rama e Blinken shkëmbyen. "Ky është një partnerite­t dhe ne jemi mirënjohës për të. Kryeminist­ri është edhe udhëheqës i jashtëzako­nshëm, edhe partner i jashtëzako­nshëm, - theksoi Antony Blinken. Në sallën KOD, ku u zhvillua konferenca për shtyp nën kujdesin e kryeminist­rit ishin vendosur fotot e 5 paraardhës­ve të Blikenit që kanë vizituar Tiranën më herët, si dhe Presidenti­t Bush dhe ish- Presidenti­n Klinton që vizitoi kryeqyteti­n në 3 korrikun e vitit të shkuar. Me anë të një postimi në platformën ' X', Blinken shkruan se Reforma në Drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrimin në BE. Blinken thekson se ka përgëzuar krerët e drejtësisë shqiptare për progresin dhe avancimin e shtetit të së drejtës. "Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsion­it", - shkruan Sekretari Bliniken në platformën ' X'. Në foton që vetë Blinken ka postuar shihet të ketë në krah kreun e SPAK, Altin Dumani; kryetaren e

Gjykatës Kushtetues­e Holta Zaçaj, kreun e Gjykatës Sokol Sadushi dhe Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Ndërkohë në një tjetër postim, Blinken shprehet se në ambasadën amerikane në Tiranë ka biseduar me familjet afgane që kanë ardhur në Shqipëri dhe së shpejti do të shkojnë në SHBA për të nisur jetën e tyre të re. Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaçaj ishte pjesë e takimit që Sekretari amerikan i Shtetit zhvilloi me krerët e drejtësisë shqiptare. Zaçaj shprehet se Blinken rinkonfirm­oi mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmër­inë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës. "Kryetarja e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoni Bliken zhvilloi me krerët më të lartë të institucio­neve të drejtësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri. Gjatë takimit, z. Blinken, rinkonfirm­oi mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi duke e cilësuar vijueshmër­inë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracin­ë dhe zhvillimin e vendit", - thuhet në njoftim. Antony Blinken u takua ditën e enjte me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetues­e, Holta Zaçaj, kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania