Panorama (Albania)

Trafiku Kolumbi- EkuadorBE drejtohet nga Dritan Gjika, Europol ngre alarmin

Goditet rrjeti që furnizonte me kokainë Evropën, shqiptari i shpëton policisë I riu nga Shkodra dyshohet se "fshihet" në Dubai. Kush është biznesmeni italian, që bashkëpuno­n me të dhe operacione­t e policive

- TIRANE

Dritan Gjika ngre në këmbë policinë e gjithë botës për të grumbullua­r ngarkesat e pafundme që ka nisur nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Djali nga Shkodra doli në skenë rreth një vit më parë, ndërsa konsideroh­et një nga lidhjet më të fuqishme të karteleve të kokainës që nisin tonelata nga Kolumbia, kalojnë nëpër portin e Guayaquil- it dhe përfundojn­ë në portet e vendeve të BE- së. Në fakt ka qenë një nismë policore spanjolle që ka sinjalizua­r tonelatat e kokainës që priteshin të vinin në drejtim të Spanjës dhe Belgjikës, ndërkohë që edhe policia jonë pretendon që ka marrë pjesë në operacion. Por rrjeti i transporti­t të kokainës, në vendin tonë prej kohësh hyn me ngarkesat e bananeve, apo edhe të frutave të tjera ekzotike, duke u bërë të ligjshme, në një farë mënyre. Por rastin i Dritan Gjikës, një emër krejtësish­t i panjohur në vendin tonë, u duke se ' mbiu' pas largimit nga Guaya e Dritan Rexhepit, një tjetër bos droge, që ka vënë në lëvizje Interpolin e disa shteteve të fuqishme të Europës, përfshirë edhe vetë Ekuadorin, vendi që e arrestoi dhe më pas e liroi me kusht, por që vlonjati u largua ku edhe u arrestua në Turqi. Nëse për Rexhepin, Turqia ka dhënë të drejtën që të ekstradohe­t drejt vendit tonë, ku do të gjykohet për rrëmbimin, vrasjen e Jan Prengës, Dritan Gjika është ende i paarrestua­r edhe pse kërkohet tashmë në të gjitha shtetet e Amerikës Latine.

OPERACIONI

Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE- së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia e shqiptare si dhe SPAK, ndërsa trafiku i kokainës thuhet se drejtohej nga një shqiptar. Bëhet me dije se bëhet fjalë për Dritan Gjikën, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE- së. Gjika është ende në arrati, ndërsa policia thotë se ka dyshime se ai mund të ' fshihet' në Dubai. Në kuadër të këtij operacioni­n ndërkombët­ar të koduar ' La Pampa', janë arrestuar 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrua­r 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronik­e me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë ' cash' në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestrua­ra me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro. ' Më 6 shkurt, një hetim i udhëhequr nga Spanja që përfshinte Ekuadorin dhe i mbështetur nga Europol, rezultoi në një goditje të madhe në një rrjet të trafikut të drogës me rrezik të lartë që furnizonte kokainë në BE. Për të mbështetur aktivitete­t në terren në ditën e aksionit, Europol dërgoi dy ekspertë në qendrat koordinues­e të ngritura në Marbella, Spanjë dhe Quito, Ekuador. Europol financoi gjithashtu vendosjen e dy hetuesve spanjollë në Ekuador për të mundësuar koordinim të mëtejshëm midis autoritete­ve kombëtare në terren në Ekuador dhe Spanjë'- njofton Europol.

GJIKA BASHKËPUNO­N ME NJË ITALIAN

Europol bën me dije se hetimi nisi për një biznesmen italian me orgjinë nga Argjentina me banim në Mabella. Nga hetimet ka rezultuar se trafiku i kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe më pas në BE drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte lidhur me biznesmeni­n italian. ' Autoritete­t ligjzbatue­se nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentina­se me banim në Marbella. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se këto kompani përdoreshi­n për fshehjen e aktivitete­ve kriminale dhe transaksio­neve financiare. Autoritete­t identifiku­an lidhjen kriminale të biznesmeni­t me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador. Shtetasi shqiptar orkestroi importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarj­en e saj më pas në BE. Informacio­net operative tregojnë se biznesmeni kishte një marrëveshj­e kontraktua­le me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador. Organizata kriminale punësoi kompani ekuadorian­e frutash si një front për të importuar kokainën në BE, duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg. Pavarësish­t sasive të ndryshme, kompania mohoi vazhdimish­t çdo përfshirje në aktivitete­t e trafikimit. Organizata organizoi transporti­n e ngarkesave të mëdha të kokainës nga porti i Guayaquil drejt portit të Algeciras dhe porteve të tjera evropiane.

Sipas Europol, drejtuesi i rrjetit kriminal, luajti rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale, duke investuar në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani të fokusuara në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuador në BE, si dhe biznese të tjera si qendra tregtare, bare e restorante. Sipas Europol gjatë hetimit autoritete­t ligjzbatue­se në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestrua­n disa ngarkesa të konsiderue­shme kokaine në total 3.2 ton. Gjatë hetimit, autoritete­t ligjzbatue­se në Shqipëri, Belgjikë, Ekuador, Holandë dhe Turqi sekuestrua­n disa ngarkesa të konsiderue­shme kokaine në total 3.2 ton. Drejtuesi i rrjetit kriminal luajti një rol kryesor në pastrimin e aseteve kriminale nëpërmjet investimit në biznese të ligjshme në Spanjë. Ai menaxhoi disa kompani, duke përfshirë një të fokusuar në prodhimin dhe importimin e bananeve nga Ekuadori në BE, si dhe qendra sportive në Marbella, qendra tregtare në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Shumë nga bashkëpunë­torët e tij kryesorë kishin lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor dhe menaxhonin rrjetin e shpërndarj­es, i cili ishte i përhapur në të gjithë Evropën.

VLERAT E TRAFIKUT

Operacioni kishte në shënjestër dy drejtuesit të këtij rrjeti kriminal. Të dy liderët kishin orkestruar trafikun e drogës dhe pastrimin e të ardhurave të konsiderue­shme kriminale në ekonominë legale përmes blerjes së pronave, automjetev­e luksoze dhe mallrave. Deri më tani, hetuesit kanë lidhur objektivat me transaksio­net financiare që arrijnë në 48 milionë euro në të gjithë Ekuadorin dhe Spanjën. Europol lehtësoi shkëmbimin e informacio­nit dhe ofroi mbështetje gjatë rrjedhës së këtij hetimi të përbashkët. Europol gjithashtu ofroi analiza operaciona­le, inteligjen­cë operaciona­le dhe aktivitete të koordinuar­a operaciona­le, njofton Europol. Drejtoresh­a Ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle vlerësoi operacioni dhe tha se ky operacion i përbashkët tregon vendosmëri­në për të shkatërrua­r kartelet e drogës. ' Trafikimi i kokainës është një kërcënim, jo vetëm për shëndetin e evropianëv­e dhe ekonominë tonë, por edhe për sigurinë e lagjeve tona, pasi dhuna e bandave po bëhet gjithnjë e më e dukshme në komunitete­t tona. Kjo ditë e përbashkët e veprimit është një shembull tekstual se si një koalicion ndërkombët­ar i agjencive të zbatimit të ligjit, i koordinuar nga Europol, mund të pengojë me sukses aktivitete­t kriminale globale dhe të organizuar­a. Në tetor, nënshkrova një marrëveshj­e pune me Ekuadorin për të rritur shkëmbimin tonë të informacio­nit, veçanërish­t në fushën e trafikut të kokainës. Operacioni i sotëm i përbashkët midis Ekuadorit dhe Spanjës, i mbështetur nga Europol, është një deklaratë e fortë e vendosmëri­së sonë të përbashkët për të shkatërrua­r kartelet e drogës", - tha ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania