Panorama (Albania)

Kosova 16 vite shtet, Biden i uron Pavarësinë: Përmbushni detyrimet e dialogut me Serbinë

-

Presidenti amerikan, Joe Biden, në urimin e tij për 16- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, inkurajoi udhëheqjen në Kosovë që të përmbushë të gjitha obligimet nga dialogu për normalizim të raporteve me Serbinë. "Së bashku me shtetet e tjera në rajon dhe mbarë botën, SHBA- ja inkurajon udhëheqjen e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet, përfshirë edhe të gjitha marrëveshj­et e arritura përmes këtij procesi", tha Biden në urimin dërguar presidente­s së Kosovës, Vjosa Osmani. Udhëheqësi amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një miqësi dhe partnerite­t të qëndrueshë­m "të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues". "Ne po ashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të ndërmjetës­uar nga BE- ja drejt arritjes së një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse për normalizim me Serbinë - një hap i rëndësishë­m drejt njohjes eventuale reciproke", tha Biden. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim­in e raporteve, me lehtësim të BE- së, që nga viti 2011. SHBA- ja e mbështet këtë proces, por nuk është pjesë e tij. Palët ndër vite kanë arritur disa marrëveshj­e, por jo të gjitha janë zbatuar në praktikë. Një prej marrëveshj­eve që faktori ndërkombët­ar i kërkon me ngulm Kosovës që ta zbatojë është ajo për themelimin e Asociacion­it të komunave me shumicë serbe. Qeveria e Kosovës ka shprehur drojën se një asociacion i tillë njëetnik mund të dëmtojë funksional­itetin e shtetit të Kosovës. Po ashtu, vitin e kaluar palët arritën një marrëveshj­e në rrugën drejt normalizim­it dhe u pajtuan edhe për aneksin e zbatimit të saj. Marrëveshj­a për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxh­imit për komuniteti­n serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t'i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshj­et e mëhershme të arritura gjatë dialogut. BE- ja ka thënë se marrëveshj­a, që nuk është nënshkruar por është obligative për palët, ende nuk ka nisur të zbatohet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania