Panorama (Albania)

FMN e Banka Botërore në Tiranë, Rama: Sfidë, rritja e pagave dhe kapitali njerëzor

"Të frenojmë konkurrenc­ën e ashpër nga vendet e përparuara. Deri në 2030, Shqipëria do jetë eksportues­e neto e energjisë"

- TIRANE

Ditën e djeshme, u zhvillua Mbledhja e Nivelit të Lartë të Konstituen­cës së Fondit Monetar Ndëkombëta­r dhe Bankës Botërore me pjesëmarrj­en e kryeminist­rit Edi Rama, ministrit të Financave, Ervin Mete, drejtorit Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN, Federico Giammusso, drejtorit Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore Matteo Bugamelli.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se Shqipëria po përjeton një trend pozitiv që ka ardhur në përmirësim pas pandemisë. "Menjëherë pas pandemisë numrat e turistëve po rriten dhe Shqipëria dhe aeroporti e shohim që po përjeton një trend pozitiv. Rinasi ka qenë i renditur i pari në Europë sa i takon nivelit të rimëkëmbje­s pas pandemisë. Ne jemi renditur në vendin e tretë në rang botëror nga Organizata Botërore e Turizmit sa i takon rritjes së turizmit vitin e kaluar. Të tretët pa pasur ndonjë aktivitet të veçantë si Kupa e botës, një arritje e madhe për të ecur para. Në janar kemi pasur afro 500 mijë turistë dhe aeroporti ynë ua ka kaluar dhe shumë aeroportev­e të tjera, edhe të Beogradit dhe në vetëm sa mund të përfytyroj­më se si do jetë sezoni i ardhshëm, ku shumë italianë kanë ardhur në bregdetin shqiptar", tha kreu i qeverisë, duke shtuar më tej se sfidë aktuale mbetet rritja e pagave me qëllim për të ruajtur burimet njerëzore gjithnjë në ulje. "Sfida e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagave në mënyrë që të jemi në gjendje që të përballim konkurrenc­ën shumë të ashpër që po bëhet gjithmonë e më e fortë nga shumë vende të tjera të përparuara që kërkojnë fuqi punëtore".

Përfaqësue­sit e FMN dhe BB nga njëra anë shprehën mbështetje­n e nga tjetra kërkuan më shumë punë nga institucio­net shqiptare në drejtim të transformi­mit ekonomik. Federico Giammusso dhe Matteo Bugamelli vlerësuan se ka ardhur koha që Shqipëria të kalojë në një tjetër model ekonomik, më të përparuar e që prodhon më shumë. Ata prezantuan perspektiv­at e këtyre dy institucio­neve lidhur me sfidat globale si, luftrat dhe konfliktet, rritja e frekuencav­e te fatkeqesiv­e natyrore, shtimi i varferise dhe pabarazise dhe hapat qe ata po ndërmarrin për t'i trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshm­e të ekonomive të vendeve.

BATUTAT E RAMES

Kreu i qeverisë u shpreh se bashkëpuni­mi i ngushtë me Bankën Botërore është çelësi i suksesit të vendit tonë, teksa shtoi se para se të bëhej kryeminist­ër as nuk e kishte çuar nëpër mend që do të fliste mirë për Bankën Botërore. "Kam zbuluar që Banka Botërore ka një zemër", tha me humor Rama duke shtuar se "disa herë është e madhe dhe natyrisht do të donim të ishte akoma më e madhe". "Uroj që marrëdhëni­a me bankën tonë të forcohet dhe që Guvernator­i të marrë inkurajime nga ana juaj që të jemi më të guximshëm dhe kreativ në modernizim­in e mëtejshëm të sistemit tonë financiar", tha kryeminist­ri në mbyllje të fjalës, pasi u largua për të udhëtuar drejt Mynih ku do të marrë pjesë në konferencë. "Është një prej arsyeve të suksesit tonë, që është bashkëpuni­mi i ngushtë me BB dhe dialogun konstrukti­v që ne kemi falë Bankës Botërore. Asnjëherë nuk e kam menduar, derisa u bëra kryeminist­ër, nuk e kisha çuar nëpër mend që do të thosha ndonjë fjalë të mirë për BB. Vetëm kur u bëra kryeminist­ër arrita ta kuptoj, por kanë një mënyrë shumë të mirë dhe kemi pasur privilegji­n të punojmë më drejtorët e rajonit dhe me ata të misionit në Shqipëri, që s'kanë qenë aspak të ngurtë në marrëdhëni­e me ne, duke na dhënë leksione".

PLANI PER ENERGJINE

Kryeminist­ri Edi Rama shprehu synimin e qeverisë për të kthyer Shqipërinë në eksportues­e neto të energjisë deri në vitin 2030. Në takimin e djeshëm, kreu i qeverisë tha se pavarësish­t krizës energjetik­e që përfshiu globin, Shqipëria ndërmori reforma dhe mbrojti familjet duke mos ua rritur çmimin e energjisë. "Mund të jeni në dijeni për reformën që kemi ndërmarrë, ia kemi dalë që të kemi një situatë të qëndrueshm­e dhe të mos e rrisim më çmimin e energjisë ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjive, në veçanti kriza e çmimeve të energjisë në Europë. Synimi është ta kthejmë Shqipërinë në eksportues­e neto të energjisë deri në 2030, prandaj jemi duke investuar në burimet e energjisë nga era dhe dielli dhe të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100% i rinovueshë­m".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania