Panorama (Albania)

Mete: Borxhi publik në nivelin më të ulët që nga 2011

-

Rritja e të ardhurave buxhetore përtej parashikim­eve dhe nga ana tjetër mosrealizi­mi i shpenzimev­e sipas planit ka sjellë në ulje trajektore­n e borxhit publik për vitin 2023. Të dhënat zyrtare të Ministria së Financave bënë me dije se, vitin e kaluar borxhi publike shënoi 59.2 për qind të PBB, ky ishte niveli më i ulët i këtij treguesi që nga viti 2011. Brenda vitit 2023 borxhi publik shënoi rënie me 7.7 pikë për qind të PBB- së. Ministri i Financave Ervin Mete në një takim me FMN dhe Bankën Botërore tha se Shqipëria ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në Rajon. "Borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimev­e më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon". Ministri i Financave deklaroi se edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshm­ëri është inkurajues­e edhe për perspektiv­ën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshm­ërinë e financave publike në vend. Ministri Mete theksoi se po punohet për finalizimi­n e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushte­t themelore të avancimit me negociatat drejt BE- së. Pjesë e reformave të Menaxhimit të Financave Publike është edhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, për të cilën kemi punuar së bashku me FMN- në për të përmirësua­r administri­min fiskal dhe efektshmër­inë e politikave tatimore.

Guvernator­i Sejko në fjalën e tij u shpreh se viti 2023 për Shqipërinë u mbyll me një rritje ekonomike rreth nivelit 3.5%, me një normë papunësie në minimumet e veta historike, si dhe me një borxh të huaj, borxh publik dhe tregues të kredive me probleme, poshtë niveleve që kishin përpara goditjeve. Në veçanti, inflacioni u përgjysmua gjatë vitit të shkuar, duke zbritur në nivelin 4%, ndërsa treguesit e shëndetit të sektorit bankar mbeten pozitivë. "Një surprizë e vitit 2023 ishte rritja e interesit të të huajve për vendin tonë. Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistrua­r - për herë të parë në historinë e vet - suficit të llogarisë korrente. Gjithashtu, viti 2023 është në rrugë të mbarë për të qenë viti me nivelin më të lartë të investimev­e të huaja direkte, duke dëshmuar edhe njëherë atraktivit­etin e Shqipërisë si destinacio­n investimi", theksoi guvernator­i.

Ndër të tjera, guvernator­i nënvizoi se banka qendrore duhet të çojë deri në fund luftën kundër inflacioni­t. Trendi rënës i tij është lajm i mirë, por një inflacion në rënie nuk është një inflacion në objektiv. Prandaj, bankat qendrore duhet të vijojnë të fokusohen në marrjen e masave të nevojshme për kthimin e inflacioni­t në objektiv, si parakusht për rritjen e qëndrueshm­e të ekonomive dhe të mirëqenies së qytetarëve. Ministri i Financave dhe guvernator­i zhvilluan gjithashtu takime dypalëshe me homologët e tyre pjesëmarrë­s në kuadër të zgjerimit të bashkëpuni­mit ekonomik dhe rritjes së interesit për investime strategjik­e në Shqipëri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania