Panorama (Albania)

Bardhi dhe Noka, mesazh përbashkim­i: Opozita, një forcë e madhe rezistence

“Do mundim Ramën, qytetarët të na bashkohen në protestë”! “Fondet e BE për bujqësinë, në xhepat e pushtetarë­ve”, kr eu i deputetëve demokratë: Drejtësia të veprojë! Përgjegjës­it para ligjit

- VALENTINA MADANI

Kreu i grupit parlamenta­r të PD- së, Gazment Bardhi, së bashku me deputetët Flamur Noka, Bledion Nallbati dhe Sorina Koti zhvilluan një takim me demokratët e Devollit.

Bardhi dha mesazhe përbashkim­i dhe bëri thirrje që më 20 shkurt, në ditën e protestës së thirrur nga PD- ja, të dalin kundër qeverisë. “Këtë javë ka dy lajme të mira që lidhen me bashkimin e PD- së dhe bashkimin e opozitës të premten, si kërkesë dhe dëshirë i çdo anëtari të PD. Jam i bindur se dhe ju ndani të njëjtin mendim me mua, që ndoshta dhe për gabime të lidershipi­t të PD- së, me përçarjen tonë, ua shtuam vështirësi­të. Ju luftuat me kryetarin dhe kandidatin tonë këtu për zgjedhjet vendore, ishit të bashkuar rreth kandidatit dhe ditët që të rezistonit. Shoh këtu vendosmëri­në tuaj për të vijuar dhe për të mos u dorëzuar, por për të fituar zgjedhjet. Këtë entuziazëm që gjejmë në Devoll ta shtrijmë në gjithë vendin”, - tha Bardhi. Sipas tij, reagimi qytetar nuk është as me porosi dhe as me skenar, por ata do të jenë të lirë të protestojn­ë kundër kësaj qeverie. “Nga Korça i bashkohemi turit tonë të bashkimit të demokratëv­e në bazë dhe sigurisht asaj që ndodh pas dy ditësh, protestës kombëtare të 20 shkurtit. Gjej rastin t’ju bëj thirrje çdo qytetari të Korçës të na bashkohet jo thjesht për të protestuar krah Partisë Demokratik­e apo për Partinë Demokratik­e, por për të protestuar për veten, fëmijët e tyre dhe familjen. Skenarët do i shikoni në datën 20 shkurt nëse do e thoshim skenarin e protestës, sot do humbte kuriozitet­i, pa diskutim që protesta është formë reagimi do jetë reagim qytetar, nuk ka asnjë formë për t’u ndalur, qytetarët do të vinë bashkë me fëmijët e tyre, familjarë, miq, duhet të jemi të gjithë si një formë reagimi ndaj qeverisë. Qytetarët do të jenë të lirë të shprehin reagimin, protestën e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as

me porosi dhe as me skenar”, - tha Bardhi. Po dje në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se qytetarët janë ata që vuajnë pasojat e keqqeveris­jes së kryeminist­rit Edi Rama, ndërsa ka shtuar se bujqësia si sektori kryesor i jetesës së banorëve të kësaj bashkie, nuk ka marrë asnjë mbështetje. “Me demokratët e Devollit! Qytetarët janë ata që më shumë se kushdo vuajnë pasojat e keqqeveris­jes së Edi Ramës. Bujqësia është sektori kryesor i jetesës së banorëve të Bashkisë Devoll. Ka zero mbështetje! Zero kujdes për mundin dhe sakrificën e fermerëve. Fondet e programeve të mbështetje­s nga BE, që duhet të shkonin për fermerët e

Devollit dhe gjithë Shqipërisë, kanë shkuar në xhepat e pushtetarë­ve dhe personave të lidhur me to. Nga Devolli u bëra thirrje organeve të drejtësisë që të veprojë pa vonesa dhe të mbajë përgjegjës këdo që ka abuzuar me fondet e bujqësisë. 20 shkurti është dita e reagimit të çdo fermeri dhe çdo qytetari që dëshiron të jetojë e punojë në Shqipëri. Të bëhemi bashkë të martën, ora 17: 30, përpara Kryeminist­risë”, - shprehet Bardhi. Nga ana tjetër, Flaumr Noka tha se qeveria ka mbijetuar duke vjedhur votën e shqiptarëv­e. Ndaj dhe ai, njësoj si Bardhi, u kërkoi demokratëv­e që të bashkohen më 20 shkurt dhe të dalin në

protestë. “Po shikoja që nga Cërrava deri këtu, tezga rrugës dhe banorë të fshatrave për të shitur diçka. Kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria - këto fjalë dëgjova nga fermerët. Këto fjalë i ndjen kudo në çdo fshat të Shqipërisë, apo çdo qytet. Si shpjegohet që ju e shani këtë qeveri, por ajo ka fituar. Një banor tha ‘ ne nuk votojmë, se votat tona vidhen’. Kjo tregon se e keqja në Devoll dhe gjithë Shqipërinë bazohet tek akti i vjedhjes së votës, ndaj ka mbijetuar kjo qeveri. E gjithë fillon dhe mbaron te vota e lirë. Qytetarët u ndodhën para një presioni, shantazhi nga ana e pushtetit. Ju devollinjt­ë provuan se çfarë ishte dhuna nga

pushteti. Ju e patë se ata bënë gjithçka, të mbajnë pushtetin me forcë. Sot kemi një rreze shprese, që buron te kërkesa juaj për t’u bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë. Përpos bashkimit

tonë, ne me kërkesën tuaj të kahershme luftuam si përfaqësue­sit tuaj dhe arritëm që të bashkojmë dhe opozitën. Kemi krijuar një forcë të madhe rezistence, të cilës do t’i bashkohet faktori shqiptar”, - tha Noka.

 ?? ??
 ?? ?? PL, thirrje për pjesëmarrj­e në protestën e 20 shkurtit
PL, thirrje për pjesëmarrj­e në protestën e 20 shkurtit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania