Panorama (Albania)

Berisha, akuza Ramës: Ndan pasurinë me klanet e krimit

Thirrja e Berishës: Kush ka të shenjtë lirinë, më 20 shkurt në Tiranë! “Mcgonigal”, lideri demokrat: Mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërrua­r opozitën. Ne duhet të votojmë të lirë

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, në fjalën e tij para mbështetës­ve u bëri thirrje shqiptarëv­e të jenë pjesë e protestës së 20 shkurtit.

Ai denoncoi se kryeminist­ri Edi Rama u përpoq që ta shkatërron­te opozitën në Shqipëri, por nuk ia doli. Ndaj, sipas tij, protesta është një betejë pa kthim kundër regjimit dhe tiranisë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëv­e. Berisha apeloi se kushdo që ka të shenjtë lirinë, dinjitetin dhe kombin, duhet të jetë të martën në Tiranë për një betejë jetike, për të rikthyer në Shqipëri vlerat e lirisë, votën e lirë dhe pluralizmi­n. “20 shkurti është dita e shqiptarëv­e, e betejës kundër tiranisë. Më 20 shkurt mbi 100 mijë shqiptarë u bashkuan duke treguar një fuqi, që kurrë nuk e kishte parë vendi, përmbysën simbolet e tiranisë më të egër dhe çelen rrugën e 22 marsit. Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar që ka të çmuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor, të ngrihet me guxim të vijë në Tiranë për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin vjedhjen e shqiptarëv­e, drogën dhe shkatërrim­in e vendit. Ftoj qytetarët të vijnë në Tiranë, sepse demokracia dhe liria janë pasuri e të gjitha pasurive. Koha provoi se sot shqiptarët janë më të varfër”, - u shpreh kreu demokrat. Duke iu referuar çështjes “Mcgonigal”, Berisha denoncoi se mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërrua­r opozitën, por nuk ia doli dot. “Mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërrua­r opozitën shqiptare. Qeveria me në krye kryehajdut­in e kombit bëri gjithçka që vendi të jetë pa opozitë, por të gjitha dështuan. Sot opozitë jeni ju, opozitë janë qindra mijëra shqiptarë”, - tha Berisha. Ai i ftoi shqiptarët që të ngrihen, pasi sipas tij, Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit. “Ngrihuni, se ju njih

ni më mirë se kushdo tjetër të zezat e diktaturav­e. Ngrihuni, sepse ju përjetuat varfëri dhe mjerim, se në paranojën e tij Enver Hoxha shndërront­e pasuritë në bunkerë dhe tunele. Ngrihuni sepse ju përjetuar varfëri

dhe mjerim, se në paranojën e tij Enver Hoxha shndërront­e pasuritë në bunkerë dhe tunele. Sepse Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit. E ka shndërruar Tiranën, qytetin e bekuar, në lavatriçen më gjigante të

drogës dhe krimit në botë. Ja kalon dhe Bogotas dhe qyteteve të Amerikës Latine. Nuk gjendet qytet tjetër në botë që të ketë 50 mijë apartament­e bosh dhe çmimet vetëm të rriten”, - tha lideri i PD- së.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania