Panorama (Albania)

Bashkimi bëndobësin­ë

- MARTIN LEKA vijon

“Rithemelim­i” i Sali Berishës. “Benz”- a të tillë, dikur në Shqipëri ishin vetëm dymbëdhjet­ë. I kishin anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH Enver Hoxha, Adil Çarçani, Abdyl Këllezi, Beqir Balluku, Haki Toska, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Kadri Hazbiu, Petrit Dume, Pilo Peristeri. ( Lenkat erdhën më pas, siç erdhi Bardhi te gardhi). Nga makina, zbret Gaz Bardhi. I çliruar nga kompleksi se mos në zyrë është Sali Berisha, ai duket i relaksuar, gati- gati triumfator. I duket sikur është vetë Saliu. Nuk i hyn në sy as Noka, koherent në qëndrimet e veta, i cili në ditët e përplasjes së madhe me hunj e gurë e varre’, ç’nuk i pat thënë atij, gjer tek: “Mos të të shoh në ambientet e PD- së se do kesh pasoja. Gazi ndërkohë, i kujtoi Nokës se, “je miku i Kastratit, fsheh vilën e padeklarua­r 760.000 euroshe, je miku i trafikanti­t të drogës, që kur ishe ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë e mori në qafë edhe Sali Berishën” etj., etj.. Kjo me pak fjalë ishte panorama e asaj që u trumpetua si bashkimi i PD. Ajo ka për simbolikë pikërisht hyrjen e Gaz Bardhit në selinë nga ku e përzunë me përdhunë. Simbolikë më të paqenësish­me, më të vrazhdë e më butaforike zor se mund të gjesh. Një komedi e vërtetë, për ta pasur zili edhe korifenjtë e kësaj gjinie. Komedi në fakt, që politikish­t sot dhe nesër me votë mund të shkaktojë “tragjedinë” politike të grupimit politik të ashtuquajt­ur “të bashkuar”. Qysh në klasat e fillores, “bashkimi bën fuqinë” është memorizuar nga çdo shqiptar, i madh e i vogël. Një tregim i shkurtër me një

A e dinë politikanë­t se e shkuara gjithnjë i ndjek nga pas si një hije e zezë dhe votuesit do t’i konsideroj­në si “heretikë”?! Vendi ka nevojë për opozitë serioze, jo opozitë arkaike, pa vizion! I vetmi vizion i opozitës ka mbetur “të krrejë Ramën”, refren prej 13 vjetësh. Përfundimi­sht, Gazi shkoi tek Saliu. Po pastaj? A u bashkua PD kur vulën e ka Luli, selinë me qira Saliu, logon prapë Luli? Nëse Rithemelim­i që ka shumicën e demokratëv­e ka zgjedhur si simbol të bashkimit Gaz Bardhin, atëherë ky nuk është bashkim, por dobësim. Demokratët e thjeshtë nuk besojnë në zgjedhjet “as mish, as peshk”, edhe kur këto zgjedhje bëhen herë mish, herë peshk.

skicë që portretizo­nte Skënderbeu­n, heroin kombëtar të shqiptarëv­e kur thirri princat dhe u tregoi një tufë thuprash. Përtej kësaj simbolike, thuprat dhe deputetët e Gazit nuk janë e njëjta gjë. Sepse thuprat kanë një avantazh krahasuar me Gazin e shokët. Thuprat nuk flasin, Gazi flet. Dje fshikullon­te Saliun “Berisha është baba i Zenit”, sot i shkon poshtë ballkonit t’i garantojë besnikëri; dje akuzon Flamurin se fsheh vilën 760 mijë euro në Lalëz, sot del përkrah Nokës të bindë qytetarët se j anë të bashkuar. Problemi i bashkimit në kushtet dhe rrethanat ku ndodhen sot demokratët duhet trajtuar në një koncept më konvencion­al. Do të ishte kon

cept shumë cinik të shpallësh, siç thotë Bardhi, bashkimin e PD vetëm pse ai dhe disa të tjerë u bashkuan dhe njohën kryetar Saliun. Partia është një koncept që e tejkalon kryetarin, deputetin, sekretarin. Partia janë njerëzit që bashkohen vullnetari­sht jo thjesht rreth njerëzve, por rreth ideve, të cilat ata besojnë se do të kenë edhe benef i t e p ë r v e t ë a t a . P ë r t e j t y r e , p r a anëtarëve me kartë anëtarësie, j anë mijëra e mijëra të tjerë që liderët dhe udhëheqësi­t duhet t’i bindin të përqafojnë platformën e tyre të ideve. Nuk ekziston dhe nuk hyn në punë rregulli matematiko­r i “treshit” në politikë. Pra, meqë Gaz Bardhi dhe disa deputetë ikën tek Rithemelim­i i

Berishës dhe meqë “baba i Zenit” e pranoi në gjirin e vet Gazin, i bie që partia u bashkua. ( Po të ishte për “rregull treshi”, do t’i binte që me këtë rregull, kur Kastriot Islami u bashkua me Saliun në PD, të merrte me vete dhe socialist të tjerë. Në fakt, nuk mori asnjë të tillë, madje Saliut i ikën edhe disa përkrahës që kishte). Jo, sepse partia nuk është as Saliu, as Bardhi, por janë mijëra e mijëra votues që ende sot nuk e dinë se ç’po ndodh me partinë e tyre. Demokratët janë në dilema serioze dhe në një inflacion të rëndë besimi në lidershipi­n e tyre. Pothuajse në analogji me “rastin Islami” është edhe “rasti Bardhi”. Pyetjet që shtrohen janë të shumta, po përgjigjet j anë të thjeshta. Kush e ktheu PD- në nga një kështjellë lirie e hambar votash në një haur ku shpresa kërkohet me qiri?! A besoni në politikanë hipokritë që ç’thonë sot nuk thonë nesër e që pasnesër l ëpijnë pështymën që hodhën nesër?! A e dinë politikanë­t se e shkuara gjithnjë i ndjek nga pas si një hije e zezë dhe votuesit do t’i konsideroj­në si “heretikë”?! Vendi ka nevojë për opozitë serioze, jo opozitë arkaike, pa vizion! I vetmi vizion i opozitës ka mbetur “të krrejë Ramën”, refren prej 13 vjetësh. Përfundimi­sht, Gazi shkoi tek Saliu. Po pastaj? A u bashkua PD kur vulën e ka Luli, selinë me qira Saliu, logon prapë Luli? Nëse Rithemelim­i që ka shumicën e demokratëv­e ka zgjedhur si simbol të bashkimit Gaz Bardhin, atëherë ky nuk është bashkim, por dobësim. Demokratët e thjeshtë nuk besojnë në zgjedhjet “as mish, as peshk”, edhe kur këto zgjedhje bëhen herë mish, herë peshk.

Partia është materie!

Gazrat toksikë e ndotin atë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania