Panorama (Albania)

Ndërron jetë në burg lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

Humbi ndjenjat teksa doli në ajrim, si iu "nxi" jeta deri në vdekje Lufta politike e Navalnyt kundër Putinit, nga organizato­r i protestave masive deri në helmimin e tij me një agjent nervor

- TIRANE

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, një prej kritikëve më të mëdhenj të presidenti­t rus Vladimir Putinit, ndërroi dje jetë në burg. Lajmin e konfirmuan autoritete­t e burgut ku ai po vuante dënimin, më pas edhe mediat ruse.

Më 14 shkurt, autoritete­t kishin njoftuar se Navalny ishte dërguar në izolim për të 27- n herë që kur ishte burgosur tri vjet më parë. Alexei Navalny ishte i dënuar me burg për shkak të aktivitete­ve opozitare dhe kundërshti­mit të politikës së Putinit. Më 4 qershor 1976, Navalny lindi në një pjesë perëndimor­e të rajonit të Moskës. Viti 1997, u diplomua në degën e drejtësisë në Universite­tin RUDN të Rusisë. Më 2001, arrin të marrë diplomë në ekonomi përderisa punonte si jurist. Viti 2004, formoi një lëvizje kundër mbizhvilli­mit të shfrenuar në Moskë, sipas ueb- faqes së fushatës së tij. Viti 2008, fitoi reputacion të keq për akuzat për korrupsion në korporatat shtetërore, brenda gjigantit rus të gazit, "Gazprom:, dhe gjigantit të naftës, "Rosneft". Viti 2010 - Themeloi "Rospil"- in, një projekt kundër korrupsion­it, i udhëhequr nga një ekip avokatësh që i analizonin shpenzimet e agjencive dhe të kompanive shtetërore, duke i ekspozuar shkeljet dhe i kontestuar ato në gjykatë. Viti 2011 - Themeloi Fondacioni­n për Luftimin e Korrupsion­it, i cili u transformu­a në platformën kryesore të ekipit të tij për ekspozimin e korrupsion­it në radhët më të larta politike të Rusisë. Dhjetor, 2011 - Mori pjesë në protestat masive të nxitura nga raportimet për manipulime të gjera në zgjedhjet parlamenta­re të Rusisë dhe arrestohet e më pas edhe burgoset për 15 ditë, nën akuzën për "kanosje ndaj një zyrtari qeveritar". Mars, 2012 - Pas rizgjedhje­s dhe emërimit të presidenti­t Vladimir Putin shpërthyen protesta masive në Moskë dhe gjetkë. Navalny i akuzoi figurat kryesore, duke përfshirë zëvendëskr­yeministri­n e atëhershëm Igor Shuvalov, dhe liderin e fuqishëm të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, për korrupsion. Korrik, 2012 - Komiteti Hetues i Rusisë e ngarkon Navalnyn me akuzën për shpërdorim të parasë, përfshirë Kirovlesin, një kjo kompani kjo shtetërore e drurit në rajonin Kirovle, teksa e ushtronte detyrën e këshilltar­it të guvernator­it lokal. Navalny i hodhi poshtë akuzat si politikish­t të motivuara. Dhjetor, 2012 - Komiteti Hetues nisi një tjetër hetim për akuzat e shpërdorim­it të parasë në degën ruse të lidhur me Navalnyn të Yves Rocherit, kompani franceze kozmetike. Navalny sërish deklaroi se akuzat janë të motivuara politikish­t. Viti 2013 - Navalny kandidoi për kryetar të komunës në Moskë, në një veprim që autoritete­t jo vetëm që e lejuan por edhe e inkurajuan, në përpjekje për të vënë një copëz demokracie në garën që u krijua për të rritur profilin e kryetarit të atëhershëm në detyrë, Sergei Sobyanin. Korrik, 2013 - Një gjykatë në Kirov e dënoi Navalnyn për shpërdorim të parasë në rastin e kompanisë Kirovle, duke e dënuar atë me pesë vjet burgim. Prokuroria e kërkoi lirimin e Navalnyt nga paraburgim­i, në pritje të apelit të tij dhe ai e rifilloi fushatën. Shtator, 2013 - Sipas rezultatev­e zyrtare, Navalny u rendit i dyti në garën për kryetar komune, prapa Sobyaninit, me 27 për qind të votave, pas një fushate të suksesshme zgjedhore dhe mbledhjes së fondeve nga mbështetës­it individual­ë, me shumë totale prej 2.9 milionë dollarësh. Tetor, 2013 - Navalny u dënua me kusht në çështjen Kirovle. Shkurt, 2014 - Navalny u dënua me arrest shtëpiak lidhur me rastin "Yves Rocher" dhe iu ndalua përdorimi i internetit. Blogu i tij vazhdoi të përditësoh­ej rregullish­t nga ekipi i tij, duke e shpalosur në hollësi korrupsion­in e supozuar nga zyrtarë të ndryshëm rusë. Dhjetor, 2014 - Navalny dhe vëllai i tij, Oleg, u shpallën fajtorë për mashtrim në rastin "Yves Rocher". Navalny u dënua me 3 vjet e gjysmë me kusht, ndërsa vëllai i tij u dënua me burgim. Të dy paraqitën ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Dhjetor, 2015 - Fondacioni i Navalnyt për Luftën kundër Korrupsion­it publikoi videon e tij të parë të gjatë, një dokumentar "Youtube"- i i quajtur "Chaika", që do të thotë "pulëbardhë" nga rusishtja por që njëherësh është edhe mbiemri i prokurorit të përgjithsh­ëm të atëhershëm, Yury Chaika. Videoja 44- minutëshe e akuzoi atë për korrupsion dhe për lidhje të dyshuara me një grup famëkeq kriminal teksa ka grumbullua­r 26 milionë shikime në Youtube. Chaika dhe zyrtarë të tjerë rusë i mohuan akuzat. Shkurt, 2016 - Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se Rusia ka shkelur të drejtën e Navalnyt për gjykim të drejtë në rastin Kirovle, duke e urdhëruar qeverinë që të paguajë shpenzimet e tij ligjore dhe dëmet. Nëntor, 2016 - Gjykata e Lartë e Rusisë e anuloi dënimin e Navalny- t dhe e ktheu rastin në rishqyrtim në gjykatën e Kirovit, që e pati fillimisht lëndën. Dhjetor, 2016 - Navalny njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenci­ale të Rusisë të 2018- s. Shkurt, 2017 - Gjykata e Kirovit e gjykon sërish Navalnyn dhe e lë në fuqi dënimin e tij pesëvjeçar, të pezulluar nga viti 2013. Mars, 2017 - Navalny e publikon një dokumentar në Youtube, duke e akuzuar kryeminist­rin e atëhershëm, Dmitry Medvedev, për korrupsion. Dokumentar­i gjeneroi mbi 7 milionë shikime që në javën e parë. Një seri protestash kundër korrupsion­it në të gjithë Rusinë tërhoqën me dhjetëra mijëra njerëz dhe pati arrestime masive. Navalny mbajti mitingje të mëdha dhe u burgos vazhdimish­t për demonstrat­a të paautorizu­ara. 27 prill 2017 - Sulmues të paidentifi­kuar i hodhën një dezinfektu­es të gjelbër në fytyrë, duke ia dëmtuar syrin e djathtë. Navalny e fajësoi Kremlinin për sulmin. Tetor, 2017 - Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e cilësoi dënimin e Navalnyt për mashtrim në rastin e Yves Rocherit si "arbitrar dhe të paarsyeshë­m. Dhjetor, 2017 - Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë e ndaloi Navalnyn që të kandidojë për president, për shkak të dënimit të tij në rastin e Kirovles, një veprim ky që nga BE- ja u cilësua si "dyshim serioz" mbi zgjedhjet. Korrik, 2019 - Anëtarëve të ekipit të Navalnyt, së bashku me aktivistë të tjerë të opozitës, iu ndalua të kandidojnë për këshillin e qytetit të Moskës, duke nxitur protesta që u shpërndanë dhunshëm dhe gjatë të cilave u arrestuan me mijëra persona. Ekipi i Navalnyt u përgjigj duke e promovuar strategjin­ë e "Votimit të Zgjuar", duke inkurajuar zgjedhjen e çfarëdo kandidati, përveç atyre nga partia "Rusia e Bashkuar" e Kremlinit. Strategjia funksionoi, partia e humbi shumicën. Viti 2020 - Navalny kërkoi të vendosë strategjin­ë e "Votimit të Zgjuar" gjatë zgjedhjeve rajonale në shtator dhe bëri turne në Siberi, si pjesë e përpjekjes. 20 Gusht 2020 - Në një fluturim nga qyteti i Tomskut, ku ai punonte me aktivistë lokalë, Navalny u sëmur dhe avioni bëri një ulje emergjente në Omsk, qytet në afërsi. I shtruar në spital dhe në gjendje kome, ekipi i Navalnyt dyshoi se ai ishte helmuar. 22 Gusht 2020 - Navalny, në gjendje kome, dërgohet në një spital në Berlin. 24 Gusht 2020 - Autoritete­t gjermane konfirmuan se Navalny është helmuar me një agjent nervor të periudhës sovjetike. Pas shërimit, ai e fajësoi Kremlinin, një akuzë kjo që u mohua nga zyrtarët rusë. 17 Janar 2021 - Pas pesë muajsh në Gjermani, Navalny u arrestua pas kthimit në Rusi, teksa autoritete­t ruse pretenduan se rikuperimi i tij jashtë vendit përbënte shkelje të kushteve të dënimit të tij të pezulluar për rastin Yves Rocher. Arrestimi i tij shkaktoi disa nga protestat më të mëdha në Rusi ndër vite. Me mijëra persona u arrestuan gjatë tyre. 2 Shkurt 2021 - Një gjykatë në Moskë e urdhëroi Navalnyn që ta mbajë dënimin me 2 vjet e gjysmë burgim për shkeljen e lirisë me kusht. Sa ishte në burg, Navalny organizoi një grevë urie trejavore për të protestuar kundër mungesës së trajtimit mjekësor dhe privimit nga gjumi. Qershor, 2021 - Një gjykatë në Moskë e shpalli të jashtëligj­shëm Fondacioni­n e Navalnyt për Luftimin e Korrupsion­it dhe i kualifikoi si ekstremist­e rreth 40 zyra rajonale të saj, duke e mbyllur rrjetin e tij politik. Bashkëpunë­torët e ngushtë dhe anëtarët e ekipit u përballën me përndjekje penale dhe u larguan nga Rusia. Navalny mbajti kontakte me avokatët dhe ekipin e tij nga burgu dhe ata i përditësua­n llogaritë e tij në mediat sociale. 24 shkurt 2022 - Rusia e pushtoi Ukrainën. Navalny e dënoi luftën në postimet nga burgu nëpër media sociale dhe gjatë paraqitjev­e të tija në gjykatë. 22 mars 2022 - Navalny e mori një dënim shtesë nëntëvjeça­r për shpërdorim të parasë dhe për përbuzje të gjykatës në një rast që mbështetës­it e tij e cilësuan si të sajuar. Ai u transferua në një burg të sigurisë së lartë në rajonin perëndimor të Vladimirit në Rusi. Korrik, 2022 - Ekipi i Navalnyt njoftoi për rithemelim­in e Fondacioni­t Kundër Korrupsion­it, si një organizatë ndërkombët­are, duke i përfshirë në bord këshillues Francis Fukuayaman, Anne Applebaumi­n dhe anëtarin e Parlamenti­t Evropian, njëherësh ishkryemin­istrin belg, Guy Verhofstad­t. Navalny vazhdoi të ngrejë padi nga burg dhe u përpoq të krijojë një sindikatë. Si kundërpërg­jigje, zyrtarët e burgjeve filluan ta vendosnin rregullish­t në izolim për shkelje të supozuara disiplinor­e, të tilla si dështimi i mbërthimit të kopsave të veshjes në mënyrë të duhur ose pastrimit të fytyrës në një kohë të caktuar. Viti 2023 - Mbi 400 mjekë rusë e nënshkruan një letër të hapur drejtuar Putinit, duke i kërkuar presidenti­t rus që t'i jepet fund "abuzimit" të Navalny- t, pas raportimev­e se atij i është mohuar mjekimi pasi u sëmur nga gripi. Ekipi i tij shprehu shqetësimi­n për shëndetin e tij, duke thënë në prill se pati dhimbje akute në stomak dhe se dyshonte që po helmohej ngadalë. 12 mars 2023 - "Navalny", një film për tentativën për vrasje të liderit opozitar, e fitoi çmimin Oscar për dokumentar­in më të mirë. 16 shkurt 2024 - Alexei Navalny vdiq.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania