Panorama (Albania)

Vdekja e Navalnyt, SHBA dhe BE: Përgjegjës, regjimi rus!

Sekretari i Shtetit: Për më shumë se një dekadë, qeveria ruse, Putin, e ka persekutua­r, helmuar dhe burgosur Navalny

- TIRANE

SHBA- ja dhe BE bëjnë përgjegjës regjimin e Putinit për vdekjen në burg të opozitarut Alexei Navalny.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, reagoi pas lajmit të vdekjes në burg të kritikut më të ashpër të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, lider i opozitës ruse. Blinken e konsideroi Rusinë përgjegjës­e për vdekjen e tij, nëse raportet e deritanish­me, rezultojnë të vërteta. "Ne kemi parë raportet nga Rusia për vdekjen e Alexei Navalny. Për më shumë se një dekadë, qeveria ruse, Putin, e ka persekutua­r, helmuar dhe burgosur atë. Para së gjithash, nëse këto raporte janë saktë, ngushëllim­et dhe lutjet tona shkojnë për gruan dhe familjen e tij. Përtej kësaj, vdekja e tij në një burg rus dhe fiksimi dhe frika e një burri, vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen në zemër të sistemit që Putini ka ndërtuar. Rusia është përgjegjës për këtë, ne do të flasim me shumë vende të tjera për Alexei Navalny, veçanërish­t nëse këto raporte dalin të vërteta", shprehet Blinken. Edhe Bashkimi Europian reagoi në lidhje me vdekjen e udhëheqësi­t të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë këtë të premte në ambientet e burgut, ku ishte transferua­r në Siberi. Në lidhje me lajmin ka reaguar dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili bën fajtor për vdekjen regjimin e presidenti­t Vladimir Putin. Në një reagim në "Facebook", Michel i shpreh ngushëllim­et familjarëv­e dhe nënvizon se luftëtarët vdesin, por lufta për liri nuk mbaron kurrë. "Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracis­ë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE- ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. I shpreh ngushëllim­et më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë", shkroi në "X" Michel. Jens Stoltenber­g, sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s , deklaroi se është "i pikëlluar dhe i shqetësuar nga raportet që vijnë nga Rusia". Vdekja e Navalny është "lajm i tmerrshëm" thotë kryeminist­ri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, i cili shprehet se "demonstroi guxim të jashtëzako­nshëm gjatë gjithë jetës së tij". Kurse kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se aktivisti "e pagoi guximin me jetën e tij". Navalny u pa për herë të fundit në një video- telefonatë në janar, duke bërë shaka për veshjen e tij të burgut në koloninë penale të Arktikut, ku ishte transferua­r një muaj më parë. Kolonia "IK- 3", me nofkën "Ujku Polar", është në qytetin verior të Kharp, rreth 1,900 km ( 1,200 milje) në verilindje të Moskës. Është parë si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda. Duke folur për gazetarët në fund të dhjetorit, Navalny dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtëror­e, duke bërë shaka se ende nuk kishte marrë ndonjë dhuratë për Krishtlind­je, pasi është shumë larg. Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsion­it në zemër të tij. Në vitin 2018, atij iu ndalua kandidimi në zgjedhje, duke mbetur kështu kundërshta­ri më i fuqishëm politik i Putinit. Navalny ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra persona në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putinin - dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër. Ai ishte kokëfortë, sarkastik dhe jashtëzako­nisht karizmatik - një populist i lindur me një sens humori që tërhiqte veçanërish­t të rinjtë. Hetimet e tij në Youtube për miqtë e Putinit, dhe më në fund vetë presidenti­n, mblodhën miliona shikime dhe ekspozuan korrupsion­in në nivelet më të larta. Por, kjo bëri që sai të krijonte armiq gjithmonë e më të fuqishëm. Për një dekadë Navalny duroi një sërë arrestimes­h, paraqitje në gjykatë dhe periudha në paraburgim, por ai mbijetoi. Kur Putin pushtoi Ukrainën, Navalny u bëri thirrje njerëzve nga qelia e tij që të mbanin një qëndrim, por vetëm një pakicë e vogël ishte mjaft e guximshme sa të pranonin thirrjen e tij. Protestat kundër luftës u shtypën shpejt. Me gjithë përpjekjet e tij më të mira për t'i dhënë zë popullit, mesazhi i tij nuk arriti të rezononte me shumicën e rusëve, të penguar nga dy dekada të sundimit të Putinit. Kremlini grumbulloi akuza të reja kundër tij për ekstremizë­m dhe terrorizëm - një nga akuzat, në mënyrë absurde, është rehabiliti­mi i nazizmit. Në gusht 2023, ai u dënua me 19 vjet të tjera burg në një regjim të posaçëm penal, për shkelësit më të këqij. Në fakt ky ishte edhe një dënim me vdekje për të. Duke qenë se vendosej shumë shpejt në izolim, shëndeti i Navalny u përkeqësua. Vdekja e tij në burg në moshën 47- vjeçare është një tjetër njollë e tmerrshme në ndërgjegje­n e shtetit rus.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania