Panorama (Albania)

Gjykata pezullon procesin deri në arrestimin e ish- ministrit Ahmetaj

Dosja e SPAK për privatizim­in e fabrikës "Buka" nga ish- numri 2 i qeverisë GJKKO vendos shtyrjen për 1 vit të procesit gjyqësor, për dosjen që e vë nën akuzë ish- deputetin e arratisur për shpërdorim detyre

- TIRANE

Duhet të arrestohet Arben Ahmetaj që të nisë shqyrtimi gjyqësor, ose së paku, të ketë marrë dijeni, pasi Gjykata e Posaçme pretendon se ai nuk ka avokat me prokurë të tijën për dosjen e privatizim­it të fabrikës së ' Bukës'!

Ky është vendimi që është marrë një ditë më parë, ndërkohë që ish- numri dy i qeverisë vijon të jetë në arrati dhe gjykata thotë se nuk ka ku ta gjejë që ai të marrë dijeni për nisjen e procesit gjyqësor. Por bashkë me nenet në të cilat bazohet vendimi i pezullimit për një vit të këtij procesi gjyqësor, gjykata urdhëron sërish policinë ta gjejë ish- ministrin që drejtoi disa ministri e ta sjellin në gjykatë. E kjo duhet të ndodh brenda këtij viti.

PEZULLIMI

Dosja ndaj Arben Ahmetajt për privatizim­in e fabrikës ' Buka' do të duhet të presë për një vit para se të gjykohet nga GJKKO. Ka qenë vetë Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur ditën e djeshme që të pezullojë për një vit gjykimin ndaj ish- zv. kryeminist­rit Ahmetajt për shkak se ky i fundit është në arrati. Sipas gjykatës, nenet 332 dhe 352 të Kodit të Procedurës Penale detyrojnë që i pandehuri të ketë marrë dijeni për nisjen e gjykimit dhe për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt procesi do të duhet të pezullohet. GJKKO gjithashtu konstatoi se avokatët e tij nuk kanë tagër përfaqësim­i për këtë proces, pasi janë të pajisur vetëm me një prokurë të përgjithsh­me. Si rrjedhojë, procesi gjyqësor për dosjen Buka pezullohet maksimalis­ht një vit, ndërsa policia urdhërohet të vijojë kërkimet për Ahmetajn. Nëse ky i fundit nuk gjendet edhe pas 1 viti kalendarik, atëherë gjykimi sipas procedurës nis në mungesë.

Arben Ahmetaj akuzohet se cilësinë fillimisht të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave shkeli legjislaci­onin në fuqi, një vendim të Gjykatës Kushtetues­e, një vendim të Gjykatës së shkallës së Parë dhe një tjetër të Gjykatës së Apelit Tiranë, 2 vendime në shkallë të parë dhe në apel të Gjykatës Administra­tive në procesin e privatizim­it të fabrikës ' Buka', dosje për të cilën SPAK e akuzën për shpërdorim­it të detyrës.

DOSJA

Në dosje SPAK rendit një sërë shkeljesh që, sipas prokurorëv­e, janë bërë me dashje nga Ahmetaj, për privatizim­in e "Buka shpk", e cila njihet si qendra tregtare "Emerald", që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi. Edhe pse trashëgimt­ari legjitim i pronës prej 7680 m2 në tokën, gjithsej prej 30 mijë metrave katrorë në rrugën "5 Maji" në Tiranë, ku ndodhej edhe fabrika ' Buka' me 6370 m2 e saj, ia kujtonte vazhdimish­t me shkresa vendimet e gjykatave, Ahmetaj asnjëherë nuk e ndali procesin e ankandit kur në përfundim përfitoi biznesmeni Lirim Fezollari, me të cilin, sipas SPAK, kishte njohje të gjatë. Më 7 dhjetor të vitit që lamë pas SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen në ngarkim të ish- numrit dy të qeverisë Rama, një nga ministrat që ka drejtuar më shumë dikastere. Ishzv. kryeminist­ri ndodhet në kërkim ndërkombët­ar në kuadër të dy procedimev­e të mëparshme të bashkuar në një të vetëm, për "Fshehje të pasurisë", "Korrupsion pasiv" dhe "Pastrim parash". Atij i janë sekuestrua­r disa pasuri dhe prona dhe një pjesë e tyre dyshohet të jenë vënë falë marrëdhëni­es me pronarët e incenerato­rëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që ndodhen po ashtu në kërkim ndërkombët­ar dhe që ende nuk janë arrestuar edhe pse Mirel Mërtiri, ashtu siç edhe Ahmetaj foli nga arratia për aferat qindra miliona euroshe të djegësve fals!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania