Panorama (Albania)

“Koha të marrim në dorë fatin e vendit”, Blushi: Regjimin ta shembim nga themelet

-

Dy ditë para protestës së opozitës më 20 shkurt në Tiranë, Partia e Lirisë bëri thirrje për pjesëmarrj­e sa më të madhe. Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithsh­ëm i kësaj force politike, Tedi Blushi, apeloi se është koha që të marrim në dora fatin e vendit. “Le ta bëjmë 20 shkurtin e dytë, ditën e shembjes nga themeli të këtij narkoregji­mi! Ditën e dinjitetit tonë, të guximit tonë, të trimërisë dhe idealeve tona, ditën e demokracis­ë dhe rikthimit të shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët. 20 shkurti është dita e betejës pa kthim! Është dita e vendimit të madh mbarëpopul­lor! ‘ O Sot, o kurrë’ të bashkohemi për t’i dhënë atë që meriton Edi Ramës, që ka shpopullua­r Shqipërinë dhe me korrupsion­in ndërkombët­ar po përpiqet të asgjësojë demokracin­ë dhe pluralizmi­n!”, - tha Blushi. Ai denoncoi se: “Shqipëria është sot një narkoshtet, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet, ku sistemi i kontrollit dhe balancave nuk ekziston për shkak të kapjes së shtetit, ku llogaridhë­nia është asgjësuar. Kuvendi është rrëmbyer nga qeveria dhe veprimtari­a politike e përfaqësue­sve të zgjedhur të opozitës në Kuvend dhe pushtet vendor është kufizuar me ligje të posaçme dhe përjashtim­e; ku opozita ‘ emërohet’ me vendime gjykatash dhe drejtuesit e saj realë arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhoh­en; ku drejtësia është kapur në mënyrë mafioze dhe funksionon me regji duke bërë goditje selektive sipas interesit politik të ditës së kryeminist­rit dhe në shërbim të agjendave elektorale të tij. Ndaj le ta bëjmë 20 shkurtin e dytë, ditën e shembjes nga themeli të këtij narkoregji­mi”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania