Panorama (Albania)

BSH: Ekonomia, punësimi dhe pagat në rritje

-

Banka e Shqipërisë vlerëson se, ekonomia do të vijojë të rritet gjatë viteve në vijim, duke u mbështetur nga zgjerimi i konsumit, investimev­e dhe i eksporteve, e në veçanti nga ato të turizmit. Sipas Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e parë të 2024, kjo rritje do të përkthehet në rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave, si dhe të mirëqenies së familjeve shqiptare. Ndërsa inflacioni parashikoh­et të ulet gradualish­t dhe të kthehet në objektivin tonë prej 3% në gjysmën e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjendja ciklike e ekonomisë vijon të mbetet pozitive. Punësimi ka vazhduar të rritet dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa hendekët e prodhimit, të punës dhe të shfrytëzim­it të kapacitete­ve mbeten në kahun pozitiv. Tregu i shtrënguar i punës ka vijuar të nxisë rritjen e pagave në sektorin privat. Ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të ekonomisë: borxhi publik, borxhi i huaj dhe treguesi i kredive me probleme, shënuan përmirësim. BSH vëren se, në vitin që lamë pas, përmirësim­i i besimit të biznesit dhe familjeve ka nxitur një përqasje pozitive ndaj investimev­e dhe konsumit. Po ashtu, kushtet e favorshme monetare dhe financiare kanë nxitur zgjerimin e kërkesës për mallra e shërbime. Në pasqyrim të tyre, kredia për sektorin privat ka ardhur në rritje, duke furnizuar ekonominë me fondet e nevojshme për zgjerimin e aktiviteti­t dhe për mbulimin e nevojave me likuiditet. Forcimi i kursit të këmbimit, si dhe reagimi i politikës sonë monetare kanë ndihmuar në rënien e inflacioni­t nga niveli 7.4% në nivelin 4.0% në harkun kohor të vitit 2023, duke sjellë normalizim gradual të treguesve dhe reduktimin e pasigurive për të ardhmen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania