Panorama (Albania)

Ministria e Brendshme, urdhër IKMT- së për marrjen e masave: Të raportohet çdo të hënë

-

Ministria e Brendshme ka urdhëruar strukturat shtetërore të mbrojtjes së mjedisit të marrin masat për të kontrollua­r dhe ndaluar ndërtimet pa leje në anë të akseve kombëtare apo pikave kufitare.

Po ashtu, duhet të merren masa edhe për moslejimin e grumbullim­it të mbetjeve në këto akse, kryesisht në rrugët kryesore dhe dytësore. Edhe pse në fakt ndërtimet në anë të rrugëve janë të shumta, ministri në shkresën e bërë publike thekson edhe grumbullim­in e mbetjeve, kryesisht për pikat e grumbullim­it të mjeteve motorike! Urdhri i firmosur nga ministri Taulant Balla hynë në fuqi menjëherë.

URDHRI

"Marrjen e masave të menjëhersh­me për kontrollin, mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligj­shme përgjatë autostrada­ve, rrugëve interurban­e kryesore si dhe në rrugët interurban­e dytësore që ndodhen në zona ku zhvillohen veprimtari turistike. Kontrolli dhe monitorimi i territorit dhe marrja e masave sipas përcaktime­ve të pikës 1, të kryhet nga Inspektora­ti Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ( IKMT). Inspektora­ti i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të hartojë planet e punës për monitorimi­n e territorit, për mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligj­shme veçanërish­t duke pasur në konsiderat­ë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbu­llimeve dhe grumbullim­in e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislaci­onit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligj­shëm. Inspektora­ti i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit organizon punën për mbledhjen e informacio­nit në lidhje me paligjshmë­rinë, duke shfrytëzua­r për këtë qëllim të gjitha burimet e informacio­nit: të dhënat që vijnë nga komunikime­t elektronik­e/ telefonata; denoncimet dhe ankesat e personave dhe informacio­net që vijnë nga personat juridikë. Inspektora­ti i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kërkon informacio­ne nga Bashkitë, Prefektët dhe subjektet e tjera të interesuar­a me qëllim përmbushje­n e detyrave të përcaktuar­a në këtë urdhër. Inspektora­ti i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit organizon ngritjen e grupeve të përbashkët­a të punës ndërmjet IMT- Vendore dhe drejtorive rajonale të IKMT- së, për monitorimi­n dhe inspektimi­n e vazhdueshë­m të territorit. Inspektora­ti i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për realizimin e çështjeve të parashikua­ra në këtë urdhër përgatisin planin e masave, në të cilin përfshihet, përshkrimi i vendit ku do kryhet mbështetja, vlerësimin e situatës dhe të riskut, si dhe planifikim­in e forcave dhe të mjeteve që janë të nevojshme për të kryer mbështetje­n. Në rastet e konstatimi­t të paligjshmë­risë, IKMT për veprimet procedural­e penale ndaj personit përgjegjës kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit. Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit hartojnë raportin e përbashkët ose të veçantë javor, për strukturat eprore. Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit raporton çdo ditë të hëne pranë Ministrit të Brendshëm në kuadër të raportimev­e periodike mujore. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ngarkohet Sekretari i Përgjithsh­ëm të sigurojë zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë"!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania