Panorama (Albania)

Timo Flloko nuk njeh moshë, me stil rinor në të përditshme­n e tij

-

Emri i tij është i skalitur në murin e yjeve të kinematogr­afisë shqiptare. Por, veç emrit të tij të madh në skenë, mjaft ka për t’u diskutuar edhe teksa e shohim në të përditshme­n e tij. Ndonëse te të 75- tat e tij, aktor i i mirënjohur shfaqet në Tiranë me një “l ook” djaloshar. Paparaci ynë ka mundur ta fotografoj­ë ditët e fundit, në zonën e “Bllokut”, ku u shfaq i veshur plot stil. Aktori u shfaq nën shoqërinë e mikut të tij, ku mbante veshur pantallona të zeza, xhup të zi atlete të bardha dhe doreza gjysmë. Është thuajse e pamundur të diktosh se aktori në fjalë i ka kaluar tashmë të 75- tat e tij, ku vijon të duket gjithnjë me stil djaloshar. Vetëm pak kohë më parë, aktori i njohur Timo Flloko ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshor­ten e tij, producente­n dhe regjisoren, Vera Grabocka. “Rastësia”, tregoi ai, teksa rrëfeu se ishin fare të rinj kur fati i bëri së bashku në një shkollë. Timo Flloko ishte profesori, ndërsa Vera Grabocka studentja e tij. “Nëse s’do të isha emëruar në Tiranë, se mund të ndodhte që të emërohesha në Vlorë, nuk do ta kisha njohur këtë vajzë të re, apo zonjë sot. Se e njoha e bankat e shkollës, ishte studentja ime”, rrëfeu aktori, i ftuar në emisionin “Opinion”. Ai treg o n s e b a s h k ë s h o r t j a e t i j i s h t e e veçantë, edhe në atë kohë, në sjellje, energji dhe biseda. “Vera ishte dashuri që aty ngeca, sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë j o simpatik…”, u shpreh Timo Flloko, duke shtuar se tërheqja mes tyre ishte e dyanshme. “Ndonjëherë më dukej më shpërfillë­se Vera, sesa unë. Ngeca. Dhe sa mirë, sepse në jetë njeriu ka nevojë për një mbështetje. Vera ka qenë mbështetje siç mbështetet një trup te një lis kur është i lodhur, ashtu jam mbështetur gjithë jetën”, thekson aktori. Ai rrëfeu se Vera është kritikja e tij, e cila nuk gabon kurrë dhe gjithmonë ka të drejtë, duke shtuar se ka prirjen që të të çojë aty ku duhet. “Në të folur nuk ia del, në të shkruar mund t’ia kaloj”, tregon Timo Flloko.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania